Dr. Arianit Kallaba: Kur duhet të largohen dhëmbët e pjekurisë?

loading...


Shkruar nga: Shëndrit Lumi

Dhëmbët e pjekurisë, të njohur gjithashtu si molaret e tretë, janë dhëmbët e fundit që e bëjnë shfaqjen e tyre në harqet dentare. Normalisht molaret e tretë janë të pozicionuar, djathtas dhe majtas, lart dhe poshtë, por gjithmonë në fund. Dhëmbët e pjekurisë zakonisht shfaqen prej 17 vjeç,por jo domosdoshmërisht rritet në vend si dhëmbët e tjerë. Shfaqja e këtyre dhëmbëve përcakton përfundimin e daljeve te dhëmbëve të përhershëm.

Në raste të tjera stomatologu Dr. Arianit Kallaba ka thënë për portalin Familja Jonë se dhëmbët e pjekurisë dalin pjesërisht nga gingiva (mishrat e dhëmbëve), por s’ janë në gjendje të dalin plotësisht. Në këto raste, duke dështuar për të gjetur hapësirën e nevojshme në përfundim të zhvillimit të tyre, mbeten të fiksuara në kockën e nofullave ose mandibules. Kjo situatë ndonjëherë çon në rritjen dhe formimin e proceseve inflamatore në karakter kronik që e detyrojnë personin të kontaktojë dentistin për dhimbje të vazhdueshme.

Për më shumë ai është përgjigjur në pyetjet më të shpeshta nga qytetarët, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.

1. Na tregoni fillimisht mbi strukturën e dhëmbëve të pjekurisë.

Kanë strukturë të përafërtë me molarët e tjerë në pjesën e dukshme apo koronare. Siperfaqen kafshuese e ndërtojnë 4 kuspise. ndërsa pjesa e padukshme ose rrënja zakonisht ndërtohet nga 2 rrënja të cilat zakonisht janë të fuzionuara pothuajse gjatë gjithë gjatësisë të tyre.

2. Në cilën moshë fillon formini dhe dalja në sipërfaqe?

Formimi i dhëmbit të pjekurisë zakonisht fillon mes moshës 8-10 vjec dhe shfaqin dhembin e fundit që formohen e dalin në sipërfaqen orale. Po qe se arrijnë t’i kalojnë pengesat, si mungesa e hapsirës, dhe të eruptojnë ateherë ata dalin më shpesh pas moshës 17 vjec.

3. A mund të deformohen gjatë formimit, cilat janë komplikimet më të shpeshta?

Si cdo dhëmbë tjetër , por këta me gjasa më të mëdha , mund të deformohen gjatë formimit të tyre. Kjo mund tëe si pasojë e shumë arsyeve si ushqimi jo adekuat (sjell si pasojë mineralizim jo adekuat të dhëmbëve , lëndimet aksidentale, përdorimi terapive të ndryshme (qoftë edhe nga nëna, pra gjatë jetës intrauterine).

Komplikimet që shkaktojnë këta dhëmbë:

1. Perikoroniti – paraqet inflamimin e indeve që rrethojnë molarin përkatës, këto inde karakterizohen me enjtje dhe skuqje. Kjo ndodh gjatë eruptimit dhe gjatë ngecjes së tyre në dalje. shfaqin pengesa adekuate te pacienti duke filluar nga probleme të përgjithshme si dhimbje, temperaturë, ethe e infeksion. Pastaj pengesa lokale si vështirësi në të folur, gëlltitur e deri të më e rënda që është trizmusi.

2. Kariesi – Pasi që pozita më e zakonshme brenda kockës (pra para eruptimit) është mezioangulare, qon në kontakt të kurorës së dhëmbit të pjekurisë me pjesë të ndryshme të rrënjëve të dhëmbit fqinjë (molari 2), ky kontakt është i dëmshëm dhe shkakton karies.

4. A mund të themi se dhëmbët e pjekurisë cilësohen të panevojshëm, është e nevojshme të largohen?

– Këtë përgjigje e marim nga secili pacient veç e veç, duke vlerësuar gjendje e përgjithshme orale, të nofullave dhe okluzionit , ndikimi i dhëmbëve të pjekurisë në dhëmbë agonist e antagonist dhe së fundmi gjendjen e vetë dhëmbit në fjalë.

5. Ku duhet të lajmrohemi Po qe se kemi një problem me dhëmbë të këtij lloji?

E preferueshme në mjekësi si gjithmonë është preventiva, me rastin adekuat së paku një kontroll kur personi i afrohet moshës së pjekurisë. Në bazë të ekzaminimit, sidomos atyre radiografike, do të mesonim së pari ekzistencen apo jo të dhëmbit të pjekurisë, pozicionin e tyre , këndin, morfologjinë dhe raportet e tij me strukturat përreth. E Me kusht që kemi probleme (si zakonisht dhimbja e cila është arsya më e shpeshtë që sjell pacientët në klinikë) është mirë që sa më parë të lajmërohen në klinike që problemet mos të progredojnë.

6. Në cilat metoda largohen, a duhet të jetë nën ndikim të ndonjë anestezioni?

Pasi të kemi marrë të dhëna nga anamneza edhe egzaminimet ekstra e intraorale vendosim për metodën e trajtimit. Faktori kyc që në një mënyrë na e dikton metodën me të cilën do të veprojmë është pozita e dhëmbit të pjekurisë në gojë:

• Komplet në kockë (i impaktuar)

• Gjysëm i dalur (semi-impaktuar)

• I eruptuar

Në rastin e parë ordinohen për operime në sallën kirurgjike.
Te rasti dytë dhe tretë, te molarët maxillar, zakonisht s’ është shumë e komplikuar nxjerrja, ndërsa te rasti dytë dhe tretë, molarët mandibular, edhe në këto raste dijnë të japin probleme.

*Kujdes gjatë ekstraksioneve!

7. A shkaktojnë deformime në strukturën, rënditjen e dhëmbëve të tjerë, Po qe se s’ largohen?

 (deformim në strukturë kariesi e kam cekur më lartë)

Zakonisht këta dhëmbë s’ janë të mirëpritur në aspektin e hapsirës , andaj dalja e tyre qon në shfaqjen e dendësisë në harkun alveolar. Dendësia si e tillë mund të përcillet me lloje tjera problemesh: karies në dhëmbët në superkontakt , dëmtim të aparatit mbështetës, crregullim të okluzionit, shpenzim të shtresës sipërfaqësore të dhëmbëve etj. Në këto raste janë të indikuara nxjerrjet e dhëmbit të pjekurisë, që hym në rangun e terapive orto-kirurgjike (indikacion ortodontik).

8. Cila është mosha më e shpeshtë se kur largohen?

Më herët thamë se erupsioni tyre fillon nga mosha 17-22 dhe mund të zgjasë edhe më tepër në disa raste. Gjatë kësaj moshe shfaqin probleme her pas here. Pra mund të themi se koha e eruptimit është edhe koha kur ekstraksion. ndërsa e preferueshme do të ishte kur formohet mes 1/3 dhe 2/3 së rrënjës së këtij dhëmbi, që në moshë përkthehet rreth 12 vjec, e në shkencë thirret zhermektomi që paraqet heqjen e folikulit të dhëmbit të padalur dhe ka karakter profilaktik.

9. Cila është këshilla juaj mbi dhëmbët e pjekurisë?

Së pari të largohet bindja se janë për tu hequr pa studiuar rrethanat (edhe pse zakonisht ka mjaft të tilla). Dhe këshillë e përgjjithshme: kontrolla rutinore apo të caktuara në 6 muaj gjithmonë kushton  më pak se cdo lloj terapie.

Doktor falemnderit për kohën që keni ndarë për ne, shpresojmë të takohemi për informata të tjera rreth kujdesit të dhëmbëve.

Dr. Arianit Kallaba
Therandë

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *