Dy vaksina kundër COVID-19: Ku dallojnë Moderna dhe Pfizer-BioNTech?


Shumë kompani farmaceutike po vazhdojnë të bëjnë hulumtime për zbulimin e një vaksine adekuate kundër , ku dy prej tyre tashmë kanë nxjerrë rezultate mbresëlënëse.

Kompania amerikane njoftoi se vaksina e tyre kundër coronavirusit ka një efikasitet deri në 95 për qind.

Efektiviteti i vaksinës së Modernas është pak më i lartë se efektiviteti prej 90 për qind, të cilën e kishin raportuar javën e kaluar gjigantët farmaceutik, dhe BioNTech.

i efikasitetit të 95 për qind të Modernas bazohet në rezultatet paraprake nga një provë klinike e kryer në 30 mijë pacientë, gjysma e të cilëve morën një vaksinë dhe gjysma një placebo.

Megjithëse vaksinat dhe funksionojnë në të njëjtën mënyrë – injektimi i një pjese të kodit gjenetik të virusit për të shkaktuar përgjigje nga sistemi imunitar i trupit – vaksina e Modernas ka disa përfitime të konsiderueshme.

Sipas rezultateve paraprake, vaksina e Modernas ka një efikasitet prej 95 për qind kundrejt Pfizer-it me 90 për qind.

ndërsa kjo s’ duket shumë në fillim, kur merr parasysh numrin e njerëzve që duhet të vaksinohen për të arritur mbrojtjen e duhur në nivelin global të prekur nga pandemia e coronavirusit, ndryshimi i efektivitetit prej 5 për qind s’ është i papërfillshëm.

Gjegjësisht, vaksina e Pfizerit duhet të ruhet dhe transportohet në një temperaturë prej -75 gradë celsius, i cili është një problem i madh logjistik duke qenë se do të jetë e nevojshme të ruhen dhe shpërndahen miliona doza të vaksinave tek njerëzit në të gjithë botën.

CNN shkruan se asnjë vaksinë tjetër në SHBA s’ ka nevojë të ruhet në të njëjtën temperaturë kaq të ulët, kur dihet se farmacitë dhe mjekët s’ kanë frigoriferë që arrijnë kaq të ulëta.

Moderna s’ e ka këtë problem. Gjegjësisht, kjo vaksinë mund të ruhet në një temperaturë prej – 20 gradë celsius.

Kjo do të thotë se vaksina e Modernas mund të ruhet në frigoriferë që zakonisht gjenden në barnatore dhe zyrat e mjekut.

Për më tepër, vaksina e Modernas mund të ruhet për plot 30 ditë në frigorifer gjersa e Pfizerit për vetëm pesë ditë, që është një tjetër avantazh i rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

dy vaksinat, Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë e njohur si -s – kjo do të thotë që një pjesë e kodit gjenetik të coronavirusit injektohet në trup.

Kjo fillon të bëjë virale, por jo të gjithë virusin, e cila është e mjaftueshme për të trajnuar sistemin imunitar që të sulmojë.

Ai duhet ta trajnojë trupin për të bërë të dy antitrupa – dhe një pjesë tjetër të sistemit imunitar të quajtur qelizat T për të luftuar coronavirusin.

tjerët janë në zhvillim, ndërsa një testim i tretë i madh – nga kompania belge Janssen – është duke u zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë gjatë verës, Moderna ka kërkuar rreth 21 euro një dozë, që është shumë më tepër se ajo e Pfizerit, e cila raportohet se do të kushtojë rreth 15 euro.

Kjo ishte në sasi më të vogla gjersa padyshim që do të bëhen marrëveshje për të ulur çmimin për blerjet me shumicë, por Moderna është një kompani tregtare, e cila ka shprehur qartë interesin e saj për të dal në fitim.

Dr Zoltan Kis, bashkëpunëtor kërkimor në Future Manufacturing Hub, Imperial College London, tha se sasia më e madhe e vaksinës Moderna mRNA për dozë (100 mikrogramë) krahasuar me Pfizer (30 mikrogramë) do të thoshte që kjo e fundit mund të prodhohej në numër më të lartë dhe me kosto më të ulët.

Ai shtoi se çështjet e transportit me Pfizerin mund t’i japin një epërsi fillestare, por vuri në dukje temperaturën më të lartë, e cila i jep epërsi vaksinës së Modernas.

“andaj, pasi të aprovohet nga autoritetet rregullatore, vaksina e Modernas mund të shpërndahet shumë më lehtë dhe me kosto më të ulët krahasuar me vaksinën BioNTech / Pfizer”, tha ai.

vaksinë do të mësonte në mënyrë të sigurt trupat tanë që të luftojnë infeksionin.

Ose do të na ndalonte të infektoheshim me coronavirus në radhë të parë ose të paktën do ta bënte më pak vdekjeprurës.



Postime të ngjashme