Drejtoria e Shëndetësisë demanton shifrat e PDK-së për stafin e infektuar në QKMF


Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Lipjan, duke akuzuar komunën për keqmanxhim të situatës me pandeminë , ka deklaruar se mbi 30 punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare () janë prekur me coronavirus.

Në anën tjetër, Drejtoria e Shëndetësisë ka deklaruar se gjatë tri javëve të fundit, në janë infektuar 24 persona me .

Në një komunikatë për media, PDK-ja ka theksuar se pushteti s’ po i merr parasysh sugjerimet e tyre për ta hartuar një plan ideor rreth menaxhimit të pandemisë.

“Për ne dhe qytetarët e Lipjanit është alarmante ngaqë komuna e Lipjanit s’ po harton këtë plan se si duhet menaxhuar kjo situatë, ngaqë sot kur po ju drejtohem me anë të kësaj komunikatë jemi në dijeni se mbi 30 profesionistë shëndetësor janë të prekur nga -19”, thuhet në komunikatë.

në këtë kohë, drejtoresha e Shëndetësisë e Komunës së Lipjanit, Merita Bytyçi ka treguar për KALLXO.com gjendjen me infektime në QKMF.

“Gjithsej në QKMF, gati tri javët e fundit aktualisht janë 24 persona të infektuar me -19. Prej tyre 4 mjek, një punëtor i administratës dhe një e mirëmbajtjes dhe të tjerët janë stafi mesëm, infermier, laborant, mami, teknik i dhëmbëve”, ka thënë ajo.

Bytyçi kanë shtuar se presin që një pjesë e stafit të kthehen në punë këtë javë.

pjesë bukur e mirë besoj fillon tani këtë javë punën. Menaxhim i mirë apo i keq, vlerësojeni, asnjë restrikcion të shërbimeve shëndetësore s’ ka pasur. Kemi përgatit në tërësi objektin e Maternitetit me 12 shtretër…furnizimin me barna e kemi mirë. janë shumë falënderues”, thuhet në përgjigjen e saj për KALLXO.com.

QKMF-ja në Lipjan përbëhet nga 361 punonjës.

Që nga fillimi i pandemisë deri më sot në komunën e Lipjanit, numri i përgjithshëm  i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në mbi 850 raste.

 



Postime të ngjashme