Prof. Dr. Flamur TARTARI

Duke marrë shkas nga përurimi i spitalit të ri kirurgjikal, në
Tiranë, nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama, unë si
kirurg i vjetër prej 52-vitesh, e kam të drejtën morale të them disa
fjalë, për historikun e spitalit të Tiranës, të cilët i kam shkruar në
disa libra të mi. Ky spital i ri që do të bëhet është një dhuratë e
madhe për qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, në shërbim të popullit.
Unë personalisht e falënderoj qeverinë për këtë nismë të madhe që ka
ndërmarrë, sepse ka 86 vite që kirurgjia vazhdon të jetë në spitalin e
ndërtuar 82 vite më parë. Ka ardhur koha që edhe kirurgjia shqiptare, e
cila ka një traditë të vjetër dhe shumë të mirë, me një zhvillim shumë
të madh, të jetë bashkëkohore. Kam një sugjerim që duhet parë, që në
këtë spital të ri, të bëhet edhe një pavion i vogël, me 1 ose 2 salla
operacioni për transplantin e veshkave, mëlçisë dhe të palcës së kockës,
gjë e cila mungon, sepse investimet e bëra disa vite më parë nga
qeveria italiane, nuk ia arritën qëllimit, pasi u realizuan vetëm 2
transplante të veshkës, kur, në të njëjtën kohë në spitalin amerikan,
janë bërë rreth 190 transplante me sukses. Duke qenë se, nuk mungon
kuadri përkatës, sepse mjekët tanë janë shumë të aftë për të kryer
ndërhyrje të tilla, prandaj mendoj se ka ardhur koha që të bëhet një gjë
e tillë, pasi vendet e tjera fqinje kanë vite që e kanë realizuar,
prandaj Shqipëria i ka të gjitha kualitetet përkatëse, por duhet vetëm
dashamirësia, prandaj ia sugjeroj kryeministrit tonë, i cili mendoj se i
vlerëson këto gjëra.

Dr. Osman Jonuzi është një ndër mjekët më të vjetër patriotë që punoi
pa u lodhur deri në fund të jetës së tij si pionier i kirurgjisë
shqiptare. Ai lindi në Gjirokastër më 1879 në një familje të varfër
qytetare që për arsye ekonomike emigroi në Greqi (Janinë) ku mbaroi
shkollën fillore dhe më vonë në Manastir, ku doli shkëlqyeshëm në
mësime, duke mbaruar shkollën e mesme (liceun), e cila i dha përparësi
për të vazhduar në Stamboll Fakultetin e Mjekësisë. Qysh në bankat e
shkollës ai pati si qëllim që t’i shërbente atdheut të tij. Ai bënte
pjesë në grupin e të rinjve përparimtarë shqiptarë që mendonin për
atdheun e tyre, Shqipërinë, sepse “Shqipëria,-thoshte profesori i tyre
shqiptar, Rifat Frashëri, kërkon nga ju të mësoni mirë dhe të mendoni
gjithnjë për mëmëdhenë e popullin, sepse ka nevojë të madhe për ju,
prandaj duhet të shkoni patjetër atje për ndihmë”. Vetë profesori i tyre
e realizoi i pari këtë detyrë, duke u ardhur në ndihmë me dijet e tij
si mikrobiolog që ishte. Dr. Osmani, pasi mbaroi Fakultetin e Mjekësisë
në Stamboll, në fillim të shekullit XX u detyrua të shërbente në
ushtrinë turke në Mekë e më vonë ne Jemen. Atje qëndroi gati një vit dhe
ndihmoi me dijet e tij dhe shumë shqiptarë (sipas kujtimeve të një
veterani që kishte qenë vetë ushtar 6 vjet). Sidomos në kohën e
fushatave ushtarake, për t’iu shmangur pikës së diellit nga temperatura e
lartë, ai u bënte klizma me ujë të ftohtë si dhe i mblidhte me çarçafë
të lagur. Në 1912 dr. Osmani me gradën toger i ushtrisë turke si mjek në
Tuniz, por pikërisht në atë kohë Shqipëria shpalli pavarësinë me në
krye plakun patriot Ismail Qemali, i cili ngriti flamurin në Vlorë dhe
dr. Osmani si patriot, atdhetar e përparimtar, u arratis nga Tunizi e
shkoi në Maltë e, prej andej, me vështirësi erdhi në Vlorë, ku u vu në
shërbim të popullit e qeverisë së Vlorës. Nga ky gjest i doktorit
qeveria turke e shpalli person të padëshiruar në Turqi. Në Vlorë ai dha
dijet mjekësore sidomos duke mjekuar popullin dhe ushtrinë e qeverisë së
Vlorës. Qëndroi gati një vit në Vlorë dhe nga mesi i vitit 1913 shkoi
në Berat deri në vitin 1915- 1916 ku, megjithëse kishte fëmijët shumë të
sëmurë (dy fëmijë binjakë të vegjël), ashtu si shumë patriotë të tjerë
shkuan në Korçë me Mihal Gramenon për të ndaluar andartët grekë që
sulmuan zonën e Korçës, duke bërë krime mbi popullsinë e pafajshme. Dhe
doktori mori pjesë së bashku me disa mjekë korçarë, si Vasil Polena, në
çetën vullnetare të Gramenos etj., duke dhënë një ndihmesë të veçantë në
mjekimin e të plagosurve. Ky gjest doktorit i kushtoi shtrenjtë në
aspektin familjar, sepse kur u kthye pas 6 muajve në Berat i gjeti të dy
fëmijët të vdekur nga lija. Më pas, në vitin 1917 e gjejmë doktor
Osmanin si mjek bashkie dhe kirurg në Tiranë, por pa spital. Ai bënte
mikrokirurgjinë në një ambulancë të vogël vetëm me dy-tre pinca, me një
palë gërshërë, jodio e alkool, por ishte entuziast në punën e tij, ku
gjithmonë në biseda me shokët e tij thoshte, që mjeku që dëshiron t’i
shërbejë popullit e fillon nga hiçi, duke dhënë disa shembuj të ndryshëm
nga mjekë të vjetër shqiptarë dhe kish besim për të ardhmen, gjë që e
arriti më vonë si themelues i kirurgjisë shqiptare. Dr. Osman Jonuzi me
të drejtë quhet sot babai i kirurgjisë shqiptare.

Megjithëse në Shqipëri kish qendra të veçanta si spitale të vegjël
apo ambulanca të ndryshme e që bënin atë pak kirurgji të vogël si
ndihmesë për popullin, është meritë e dr. Osmanit që me vetëmohim i vuri
vetes si qëllim të hapej shërbimi i kirurgjisë në Shqipëri në një
qendër të madhe (si spitali), sepse edhe kushtet politike në atë kohë në
vitet ’20 ishin për shërbimin ndaj Shqipërisë për popullin fill pas
Kongresit të Lushnjës në Tiranën e caktuar kryeqytet, mjekë patriotë,
përparimtarë, të gjithë shqiptarë hapën spitalin tek Hani i Pashës (sot
lulishte “Drini” tek Sahati). Drejtor i parë i tij dhe kirurg u caktua
dr. Osman Jonuzi dhe bërthama e parë ishte ndihmëse e Kryqit të Kuq
amerikan në Shqipëri. Detyra të mëdha i dolën mjekut patriot përparimtar
me atë gjendje varfërie ekonomike, feudalizmi, feja dhe forcat
reaksionare nuk e ndihmuan këtë hap përpara që u bë në atë kohë. Iu desh
doktorit me shokët e tjerë mjekë që të merreshin edhe me punët më të
rëndomta për përmirësimin e kushteve në spital. Doc. Hamdi Sulçebe –
kujton me dhembshuri punën e palodhur të dr. Osmanit, megjithëse
material d. m. th. kish shumë të sëmurë që pritnin radhën por mjete nuk
kish. Ja si e përshkruan sallën e operacionit dr. Sulçebe: “Ishte një
dhomë 3 x 4, pa çati, me një tavolinë operacioni primitive, me pak
instrumente të mbledhur nga vetë mjekët e personeli mjekësor. Dr.
Osmanit i asistonim ne mjekët gjatë operacioneve kur mungonte kirurgu
Ruzhdi Bobrati, por ai e bënte shumë shpejt dhe mirë operacionin… Drita
ishte prej një feneri me vajguri dhe në vend të çatisë dr. Osmani para
operacionit vendoste një çarçaf të madh që të mos binin pluhurat, mizat
apo dhe minjtë e shumtë që ishin në tavan. Nuk kishte as oksigjen dhe si
lëndë anestetike doktori përdorte kloroformin që e jepte me maskë
(infermieri që e jepte narkozën ose ndonjë mjek tjetër përgatitej nga
vetë dr. Osmani)”. Në këto kushte shumë të vështira ai kreu shumë
operacione për vite me radhë, duke bërë 100-150 operacione në vit të
llojeve të ndryshme (si absese të ndryshme, mjekim frakturash, thyerje
të kockave të trupit, apendiciti, heqje gurësh nga fshikëza e urinës,
heqje veshke etj. Shumë operacione mbajnë vulën e dr. Osmanit të bëra
për herë të parë në Shqipëri. Për herë të parë ai bëri ndërhyrje
kirurgjikale në mushkëri, në gjinekologji, histerektomi etj. Të
pashlyeshme do të mbeten në patriotët dhe popullin shqiptar, vrasja
prapa krahëve e birit revolucionar, heroit të popullit shqiptar, Avni
Rustemi. Menjëherë posa erdhi në spitalin ku ishte dr. Osmani dhe dr.
Tefiku, u habitën ata si mjekë për guximin dhe kurajën e madhe që kish
Avniu, që megjithëse ishte rëndë, kish besim tek djelmëria shqiptare
revolucionare. Dr. Osmani më vonë kujtonte: – “Megjithëse e këshilloja
Avniun që të mos fliste, të çlodhej se humbiste gjak, ai përsëri
mendonte për Shqipërinë, fliste për pabesinë e Zogut, i cili i vriste
njerëzit prapa krahëve, dhe për revolucionin e ardhshëm, duke duruar
edhe mjekimin e plagëve. Dr. Osmani, si mjek humanitar, i ndenji 24 orë
te koka trimit Avni Rustemi, duke ia ndërruar plagën shpesh për të
ndaluar hemorragjinë. Dr. Osmani dhe personeli i tij mjekësor i qëndruan
heroit 48 orë tek shtrati, por dora gjakatare e kishte goditur për
vdekje heroin. Dr. Osmani në shënimet e tij gjithmonë i kujton fjalët e
fundit të Avni Rustemit që megjithëse ishte shumë i dobët, ai i zverdhur
nga humbja e gjakut, gjente ende fuqi për të shprehur idealin e tij
duke thënë: “S’ka gjë që unë do të vdes, por shokët, duajeni gjithmonë
Shqipërinë, luftoni që të jetoni të lirë, të lumtur, të fortë si malet
tonë!”. Fletorja politike e përjavshme e Shoqërisë “Bashkimi” – gazeta
Tirana, më 27 prill 1924 shkruante: “I plagosuri Avni Rustemi u çua në
spital, ku iu dha ndihma e parë se plumbi mund të mos bënte shumë, por
hemorragjia e brendshme vazhdonte për 48 orë. Plumbi kish shpuar mëlçinë
e bardhë (mushkëritë) tejpërtej pankreasin, shpretkën dhe vazat e
gjakut si dhe stomakun”.

Pas dy ditëve të plagosjes trimi Avni Rustemi vdiq, në orën 2 të
datës 22. 4. 1924. Djelmënia shqiptare përparimtare dhe i gjithë populli
ia kërkoi me guxim doktorit zemrën e Avniut, duke menduar që ta kishte
gjithmonë pranë atë dhe dr. Osmani, megjithëse ishte kirurg, këtë
kërkesë të popullit e plotësoi duke patur parasysh gjithmonë, që kjo
zemër e ruajtur do të ishte shkëndijë për revolucionarët e rinj. Ai e
nxori zemrën e Avniut dhe e futi në solucion fiziologjik, ku zemra me
automatizimin e saj filloi të bëjë disa tkurrje që u panë me adhurim të
madh nga populli (djelmënia shqiptare). Zemra e Avniut ishte edhe kjo
një shkëndijë tjetër krahasuar kushteve historike – ekonomike – politike
të asaj kohe për shpërthimin e revolucionit demokratik – borgjez. Dr.
Osmani e përqafoi këtë revolucion me punën e tij në spital duke mjekuar e
operuar krahas njerëzve të thjeshtë edhe ushtarët e oficerët e Nolit
(të qeverisë demokratike borgjeze). Nuk mund të lihen pa përmendur për
punën dhe jetën e dr. Osmanit edhe disa kujtime nga veteranë të
ndryshëm. Më kanë bërë përshtypje lidhur me këtë problem, kujtimet e
fjalët me plot pasion të tyre, që ndër të tjera kujtojnë. Dr. Osmani si
njeri përparimtar e patriot, si shok e mik i ngushtë i Hasan Prishtinës,
Aqif pashë Elbasanit, Hoxhë Kadrisë, Bajo Topullit, dr. Fari Rashidit,
Riza. Cerovës etj., ngriti menjëherë pas Kongresit të Lushnjës në një
godinë afër Sahatit, spitalin e parë shqiptar, ku i jepej ndihma
popullit të varfër. Ky spital i vogël, pa mjetet e duhura, u ngrit me
ndihmën e popullit të varfër dhe të forcave përparimtare të asaj kohe.
Ishte një hap përpara në detyrat e vendimet e Kongresit të Lushnjës dhe
një grusht për armiqtë e forcat reaksionare të asaj kohe. Në të u
mblodhën disa mjekë të vjetër në fillim e më vonë të rinj shqiptarë. Aty
dr. Osmani filloi të bëjë operacionet e para që shtoheshin nga viti në
vit. Ndër të tjera ata kujtojnë me admirim punën e dr. Osmanit gjatë
vrasjes së Avni Rustemit si dhe për mjekimin e parë që i ka bërë
heroinës së popullit Shote Galica (për këtë ka folur gjatë edhe nëna
patriote, Fatime Hoxha që i ka shërbyer shumë Shotës së plagosur). Dr.
Osmani si mjek i besës së Hasan Prishtinës (ky i fundit ia besoi
heroinën Shotë të plagosur nga shovinistët serbë dhe që e kërkonin
spiunët e Zogut kudo). Për ta mjekuar, doktori patriot e shtroi me guxim
në spitalin ku ai drejtonte dhe në derën pranë saj la dy roje kosovarë
të veshur si ushtarë të Zogut për ta ruajtur atë dhe e mjekoi për disa
kohë Shotën aty deri sa puna e tij ra në sy të spiunëve të serbëve dhe
ai menjëherë e largoi nga Fushë- Kruja. “Shpesh, – kujton nënë Fatimja, –
e shihnim doktorin shtatlartë e të mbushur në trup, trim që, me gjithë
gjurmimet e shumta të spiunëve të Zogut, herë në këmbë e herë përmes
lumit të Tiranës, me orë të tëra pa u lodhur aspak, herë me kalë ose me
karrocë, e merrnin doktorin dhe me kurajo mjekonte plagët e thella e të
shumta të Shotës. Vetë doktori habitej me kurajon e Shotës dhe me
mposhtjen me vullnet të dhimbjeve të plagëve gjatë mjekimit, sa më pas
ai e merrte si shembull këtë kurajo të madhe të trimëreshës kosovare.

Kudo ku ai ishte më vonë, edhe në rrethe të ngushta shokësh e
familjesh, vazhdon nënë Fatimja, dr. Osmani fliste me admirim të madh
për vajzën kosovare, Shote Galica, e cila vdiq në duart e doktorit. Me
gjithë përpjekjet e tij, infeksioni i kishte hyrë në gjak e kocka. Ai
gjithmonë kujtonte fjalët e fundit të saj, kur ajo, megjithëse ishte
duke vdekur, e falënderonte atë për lodhjen e guximin që kish treguar
doktori, bile i qante edhe hallin për persekutimin që mund t’i bëhej
edhe nga armiqtë e vendit. “Por asnjëherë dr. Osmani nuk u përkul dhe në
vitet e mëpastajme karakteri i tij mbetej gjithmonë si trim e guximtar
në jetë, një punë që e fillonte nuk e linte në mes të rrugës. Ai ishte
shumë trim, bile në një rast mbaj mend isha i ri dhe më ka bërë
përshtypje për besën e tij, për besën e shqiptarit që ai ia dha Fan
Nolit për oficerin e tij besnik që luftoi heroikisht kundër ushtrisë së
Zogut, duke rezistuar deri në fund së bashku me ushtarët e tij, kapiteni
i Nolit Ahmet Demin. Dr. Osmani nuk e lejoi Zogun të vriste të
plagosurin, i cili erdhi në spital së bashku me ushtarët e tij për ta
kapur këtë oficer besnik të qeverisë demokratike borgjeze të Nolit.
Doktori zuri derën e dhomës dhe, në mes të gjithë të pranishmëve,
personelit shëndetësor dhe njerëzve pacientë e ushtarëve të Zogut, duke i
thënë këtij të fundit: “Nuk vriten njerëzit e plagosur në spital: janë
ligje ndërkombëtare këto. Dhe për më tepër unë kam dhënë besën e
shqiptarit dhe kam betimin e Hipokratit, për ta mbrojtur, prandaj më vra
në fillim mua dhe pastaj Ahmet Demin. Zogu u mbraps nga guximi dhe
vendosmëria e doktorit gjigant që e kish zënë të gjithë derën dhe kështu
Ahmet Demi shpëtoi. Vite më vonë Zogu e ruajti këtë kokëfortësi të
doktorit, megjithëse e bëri pas R. Frashërit, drejtor të shëndetësisë,
ku dr. Osmani kërkonte rregull e investime, shante edhe qeveritarët,
bile edhe duke i bërë atentat dhe më 1935 e futi në burg disa kohë. Më
vonë ai u largua nga puna zyrtare deri në çlirimin e vendit. Gjatë kohës
së okupacionit, si italianët dhe gjermanët i ofruan poste në
shëndetësi, por ai nuk pranoi. Tiranasit, hallet për anën mjekësore i
zgjidhnin me dr. Osmanin, dr. Jorgonin, dr. Tartarin, etj. Çdo gjë që
kishim në rrezik ne lajmëronim këta mjekë patriotë kujtojnë tiranasit e
vjetër në ato vite, që ndihmuan pa u kursyer Luftën NaÇl. Zogu asnjëherë
nuk ia falte doktorit gjestet përparimtare, shoqërinë e ngushtë me
Hasan Prishtinën, por në të njëjtën kohë kish frikë edhe në
personalitetin e mjekut që gëzonte në popull si mjek i zoti e zemërmirë
që sillej shumë mirë, sidomos me njerëzit e thjeshtë, duke i dënuar
bejlerët në lidhje me sjelljen, vjedhjet që bënin në kurriz të popullit.
Miqtë e tij përparimtarë, porsa hipi Zogu në fuqi, e dërguan dr.
Osmanin në Paris, ku qëndroi më shumë se 1 vit, e u specializua për
kirurgji e gjinekologji. Gjatë kësaj kohe ata përgatitën terrenin për
rikthimin e tij, sepse ia kishin nevojën, por, në radhë të parë, ia kish
nevojën populli. Në Francë ai mori edhe familjen, gruan dhe dy fëmijët e
tij. Shpesh flet mësuesi veteran Avni Zajmi në kujtimet e tij sot:
Doktori edhe këtu në Paris mendonte për zhvillimin e kirurgjisë në
Shqipëri. Bile një ditë ishim duke pirë një kafe së bashku, na vijnë
edhe dy shqiptarë të tjerë që ndër të tjera i folën doktorit për
Shqipërinë, por edhe vetë ata ishin të lëkundur për kthimin në Shqipëri,
duke e ditur edhe armiqësinë e Zogut ndaj tij, por edhe kokëfortësinë e
dr. Osmanit. Vetë doktori u indinjua, thotë Avni Zajmi, saqë u ngrit
dhe i tha: “Duke i shërbyer popullit duhet edhe atdheu, Shqipëria jonë e
shumëvuajtur, prandaj, hajde, shokë, të kthehemi dhe të punojmë sa të
mundemi.” Është një meritë e madhe në ato vite kur dr. Osmani në Paris
në nënshkroi aktin e hyrjes së Shqipërisë në organizatën botërore të
shëndetësisë, më 18 Qershor të vitit 1926, ku Shqipëri përfitoi shumë
ndihma në pajisje mjekësore, bursa studimi dhe specializime mjekësh etj.
Menjëherë sapo u kthye në atdhe nga specializimi si kirurg, ai me shumë
mundime bleu edhe disa vegla të ndryshme operacioni, filloi të punojë
duke bërë operacione, megjithëse kushtet higjienosanitare ishin për
tokë. Me punën e tij ai fitoi një autoritet të madh në atë kohë në
popull dhe në rrethet përparimtare, megjithëse Zogu nuk ia harronte
këtij mjeku perparimtar mjekimin e Shote Galices apo të Ani Rustemit
etj., deklaroi pas nënshkrimit të konventës së hyrjes se vendit tone
OBSh., që dr. Osman Jonuzi është një patriot i madh dhe bëri shumë për
vendin e tij Shqipërinë Pas mjekimit dhe ndihmës që ai dha fillimisht në
momentin e plagosjes së Avni Rustemit disa qeveritarë nuk e shinin me
sy të mirë këtë mjek trim sa që edhe motrat e tij (të mbretit nuk e
donin se ai nuk ia plotësonte dëshirat për të shkuar jashtë për kurime
me paret e shtetit, kur mund të mjekoheshin në vend. Dhe në shumë biseda
me to për shumë gjera ai thoshte me thjeshtësi që mjekët kudo i mbron
populli se ata kanë shumë shokë e miq që i ruajnë. Doktori ishte njeri
familjar, gjithmonë punonte vetë në shtëpi, ishte armik i pijeve
alkoolike dhe i cigares, bënte një jetë të rregullt familjare, e donte
muzikën e, sidomos, i pëlqenin këngët kosovare. Kishte adhurim për artin
e pikturës, të cilën e donte e entuziazmohej pas pikturës së Piktorit
të Popullit, Vangjush Mio, që e njihte personalisht. “Ky, thoshte
doktori, që edhe vetë bënte pak pikturë, është një nga të paktët artistë
që ka si qëllim të paraqesë kudo natyrën e bukur shqiptare, si Naimi në
vjershat e tij, prandaj duhet ta adhurojmë mëmëdhenë.” Njohja me Odise
Paskalin e entuziazmoni këtë të fundit dhe ky me të drejtë i bëri maskën
në bronz, që edhe sot e kësaj dite familjarët e doktorit e ruajnë si
një kujtim të paharruar. Edhe në ato pak vite si titullar i shëndetësisë
që ndenji, ai më shumë në rrethet e lartë krijoi armiq, por njerëzit e
thjeshtë, populli dhe përparimtarët e adhuronin pa masë për guximin që
ai kish. Ai ishte progresist për të renë, kërkonte të dinte gjërat
realiste, mendonte shumë për zhvillimin e shëndetësisë dhe të kirurgjisë
shqiptare. Ai bëhet objekt për qeverinë e Zogut në shumë aspekte të
jetës, sidomos kur fondet e tij personale që titullarët e tjerë i
merrnin e i futnin në xhep, ky i përdorte për të blerë literaturë
mjekësore dhe bursa për studimet në Francë të dr. Hiqmet Dibrës, dr.
Reshat. Kapshticës dhe dr. Shefqet Ndroqit. Kjo ndihmë e madhe e dr.
Osmanit thotë prof. Sh. Ndroqi na dha një kurajo të madhe që ne t’i
mbaronim shkëlqyeshëm mësimet e të ktheheshim në Shqipëri për t’i
shërbyer popullit. Gjithashtu, ai ndihmoi shumë që studenti F. Shiroka
në Austri të vazhdonte shkollën dhe specializimin si kirurg, duke i
dhënë bursë speciale dhe i madhi Shiroka nuk ia harroi asnjëherë. Ai,
porsa erdhi, shkoi dhe e takoi atë në shtëpi, në vitin 1935. Gjithashtu
ai ndihmoi të specializohej edhe dr. Enver Zazani në Francë.

(Visited 4 times, 1 visits today)

Related posts:

Reduktohet stafi në klinikat e QKUK-së
Gazetari i njohur falenderon Kirurgët Abdominalë
Ministria e Financave: Sot dalin pagat dhe shtesat prej 300 euro të parapara në Pakon Emergjente
Personeli shëndetësor çdo ditë e më shumë po zvogëlohet
Fenomeni në Bosnjë: Mjekët po kërkojnë pushim mjekësor
Kollçaku: Nëse infektohet ndonjë deputet sot, mos t’i vendoset respiratori
Dr.Çlirim Berisha: fokusohuni në luftimin e pandemisë e jo në luftimin e vendimeve të njëri-tjetrit
E pranon edhe Trump: New York një katastrofë, hotele e stadiume do kthehen në spitale
Raka: Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë
Dr.Çlirim Berisha: Qytetarët po e neglizhojnë rrezikun që tashmë është global
Raporti i kinezëve: Koronavirusi është dinak, por shkatërrohet në 57 gradë
Nëna e dy fëmijëve bëhet personi i parë në SHBA që merr vaksinën kundër koronavirusit
Ministria e Shëndetësisë: Pacientët me koronavirus po infektojnë mjekët, ju lutemi tregoni të vërtet...
Mesazh nga një mjek italian
Doktori kosovar godet Edi Ramën/ Nuk mbahet qurani një natë para Bajramit
Në Itali, mbi 2.000 punonjës mjekësorë me koronavirus
Coronavirusi: Avdullah Hoti premton pagesat shtesë për stafin shëndetësor
Rama: Mjekët dhe infermierët do të kenë shpërblim 1 mijë euro
Lajm fantastik nga Londra: Zbulohet vaksina kundër koronavirusit, testohet suksesshëm te minjtë
Rivalitet për ekskluzivitetin e vaksinës, betejë e fortë mes Gjermanisë dhe SHBA-ve
A po i ndal Koronavirusi shkarkimet në Shëndetësi?
Konfirmohet, dy raste me koronavirus në Kosovë
Deputeti i LDK-së i kërkon Qeverisë rritje të pagës së punëtorëve shëndetësor
Një 80 vjeçar që erdhi nga Italia dyshohet se është prekur nga coronavirusi, ekipi mjekësor i QKMF-s...
Në Shqipëri mjekët e infermierët stimulohen ndërsa në Kosovë nuk ndodh kjo
Naim Maloku: Keni vjedhë edhe në varret e Dëshmorëve!
Letër nga karantina nipave në Shqipëri: Mos bëni gabimin që bëra unë
Mjeku kosovar kritikon Qeverinë: Koronavirusi vret, merrni masa të shpejta!
Studiuesja kineze në Fakultetin e Shkencave, tregon të vërtetën e trishtë për Coronavirusin
Arrestohet pasi sulmoi doktorin në vendin e punës
Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra. Do japim bonuse 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët...
Ministria e Shëndetësisë blen 8 euro e 50 centë një maskë kineze
Foto sa 1000 fjalë/ Situata alarmante në Itali në një foto të vetme
Koronavirus, gati vaksina nga Izraeli
Koronavirusi vjen në Shqipëri! Konfirmohen dy raste, babë e bir erdhën nga Italia
113 të vdekur nga koronavirusi në Itali vetëm në 24 orët e fundit
Dr.Gani Morina: Taksa, Amerika dhe Gishti i thyer, i ngjyer, i ndyer !
Mjeku paralajmëron: Rreth 96 milion persona do infektohen me koronavirus, 500 mijë do vdesin
Mjekët italianë paralajmërojnë Evropën për ndikimin e koronavirusit
Italia i angazhon mjekët e pensionuar për ta luftuar koronavirusin
Eksperti i ekonomisë sfidon Gjykatën Kushtetuese: Ligji për pagat të trajtohet pa presione dhe pa nd...
Ndalimi i punës së detyruar ose të dhunshme
Gjermania lehtëson procedurat për rekrutimin e mjekëve nga Kosova
Mbi 150 studentë të infermierisë përfitojnë kontrata pune në Gjermani
Deputeti Bekë Berisha: E kam shumë zor një “thmijaçi” si Albin Kurti me i thënë kryeministër
Mjekët shërbëtorë të pacientëve, jo të oligarkëve!
Mos e hidhni kokën prapa kur keni gjakderdhje në hundë
Koronavirusi/ Mungojnë mjekët në Itali, qeveria merr vendimin urgjent
Kërkohet pensionimi i parakohshëm i mësimdhënësve me sëmundje të rënda
Nuk do ta besoni: Kaq i ka kushtuar Qeverisë mbledhja në Prevallë
Shkencëtarët izraelitë: Jemi një javë larg zhvillimit të vaksinës kundër koronavirusit
Doktoresha kosovare e tregon ilaçin kundër Koronavirusit
Mjeku francez: Ilaçi kundër koronavirusit ekziston dhe është i lirë
Situata në Itali, flet mjekja: Rastet kanë filluar të shërohen
Blerim Latifi: Vrasja mizore e Qerim Kelmendit lajm tronditës
Kompania izraelite BATM Advanced prodhon setin mjekësor diagnostikues të koronavirusit
400 të infektuar me koronavirus në Itali, shpallet gjendja e emergjencës
Koronavirusi arrin në Maqedoni, konfirmohet rasti i parë
Ja deri kur shtyhet pezullimi i Ligjit për zyrtarët publikë
Qytetarët kanë filluar të ndjejnë panikun për Coronavirusin, s’ka maska mbrojtëse
Rrahet mjeku në Gjilan, i dyshuari e sulmon pasi e dërgon gruan për kontroll
Vdes kryekirurgu si pasojë e virusit, mediat: mjekët që vdesin konsiderohen martirë
Zbulohet sozia e Edi Ramës, është një mjek neurolog nga Greqia
Koronavirusi, mesazhi kuptimplotë nga një infermiere italiane
Paga e avokatit të Telekomit më e madhe se e Pilotit të NASA-s
Ja çka thotë Kryeministri italian rreth përhapjes së koronavirusit
Harta e vendeve që janë prekur nga koronavirusi
Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro
Halil Matoshi nuk i ktheu laptopin dhe telefonin, të blera me buxhetin e shtetit
Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare
Koronavirusi/ OBSH i trembet më të keqes: Bota të përgatitet për pandemi
Rritet bilanci/ Raportohet viktima e 6-të nga koronavirusi në Itali, 230 të prekur
𝗙𝗦𝗦𝗛 𝘇𝗼𝘁𝗼𝗻 𝟯𝟬,𝟬𝟬𝟬 𝗘𝘂𝗿𝗼 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗷𝗲𝗸𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗘𝗿𝗶𝗼𝗻 𝗛𝗮𝘅𝗵𝗻𝗶𝗸𝗮𝗷𝘁
Ky është kryetari i vetëm në Kosovë që realizoj 100% të premtimeve
Një rast i dyshuar për coronavirus në QKUK - Lajmi i fundit
Shkon në katër numri i viktimave nga koronavirusi
Nuk e frikësoni as Avdullah Hotin, as Kosovën!
OBSh kërkon 675 milionë dollarë ndihmë për të luftuar “Covid-19”
Kryeministri Kurti reagon për rastin e futbollistit Ilija Ivic: Lëreni Ilijan të luajë lirshëm kudo ...
Kadri Veseli: Nderim për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Safet Beqirit!
Dr.Izet Sadiku: Sulmi ndaj zëvendëskryeministrit Hoti është akt qyqar
Avdullah Hoti:Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar
Italia në alarm nga koronavirusi: 10 qytete mbyllin shkollat, baret, thirrje banorëve të mos dalin j...
Koronavirusi/ Rëndohet bilanci, shkon në 51 numri i të infektuarve në Itali. Kontrollet vijojnë për ...
Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia
Alarmohet Italia, 45 persona të prekur nga koronavirusi që nga mëngjesi
Kosova ka nënshkruar marrëveshje, kurse Serbia ia ka ndaluar Gjermanisë t’ia marr infermierët
Coronavirusi mbërrin në Itali/ 6 të infektuar, izolohen 250 të tjerë
3 vitet e fundit 3500 infermierë janë larguar nga Shqipëria, sindikata: Në fshatra ndjehet mungesa
Skandaloze: Mbi 30 milionë euro reklama, shumica për portale të ‘bosave’ e të partive
“Mjekët marrin gjysmën e rrogës që marrin në Kosovë”, Berishës nuk del inati: Futi rojet të rrihnin ...
4 mijë mjekë largohen nga Shqipëria
Rreth një mijë mjekë nga Shqipëria e Kosova janë punësuar në Gjermani, tre mijë të tjerë në vende të...
Mjekët shqiptarë rrëfejnë arsyet e largimit nga Shqipëria
Shaban Polluzha : Unë do t’ vazhdoj deri n’ fund!
Vakitë në QKUK
Fatmir Limaj: Qeveria e Kurtit sot e ka shkelur ligjin, sepse ka larguar njerëz të cilët kanë qenë t...
Amanit, arsimtar, prindër, kujdes!
Glauk Konjufca shkarkon 14 konsuj nëpër ambasada
Drejtori i Policisë: Më shumë se 100 policë kanë probleme serioze shëndetësore

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *