© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
nenat bebe

Dua ta ndaj beben nga gjiri. Cila është mënyra më e mirë? A ka ndonjë medikament që e ndërpren gjirin?

Po, ka barna, por mënyra më e mirë është që prodhimi i gjirit të ndërpritet vetvetiu (lexo më poshtë).

Më parë jepej estrogjen në doza të larta, por sot estrogjeni nuk përdoret për shkak se e rrit rrezikun e formimit të koagulave të gjakut. Poashtu, bromokriptina (Bromergon) e cila jepej më parë për ta ndërprerë laktacionin, sot nuk rekomandohet, sepse e rrit rrezikun për infarkt të zemrës dhe insult cerebral. Dostinex (cabergoline) është më i sigurt, por as ky nuk është aprovuar nga FDA që të jepet për këtë indikacion.

Më së miri është që gradualisht ta zvogëloni numrin e gjidhënieve, pra mos ia ndërpreni bebes gjirin menjëherë! Nëse e ndërpreni gjidhënien menjëhetë kjo e shqetëson beben dhe juve mund t’ju shkaktojë probleme (dhimbje dhe fryerje të gjinjve deri edhe pezmatim të gjinjve).

Më së miri është që ta “kapërceni” nga një gjidhënie. Nëse bebja është nën 1 vjeç në vend të gjidhënies mund t’i jepni qumësht në shishe. Kombinimi i gjidhënies dhe ushqimit me formula i ndihmon bebes që të adaptohet më lehtë.

Nëse fëmija është mbi 1 vjeç, nuk ka nevojë që gjidhënia të zëvendësohet me formula, sepse fëmija mund të hajë dhe pijë ushqime e pije të shumëllojshme.

Sapo bebja të “mësohet” me këtë racion të munguar të gjidhënies (mund të kalojë rreth një javë), atëherë ia hiqni edhe një racion tjetër të gjidhënies.

Procesi i ndarjes nga gjiri dallon për secilin rast dhe varet se sa shpejt adaptohet fëmija.

Planifikoni që ndërprerja e plotë e gjidhënies mund të zgjatë deri në disa javë.

Poliklinika “Dr. Memli”
Ulpiana D9, Prishtinë
☎️045 725 725 ose
☎️049 66 77 22 (ky numër edhe viber)

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.