Dr.Istref Plakolli: Sindroma Brugada apo Vdekja e papritur



Sindroma e vëllezërve Brugada është një gjendje e trashëguar që zakonisht shkakton vdekje në befasi edhe tek ata individ pa kurfarë sëmundje të zemrës.

loading...

Veqori kryesore e kësajë sindrome është blloku i degës së djatht të tufës RB BB dhe ngritjen e segnentit st në derivacionet V1-V3.Andaj gjatë ekzaminimeve rutinë,këto ndryshime i gjejmë shpesh dhe zakonisht tek moshat e reja të cilat nuk arrijnë jetëgjatësinë deri në 40 vjeq.


Pra është potencialisht jetëkërcënuese dhe e rrezikshme mu për shkakun se nuk paraqet më parë asnjë simptomë të vequar deri në përfshirjen e arrestit kardiak,prandaj shumica e individëve me këtë sindromë mbesin të padiagnostifikuar deri në sulmin rrëmbyes-vdekjeprurës.Sa për ilustrim pleqët kanë thënë”Më afër e ke vdekjen se sa këmishën veshur”.Sidoqoftë është tejet i rëndësishëm fakti se në elektrokardiografi ndryshimi dhe ekzistimi i kësajë sindrome vërehet gjithsesi(Shih dy imazhet e mëposhtme).

Për të na vënë në ndjekje të dyshimit për këtë sindromë parcialisht na ndihmojnë këtë shenja: marramendja,sinkopa e hershme,gulshimi,frymëmarrja e mundimshme gjatë natës, palpitacionet dhe rrahjet ekstreme të zemrës.

Nëse veq njëra prej këtyre shenjave janë prezente,urgjentisht duhet konsultuar mjekun tuaj për ekzaminim e që me EKG fare lehtë vendoset diagnoza.

Pra e gjithë kjo patologji ka të bëjë me kanalet jo funkcionale të bartjes së elektrolitëve me etiologji gjenetike trashëguese si pasojë e predisponimit për ritëm abnormal të shpejtë dhe shumë të rrezikshëm për jetën i njohur si Fibrilacioni Ventrikularë.

Faktorët e rrezikut:

Historia familjare që nënkupton se nëse dikush nga anëtarët e familjes kanë pësuar nga vdekje e befasishme në moshë të re,doemos që ju jeni në rrezik permanent.
Pastaj,gjinia-të jesh mashkull,raca,ethet etj.

E vetmja profilaksë kundër aritmisë te sindroma Brugada është implantimi i ICD(defibrilatori Cardioverter Implantues)

Shënim për ICD-është një mjet i vetpërmbajtshëm i kompjuterizuar i cili mund të analizoi vazhdimisht aritmitë kardiake serioze.Me këtë ai mund të shuaj nga mbingacmimi vatrat ektopike dhe me këtë rregullon takikardinë ventrikulare dhe kurdo që ka nevojë kryen kardioversion dhe mëtutje defibrilon fibrilacionin ventrikularë.


Mrekulli apo jo!


loading...