Dr.Baton Kelmendi: disa fakte në lidhje me spitalin Pediatriko-Kirurgjik

Shkruan: Dr.Baton Kelmendi

loading...

Për hir të opinionit duhet të përmenden disa fakte  në lidhje me spitalin Pediatriko-Kirurgjik, i cili shpesh po bëhet temë e kronikave televizive.

Idenë për themelimin dhe ndërtimin e këtij spitali e ka dhënë dr.sci Sadik Llullaku, në kohën kur ka lobuar askush nuk ka besuar që një ditë kjo do të bëhet realitet, por puna e tij konsistente dha rezultat.

Sa i përket vijës institucionale padyshim që ish ministri i shëndetësisë Ferid Agani, është personi  kyq që e ka shtyer përpara këtë ide dhe ka dhënë kontribut të madhë në gjetjen dhe sigurimin e donatorëve, në këtë ka pasur përkrahjen edhe të ish presidentes Atifete Jahjaga.

Projekti është finalizuar në  vitin 2014, ndërsa vonesat mbi 1 vjeçare  në fillimin e ndërtimit janë bërë për shkak të zvarritjes së procedurave nga ana e MSH dhe QKU së atëhershme,(para themelimit të SHSKUK).

Mohimi apo shtrembërimi i këtyre fakteve për poena politik apo promovim mediatik nuk i bën nder askujt!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *