Dr.Naim Shabani: Miomët e mitrës





Miomët janë tumore “të mirë” beninj , mezenhimal të muskulaturës së lëmuar (andaj, edhe quhen Leiomyma).



Dr. sci. Naim Shabani
Gjinekolog-onkolog
Patolog-citolog
Klinika Gjinekologjike Gjermane, Prishtinë
Tel: 044 677-333

Në aspektin epidemiologjik miomi është tumori më i shpeshtë i organeve gjenitale femërore (20-30% e femrave, ose, gati çdo e 4-ta femër preket nga ky tumor). Haset më së shpeshti në moshat 35-45 vjeçe, më shpesh te femrat që nuk kanë lindur fëmijë.



A dihen arsyet e shfaqjes së miomëve?
Shkaktarët e paraqitjes (etiologjia), si te rastet e shumicës së tumoreve, janë të shumtë. Këtu duhet përmendur defektin e receptorit progesteron (?), predispozicionin familjar, ndryshimet në kromozome (1, 7, 12, 14) janë duke u diskutuar.
Është vërejtur se miomët qëndrojnë në varshmëri me hormonin estrogjen (rritje e theksuar gjatë shtatzënisë, tërheqje ose ndalim i rritjes në menopauzë dhe mosparaqitje e tyre në klimakterium dhe te fëmijët).
Në aspektin patologjik miomi është tumor relativisht mirë i kufizuar (ka një pseudokapsulë), me konsistencë të fortë dhe nganjëherë me vatra të kalcifikuara. Histologjikisht përbëhet nga fije të muskulaturës së lëmuar dhe ind lidhor.
Vendi ku më së shpeshti lajmërohen miomët është trupi i mitrës, më rrallë qafa e mitrës dhe aparati mbajtës i mitrës (ligamentet). Shpesh miomët janë të shumtë (multiple), pra kemi të bëjmë me Uterus myomatosus.
Miomët në mitër mund të lokalizohen në murin e saj (intramural, më së shpeshti), nën mbështjellësin e mitrës në sipërfaqe (subseroz), nganjëherë pothuajse të lira në hapësirën e barkut dhe vetëm përmes një kërcelli të lidhur me mitër dhe së fundi mund të jenë të lokalizuara edhe nën mukozën e hapësirës së mitrës (submukoz).
Miomet si tumore beninje që janë, rriten ngadalë. Në rast të rritjes së shpejtë kur nuk kemi të bëjmë me shtatzëni, duhet të mendohet se kemi të bëjmë me një tumor tjetër që quhet sarkomë (tumor “i keq”, malinj). Përndryshe, vet miomet pothuajse shumë rrallë (nën 1%) ose fare nuk shndërrohen në tumore malinj.
Cilat ankesa mund t’i shkaktojnë miomet?
Miomet, në të shumtën e rasteve (50%) nuk japin simptome (vërehen rastësisht gjatë kontrollimit gjinekologjik). Përndryshe varësisht nga lokalizimi i lartpërmendur, madhësia dhe numri i tyre mund të shkaktojnë probleme të ndryshme.
Një ndër to është çrregullimi në formë gjakderdhjeje (mioma intramurale, për shkak të pengesave në kontraktim të mitrës; mioma submukoze, për shkak të shtypjes në mukozë dhe lëndimit mekanik të saj; mioma subseroze, shtypje në fshikëzën e urinës ose në zorrë).
Një tjetër ankesë e shpeshtë janë dhimbjet gjatë menstruacioneve (dysmenorrhoe). Poashtu, anemia në mungesë të hekurit me plogështi e shkaktuar nga gjakderdhjet e lartpërmendura, mund të jetë problem serioz për femrën e prekur nga miomet.
Në rastet kur femra te e cila janë konstatuar miomet, mbetet shtatzënë, shpesh vjen deri te aborti, ose nëse shtatzënia zhvillohet më tutje, mund të kemi pengesë në lindje normale të fëmijës deri te çrregullimet në shkolitjen e placentes.
Uterus myomatosus (pra, shumë miome në mitër), mund të jetë edhe shkak i sterilitetit (që femra të mos mund të mbetet shtatzënë)
Si diagnostifikohen miomat?
Si te çdo sëmundje tjetër, edhe këtu është me rëndësi anamneza (ankesat e pacientes). Pastaj bëhet ekzminimi gjinekologjik dhe sonografia (ultrazëri) vaginal. Gjatë ekzaminimit gjinekologjik, mund te konstatohet rritje ose edhe deformim i mitrës.
Në ultrazë zakonisht shihen mirë miomet ku mund të përcaktohet lokalizimi, madhësia dhe numri i tyre. Këto të dhëna janë të rëndësishme për formën e terapisë e cila pason.
Çka mund të bëj femra për të parandaluar shfaqjen e miomëve?
Parandalimi i paraqitjes së miomëve nuk është i mundur. Nga ana tjetër, kontrollimet e rregullta gjinekologjike mund të vërejnë miomet në stadin e hershëm. Në këto raste, ato duhet të përcillen me ultrazë çdo 6 muaj.
Cila është terapia e miomëve dhe a është mjekimi i tyre gjithmonë i nevojshëm?
Në rastet kur femra nuk ka simptome klinike (ankesa) nuk ka nevojë për terapi të miomëve (përjashtim bën rritja e tyre e shpejtë).
Se cilën formë të terapisë për mjekimin e miomëve do ta përdorim, varet nga disa faktorë. Me rëndësi është mosha e pacientes (a është e re, psh. 25 vjeçe apo në moshë pak më të shtyrë – psh. 45 vjeçe), pastaj fakti se a ka fëmijë femra, apo edhe a ka dëshirë të lindë fëmijë.
Terapia mund të ndahet në: 
a. terapi hormonale:Me preparate antiestrogjene, me gestagene si dhe me GnRH-a. Qëllimi është të ndalet rritja e miomeve përmes ndërprerjes së efektit proliferativ të estrogjeneve. Pas ndërprerjes së terapisë mund të kemi efekt reverzibil (kthyes). Kjo formë e terapisë mund të aplikohet edhe te miomet e mëdha.
Në rastet kur kemi ndryshime regresive të miomeve, shërimi me preparate hormonale nuk ka efekt. Preparatet GnRH-analoga, mund të aplikohen edhe si terapi disa mujore para se të operohen miomet.
b. terapi operative. Indikacion për këtë formë të mjekimit mund të janë: çrregullimet e përcjella me gjakderdhje të theksuar, dhimbjet, mbyllja (obstrukcioni) i ureterit, rritja e shpejtë, pasiguria në diagnozë (miomë ose tumor i vezores), steriliteti i femrës, komplikimet akute (përdredhja e miomes, infeksioni, etj).
Operimi mund të bëhet me laparoskopi ose laparotomi dhe, atë në formë enukleimi (shkolitje) të miomëve me ruajtje të mitrës (te femrat që kanë dëshirë të lindin).
Te miomet submukoze, mund të provohet largimi i tyre me histeroskopi. Formë tjetër operative është heqja komplete e mitrës (histerektomia-HE) që mund të bëhet në forma të ndryshme (me laparoskopi – LSK, me laparotomi -LAP ose në formë vaginale).
Largimi i mitrës me LSK që paraqet operacion minimal invaziv dhe aplikohet sot në të gjitha vendet e zhvilluara, mund të bëhet në 3 forma: LAVH (“laparoscopic asisted vaginal HE”), LASH (laparoscopic supracervical HE- ku mënjanohet trupi i mitrës dhe mbetet qafa e mitrës) dhe TLH (total laparoscopic HE, pra, hiqet mitra komplet, duke përfshirë edhe qafën e mitrës përmes LSK).
Duhet theksuar se të gjitha këto forma moderne të largimit të mitrës kryhen pa problem nga unë edhe në Prishtinë.
Si përfundim: Miomët janë tumore beninje dhe femra e prekur nga to nuk duhet të brengoset tepër (nuk kemi të bëjmë me tumor malinj). Në të shumtën e rasteve, duhet vetëm të përcillen me ekzaminim gjinekologjik.
Ankesat e ndryshme të shkaktuara nga miomet mund të evitohen me terapinë adekuate të tyre. /Telegrafi/Gazeta Shëndeti

Related posts:

Oda e Mjekëve e heton Basri Sejdiun për përdorim të vulave jovalide
Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim mbi riatdhesimin e shqiptarëve
5 këshilla për t'u mbrojtur nga alergjitë pranverore
Ftohen të lindurit në vitin 2002 nga Prizreni që të vaksinohen sipas kalendarit të obliguar
Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës
A është rrezik nëse bebja e ka kërthizën rreth qafës❓
Why Has Medicine Become Such a Miserable Profession?
Përvetësimi në detyrë
Cilës klasë të kafshëve i takon salamandra(pikëlorja) e bukumirit, endemi Malit të Zi?
Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Sefer Avdi Batushës nga Krusha e Vogël. Ai kishte humb...
Miq të dashur, sot prej orës 17:30 jam i ftuar në emisionin “FRONTAL” në T7. Ju ftoj të më ndiqni!
Shkencëtarët australianë nisin provat për dy vaksina të mundshme
Skleroza Multiple dhe Terapia Hiperbarike me Oksigjen
Dyshohet për një rast me coronavirus në Shqipëri
Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët
Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 ...
Prof.Dr.Tritan Kalo:Stop dhunës ndaj bluzave të bardha dhe të gjithë personelit mjekësor
Ministria e Financave: Sot dalin pagat dhe shtesat prej 300 euro të parapara në Pakon Emergjente
Agim Ademi dhe Muharrem Rama sulmuan fizikisht mjekun e Kombëtares së Kosovës në Gërmi
14 Things Only People Who Work in the Medical Field Will Understand
Sot kujtojmë martirët e vrarë mizorisht nga kriminelët serbë para 21 viteve në fshatin Beleg të Deça...
Institucionet kanë nevojë për shërbime psikologjike
Virusi mund të qëndrojë në ajër, OBSH ndryshon qëndrim për maskat
Mjegull e ngrica në dy ditët e ardhshme në tërë Kosovën
Gazeta Infermierët: Sylës i shkoj jeta duke kërcënuar
Rexhajt kanë dhembje të dyfishtë: s' u lejohet dërgimi i kufomës në Kosovë  
Dhëndri i shqiptarëve zgjidhet President i Parlamentit të Republikës së Gjenevës
Çka është Kontrata e Punës?
Ambasada e Kosovës me njoftim të rëndesishëm për bashkëatdhetarët në Zvicër
OECD: Mosha për pensionim në Zvicër duhet të rritet “urgjentisht” në 67 vjet
Ja ku u krijua Coronavirusi!
https://www.medscape.com/viewarticle/928605…
Hipnoza regresive apo prapavajtes
Visceroptozë
Baba Qazimi nga Gjerma e Tetovës mjeku popullor, shkruanin gazetat para 100 viteve
Darmbakterien steuern, ob sich Darm zusammenzieht oder entspannt
Sa do të jetë paga mujore e Mjekut në specializim me ligjin e ri të pagave?
Më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionali...
Tahirsylaj paralajmëron temperatura deri në -20 gradë
Dry mouth at night: Causes and treatments
A e dini se Turqia është një nga rajonet më të pasura në botë me bimë endemike?
Sot shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Ndonëse kjo ditë na ka gjetur në një kohë...
Fillimi i punës - Ligji i punës
Të nderuar miq, Ju ftoj të më ndiqni, sonte nga ora 20:45, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagji...
Si quhet sëmundja që shkaktojnë kërpudhat?
Kanella bën mrekulli në trupin tuaj!
Ja çka thotë Kryeministri italian rreth përhapjes së koronavirusit
Të gjithë banorët e Zvicrës kanë të drejt të udhëtojnë për pushimet verore në 2020
Çfarë ofrojnë mamitē për kujdesin tuaj pas lindjes?
Ligji për Pagat: Doktorët të premtën në grevë!
Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndrysh...
Trajtimi i venave të zgjeruara me Radiofrekuencë nga sot edhe në Kirurgji Vaskulare!
Historia e saj bëri xhiron e rrjetit, rrëfehet infermiere Valbona: Asnjëherë nuk dorëzohem
Ky është mjeku shqiptar që punoi 27 orë për të shpëtuar njerëz në aksidentin në Shkup
Portali Insajderi shpif pacipërisht ndaj Mjekëve
NASA bën gati për 37 ditë respiratorin e ri për të infektuarit me COVID-19
NATO po shënon plot 71 vjet në mbrojtje të demokracisë, lirisë, paqes dhe sigurisë në Europë dhe Ame...
Ja 10 vendet me sigurimin shëndetësor më të mirë në botë
Si mund ta kalojmë kufirin Zvicër-Gjermani në kohë pandemie?
Shkon në katër numri i viktimave nga koronavirusi
Çka janë Vezoret?
Rivalitet për ekskluzivitetin e vaksinës, betejë e fortë mes Gjermanisë dhe SHBA-ve
NJOFTIM Posa nesër, më 09 prill 2020, është festë zyrtare, me rastin e shënimit të ‘Ditës së Kushtet...
Oda e Infermierëve të Kosovës e dënon sulmin ndaj dy infermierëve!
Pamje magjepse të “Liqenit të Batllavës” të shkrepura nga Arian Mavriqi
Gjumi i pakët dhe imuniteti
Izraeli, superfuqi botërore në sektorin e mjekësisë dhe farmaceutikës
Diaspora ndihmoi Kosovën me afër 700 mijë euro, për të luftuar koronavirusin
TRE RASTE ME COVID-19! TESTIMI 2 Sot më 04.04.2020 (01:30 pas mesnate), në Laboratorin e Mikrobiolog...
Mbi 50 shqiptarë humbën betejën nga koronavirusi në SHBA
Juristja shqiptare, në shërbim të komunitetit në SHBA
Deklarata e Departamentit të Shtetit se nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbim të territoreve shuan z...
A do të kolapsojë shëndetësia kosovare nëse pezullohet Ligji i Pagave?
Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare
Kur moshatarët e tij shikonin futboll, ai preferonte vallëzimin
https://news.sky.com/…/coronavirus-italys-daily-number-of-d…
Firmat britanike përgatiten të prodhojnë vaksinën kundër koronavirusit
1669 viktima dhe mbi 69 000 të prekur nga koronavirusi në mbarë botën
Çka është fotoreceptori?
Lajm fantastik nga Londra: Zbulohet vaksina kundër koronavirusit, testohet suksesshëm te minjtë
"Qelizat burimore”, mendohet se shkaktojnë të gjitha llojet e kancerit
Çka janë Lipidet në gjak?
Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit
Shëndeti riprodhues në sëmundjet reumatike dhe muskuloskeletale
Projektligji, Mjekëve dhe Infermierëve u heqet e drejta e dypunësimit
Shaban Polluzha : Unë do t’ vazhdoj deri n’ fund!
Riatdhesohen 300 shtetas zviceranë dhe qytetarë maqedonas në Zvicër
Një 80 vjeçar që erdhi nga Italia dyshohet se është prekur nga coronavirusi, ekipi mjekësor i QKMF-s...
Inf. Luljeta Musliu: Kush tjetër, përveç INFERMIERËVE
Fushata sensibilizuese “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”.
Një lajm i mirë sapo ka ardhur për rajonin në këtë kohë të vështirë që po kalon Kosova dhe krejt bot...
Mbi 600 mjekë janë të papunë në Kosovë – kjo po i detyron ata të ikin në BE
Floktarët shqiptarë në Austri i gëzohen rihapjes së dyqaneve
Alarmante: Në çdo të tretën ditë largohet nga një Mjek nga Kosova
Dr.Përparim Ramusa: Albin Kurti i ka dy mundësi
Dr.Leard Berdica: Këshilla për familjarët e pacientëve dhe për Kirurgët
Qeveria austriake me udhëzime në gjuhën shqipe: rruga jonë drejt rikthimit
Arratisja e personit të privuar nga liria
Mbi 2 mijë kërkesa të kosovarëve nga diaspora për t’u kthyer në Kosovë
Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja kush ishte i pari që pohoi se lia e ujit bie vetëm një herë dhe nuk përsëritet!

Sat Mar 16 , 2019
A e dini se Ibn Rushdi ishte i pari që pohoi se lia e ujit bie vetëm një herë dhe nuk përsëritet. Gjithashtu sqaroi se për çfarë shërben rrjeta e syrit. Të gjitha këto i regjistroi në librin e tij: “Kulijat et Tib” Monumenti i Ibn Rushdit në qytetin e […]