Dr.Gani Morina: Taksa, Amerika dhe Gishti i thyer, i ngjyer, i ndyer !

loading...

Shkruan: Dr.Gani Morina

Taksa, Amerika dhe Gishti i thyer, i ngjyer, i ndyer !

Një plak i urtë, shpesh e thotë; ” bre bir, çdo mëngjes, edhe si lutjen e parë, Ne që e pritem lirinë, duhet me u lut për shpirtin e Dëshmorëve,  me falënderu Zotin në Qiell e Amerikën në tokë!

……………………………

Njëri shkon tek mjeku, edhe po i ankohet; “Doktor bre mbarova, krejt trupi po më dhemb, ku po e vë gishtin po më dhemb”

Mjeku e kontrollon gjithandej, ekzaminime nëpër e tërë trupin, grafi e analiza, e kot …..dikur i shkon mendja tek gishti , ma jep gishtin i tha, e Ai, klithje e piskamë …Doktori i lodhur por edhe i ekzaltuar nga gjetja e diagnozës, po bërtet poashtu; ,,Po Ti o budalla, paske thyer gishtin” !

Në ciklin shkak – pasojë, shpesh humbet kohë, nëse rrugëtimi e qasja, nuk është e mbarë, gjithçka përfundon si në një labirinth….

Mallërat me origjinë serbe, përveç origjinës, duhej e duhet kërkuar, edhe rrugën nga vinë, kush i sjell ato…Për analogji me gishtin e thyer, porse këtu na del edhe gishti i ndyer e i ngjyer……!

Qeveria, e edhe kjo e tanishme, ka mekanizma për të evidentuar , hulumtuar ; Kush i sjellë mallrat me origjinë serbe, ku e kanë origjinën, Si e Kush i krijoj ata biznesmenë, Sa janë Ata, e cila është e kaluara e tyre, cilat janë lidhjet e tyre me regjimin kriminal të Millosheviqit, Pse , dhe në ç’kohë u krijuan Ata, Cili është ndikimi i tyre në shtetin tonë, A është dhe Si është i kapur shteti prej tyre, Cili është ndikimi në institucionet shtetërore, Kënd e financojnë dhe Çka financojnë, Përse financojnë, Kush janë ” viqat” që ushqehen në “grazhdin” e tyre dmth të  Serbisë, Kënd e kanë futur në rrjet, Kush janë këto “fytëza” UDB – ske, shumëfunksionale  që kontaminojnë e rrënojnë shtetësinë në misionin e tyre historik…….???

Para se popullit të lodhur e të varfër ti thuhet ” MOS KONSUMO PRODUKTE ME ORIGJINË SERBE” , me drejt është tu thuhet këtyre UDB-ashëve , të konvertuar në biznesmenë ” MOS SILLNI MALLËRA NGA SERBIA”
“MOS HELMONI POPULLIN “
“MOS NDËRRONI DATAT E SKADENCËS, NËPËR DHOMAT E ËRRËTA TË DEPOVE TUAJA”
MOSNI E STOP, tu thuhet !
Shteti ka mekanizma, përndryshe do të lëngoj ende nga; Gishti i ndyer, Gishti i ngjyer, e Gishti i thyer !

Related posts