Dr.Desaret Murati: Në të ardhmen vrasësi numër 1, rezistenca ndaj antibiotikëve

NË TË ARDHMEN,VRASËSI NUMËR 1,REZISTENCA NDAJ ANTIBIOTIKËVE.

loading...

 Sot,nuk janë të rralla raportet mikrobilogjike që kapin mjekun “MAT”! në rastet e mjekimit të infeksioneve të ndryshme.Zakonisht këto vërtetohen gjatë strishove të sistemit respirator,si strisho e fytit,dhe sputumit.Në sistemin Urinarë,ato i hasim tek kulturat Urinare.Kurse në tre raste,nga kultura e qelbit (Pyokultura) kam vrejtur,prezencë  të bakterit tepër rezistentë (MRO-s Multi Resistants Organisms) si Staphylococcus Aurous Methicillin-Resistant.Një pacinete që posedonte këtë bakterie,kishte vështërsi në mbylljen e plagës së këmbës së amputuar.
Etilogjia-Vetëm gjatë periudhës së fund-vjeshtës dhe dimrit,në komunën tonë janë konsumuar me tonelata antibiotikë si me përshkrim me receta,si nga rekomandimi i farmacistit.98% e këtyre pershkrimeve,ishin përdorur në infeksione Virale (Ku antibiotikët nuk veprojn fare).Është vënë re edhe përdorimi i tepruar i antibiotikëve të rinjë,që me këtë rastë,tepër është abuzuar me antibiotikun e ri,Levofloxacinën,që është dhe po përdoret vend e pa vend dhe në mënyrë empirike.Levofloxacina sot përdoret “enkas”për infeksionet urinare,por duke shfaqur rezistencë bakteriale të sistemit Respiratorë.

 Nëse nuk shmanget kjo kahje e abuzimit me antibiotikë,e sidomos ata të rinjë,atëherë në një të ardhme të afërme,do të përballemi me super bakterie Multirezistente.Cka do të thotë se,me gamën e gjerë të antibiotikëve në treg,infeksionet e thjeshta do të marin jetë,sepse antibiotikët nuk do të veprojnë më në vrasjen apo frenimin e shumimit të bakterieve.Krejt kjo,më kujton shfaqjen e rezistencës së Helikobakter pylori* ndaj Claritromicinës.(*bakterie që nxitë inflamacion së mukozës së lukthit,shkakton ulçera gastrike dhe duodenale,dhe kancer të stomakut)
 REKOMANDIM:të shmangen në mënyrë kategorike përdorimi i çdo lloj antibiotoki në infeksionet virale,sepse në këto raste kemi vetëm efekte anësore të barit (përjashto,parandalimin e një super-infeksioni bakterial mbi atë viral).

Infenksionet,si ato që pëmbajnë qelb,të dërgohen për strisho mikrobilogjike,lëngjet si gjaku,urina,likuori,sputumi,të mbillen në agar për kultura.Kujdes me pacientët që kanë qenë shtrirë në spitale!Kujto infeksionet spitalore rezistente.Dozo në mënyrë korrekte antibiotikun,Jepe për një kohë të përshtatshme,përsërit Strishot,apo kulturat pas mjekimit.Eduko të sëmurin mbi mënyrën e përdorimit të antibiotikëve,pas çdo rekomandimi të një antibiotiku shto dhe një probiotik.

Shkruan: Dr.Desaret Murati.

loading...