Drejtori i Emergjencës në QKUK del pozitiv me COVID-19

loading...

Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Po është e vërtetë,kam rezultuar pozitiv unë dhe bashkëshortja ime, kurse djali dhe vajza negativë. Jemi në vetizolim”, tha drejtori për KALLXO.com.

Ai tutje tha se gjendja e tyre tash është stabile përderisa në fillim simptomat kanë qenë më të rënda.

Lenjani shprehet i shqetësuar për qytetarët të cilët e kanë gjendjen e rënduar ekonomikisht ku thotë se për tretmanin e COVID-19 nga fillimi i tretmanit e deri në shërim mund të arrijë deri në 700 euro.

“Çka do të bëjmë me njerëzit që nga ana materiale janë shumë të dobët, terapia është shumë e shpejtë dhe është e papërballueshme për personat e vobektë. Për një pacient që trajtohet në shtëpi së paku 700 euro janë deri në fund të shërimit”, është shprehur drejtori.

Pandemia me COVID-19 tash e pesë muaj është shfaqur në Kosovë kur deri më tash ka prekur mbi 400 mantelbardhë.

Në total në Kosovë janë të infektuar 11 mijë e 545, janë shëruar 7 mijë e 343 dhe kanë ndërruar jetë 410 persona si pasojë e coronavirusit.

Rrezik nga kolapsi, 500 mantelbardhë të prekur nga Covid – 19



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *