Dortmundi fiton me lehtësi ndaj Schalkes

loading...


Borussia Dortmund ka shënuar fitore të lehtë ndaj Schalkes, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së pestë në Bundesligëë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0.

Pjesën e dytë vendasit e nisën furishëm duke kaluar në epërsi me Manuel Akanjin në minutën e 55’.

Për 2-0, shënoi Erling Haaland në minutën e 61’ pas asistimit të Jadon Sanchos.

Hummels shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0, në minutën e 78’.

Pas kësaj fitoreje Dortmundi pozicionohet në vendin e tretë me 12 pikë.



Related posts