Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Intervistoi: Shëndrit Lumi

Helikobakter pylori, i njohur më parë si Campylobacter pylori, është një bakter gram-negativ, mikroaerofil. Forma e tij spirale mendohet të ketë evoluar në mënyrë që të depërtojë në mukozën e stomakut dhe në këtë mënyrë të vendosë infeksionin.

I pyetur se ku ndodhet Dr. Visar Zekaj theksoi se : “Helikobakter pilori është bakterje që gjindet në lukth ku edhe shkakton inflamacion të mukozës gastrike.”

 Ndërkohë për portalin “Familja Jonë” ai shton se ky problem shëndetësor është mjaft i përhapur. Llogaritet që 50 për qind e popullatës globale me shtrirje të barabartë gjinore kanë inflamacion nga helikobakter pilori. udha e përhapjes së saj është orale dhe fekalo orale dhe zakonisht mendohet që infeksioni me helikobakter pilori mirret në fëmijërinë e hershme.

Cilat janë simptomat që ne po përballemi me Helikobakter Pylori?

“Helikobakter pilori është asimptomatik në shumicën e rasteve, por kur shfaq simptoma manifestohet me dhimbje barku, fryerje, nause vjellje, djegësimë gjoksi, gogësimë, barkqitje, ndërsa në raste kur shkakton ulqera ajo manifeston edhe vjellje me ngjyrë të zezë, jashtëqitje të zezë (melenë).”

A është e dëmshme për trupin tonë? Cilat janë komplikimet që mund të sjell Po qe se s’ e trajtojmë?

“Helikobakter pilori kur është asimptomatik s’ shkakton ndonjë pengesë në organizëm, por në raste kur manifeston simptoma atëherë ajo shkakton pezmatim të mukozes gastrike-Gastrit, në 99% të rasteve, deri 20% të rasteve shkakton ulqerë (ithati) në zorrën dymbëdhjetëgishtore dhe në lukth, 1-4% Po qe se s’ mjekohet shkakton kancerin e lukthit, 0.1-0.3% të rasteve shkakton limfoma, poashtu helikobakter pilori shkakton edhe ndryshime në lëkurë si reaksione alergjike dhe probleme edhe në organe tjera.”

ku ndodhet më shumë në trupin tonë?

“Helikobakter pylori gjendet nën shtresat parietale të mukozes gastrike dhe nga aty shkakton imflamacionin gastrik.”

A ndikon në sistemin tretës?

“Sigurisht që ndikon në traktin tretës pasi shkakton ankesa të traktit tretës siç janë: nausea, vjellja, dhimbja e barkut, gogësima, barkqitja, nevoja madhe me ngjyrë të zezë, vjellje gjaku.”

dhembjet që sjell kjo bakterie a janë të moderueshme ?

“dhembjet e barkut të shkaktuara nga helikobakter pilori janë të menagjueshme me terapi adekiate dhe s’ ka nevojë për ndonjë trajtim spitalor, vetëm në rastet kur shkakton ulqera gjakderdhëse atëherë si shkak i anemiaë është i nevojshëm tretmani spitalor për të kompensuar sasinë e humbur të gjakut dhe lëngjeve, ndërsa në rastet tjera mjekohet në mënyrë ambulantore mjaft mirë.”

Po qe se ne konfirmojmë që kemi të bëjmë me helicobakter cilat janë këshillat tuaja në ushqim, cilat ushqime duhet të evitojmë më shumë?

“Zakonisht përdoren terapi medikamentoze për trajtimin e helikobakter pilorit, janë skemat e eradikimit të cilat përdoren. Në qoftë se linja e parë e eradikimit nul e eradikon (çrrënjos), përsoret linja dytë, tretë e kështu me radhë deri të arrihet eradikimi i plotë.”

Cilat mosha preken më shumë?

“Me helikobakter pilori preken të gjitha moshat, fëmijët shumë më rrallë shfaqin simptoma por adultët preken nga kjo bakterje.”

A mund të përsëritet, cilat janë mundësit që ky bakter të shfaq probleme më vonë, sa zgjat inkubacioni?

“Studimet e fundit tregojnë që mundësia e riinfeksionit është më e madhe te fëmijët dhe te gratë dhe edhe në rastet kir shfaqet ajo përsëri duhet të eradikohet. Sidomos mundësia e riinfeksionit është më e madhe në rast të mosmbajtjes së higjenës personale dhe përdorimit të ushqimrve të kontaminuara.”

Këshilla juaj për fund?

“Mbajtja e higjenës, pastrimi mirë i ushqimit para fillimit të konsumimit është i domosdoshëm për tu mbrojtur nga infeksioni dhe riinfeksioni me helikobakter pilori. andaj mbani higjenën personale.”

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page