Dr.Gazmend Bojaj në mesin e 100 mjekëve më të mirë të familjes në botë

Sukseset e mjekëve shqiptarë të Kosovës nuk kanë të ndalur. Arritjet e tyre profesionale po përhapen në përmasa edhe më të gjëra kombëtare dhe ndërkombëtare shkruan Gazeta Shëndeti. 


Dr.Gazmend Bojaj në mesin e 100 mjekëve më të mirë të familjes në botë. Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve të Lartë (IAOTP) e ka vlerësuar Dr.Gazmend Bojën, punën dhe sakrificën e tij profesionale në përparimin e mjekësisë dhe shëndetësisë ku është vendosur fuqishëm në mesin e 100 mjekëve më të mirë të familjes në botë për vitin 2019.


Kënaqësi e madhe për të qenë në mesin e 100 mjekëve më të mirë të familjes në botë për vitin 2019 ka shkruar në profilin e tij në Facebook Dr.Gazmendi ku edhe ka bashkangjitur foton me emailin përkatës. Mjekët që tashmë kanë bërë listën vjetore të Mjekëve DCA Top 100, njihen për arritjen e një shkalle të lartë të njohjes së kolegëve dhe arritjeve profesionale. TOP 100 DOKTOR FOR P FORR 2019 Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve të Lartë (IAOTP)./Gazeta Shëndeti.


loading...


loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *