Dr.Albesa Shabani mahnit mjekët gjerman, kryen në afat rekord provimin e licencës


albesa

 

albesa

Albesa Shabani nga Gjilani në afat rekord e ka përfunduar
vlerësimin për provimin e licencës gjermane. Puna dhe angazhimi i
Albesës i ka habitur edhe profesorët dhe komisionin vlerësues.

Albesa pas këtij hapi të madh fillon specializimin e saj në degën e internos.

Albesa Shabani nga Gjilani pas një angazhimi e përkushtimi maksimal
prej gjashtë muajsh ka arritur të përfundojë me sukses në Mannheim të
Gjermanisë provimin e licencës gjermane.

Ajo ka befasuar profesorët gjerman dhe opinionin profesional vlerësues mjekësor gjerman.
Albesa në afat rekord dhe me shumë rezultat pozitiv e ka mbaruar këtë
sfidë duke vazhduar tutje specializimin si një specializante në degën e
internos.

Nexhat Shabani prindi i Albesës që gjithashtu është një urolog i
njohur i cili vazhdimisht merr pjesë në konferenca e kongrese
ndërkombëtare në fushën e urologjisë tha se e ka pritur suksesin e
Albesës, por vërtet befasia është e këndshme sepse pothuajse disa muaj
para kohe e ka përfunduar provimin.

”Unë shpresoj se Albesa do të bëhet një mjeke dhe një kuadër i mirëseardhur për shëndetësinë kosovare”, tha Shabani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!