Dy vaksina premtuese dhe udha e gjatë e shpërndarjes

loading...


Më 17 nëntor u bë një vit prej kur u bë publike shfaqja e virusit COVID-19 në provincën Wuhan të Kinës.

Tash një vit më vonë, pas shumë përpjekjeve, kemi dy vaksina që po rezultojnë të suksesshme në luftimin e këtij virusi.

Më 18 nëntor, kompania me bazë në SHBA, Pfizer, dhe partneri i saj gjerman BioNTech, njoftuan për rezultatet përfundimtare të provave të vaksinave kundër COVID-19.

Ugur Sahin, shkencëtar i vaksinës

“Kjo është 95% efikase dhe 95% efikasitet nënkupton që vaksinimi pakëson 20 herë rrezikun për sëmundje infektuese. Kjo është një vaksinë mjaft efektive”

Lajmi erdhi disa ditë pasi kompania tjetër ‘Moderna’ njoftoi për rezultatet e suksesshme nga provat për vaksinën e saj.

Këto zhvillime na bëjnë të kuptojmë se vaksinat kundër COVID-19, s’ janë larg- qoftë edhe për një numër relativisht të vogël në fillim.

Moncef Slaoui, shef i operacionit për prodhim dhe shpërndarje të shpejt.

“Ne planifikojmë të kemi në dispozicion doza të mjaftueshme të vaksinave për përdorim në popullatën e SHBA-së për t’i imunizuar rreth 20 milionë persona në muajin dhjetor dhe 25 deri 30 milionë të tjerë çdo muaj nga atëherë e këtej”

Një numër i shkencëtareve që s’ janë të lidhur me kompanitë, thonë se provat e vaksinave tejkaluan pritjet.

Por, ka edhe shumë faktorë të panjohur.

John Whyte, kryeshef mjekësor në ËEMBO

“Të dhënat janë inkurajuese prej atyre që po lexoj, por s’ po lexoj mjaftueshëm të dhëna. Për secilën nga këto vaksina, sa do të zgjasë imuniteti? A do zgjasë disa muaj? Do jetë një vit? Këto janë të dhëna të rëndësishme që të shikohen. Kush nga popullata s’ është përfshirë në testimin klinik? Zakonisht, gratë shtatzëna s’ përfshihen. Fëmijët nën 12 vjeç s’ përfshihen as personat e shtyrë në moshë s’ përfshihen”

Të dy vaksinat, Pfizer dhe Moderna  janë në pritje të disa të dhënave dhe Brenda pak javësh pritet të marrin miratimin e urgjencës nga autoritetet amerikane.

Pastaj fillojnë sfidat e radhës: Shpërndarja dhe dorëzimi.

Prodhuesit e dy vaksinave kanë kontrata paraprake me qeveritë e huaja duke përfshirë 300 milionë doza nga Pfizer për BE.

Vaksina Moderna kërkon temperature standard të frigoriferit, ndërsa vaksina Pfizer ka nevojë për ftohje ultra ftohtë nën minus 70 gradë celcius.

Sipas Toby Peters, nevoja për depot ë ftohta e komplikon shpërndarjen e vaksinës.

“Duke pasur parasysh vëllimin dhe shpejtësinë e shpërndarjes së vaksinës, pavarësisht Po qe se është 2-8 gradë celcius ose në minus 80, s’ ka formë të gatshme të vaksinës së ftohtë ose mundësi për t’iu përgjigjur kësaj kërkese.

Peters thotë se një pjesë e madhe e botës s’ do të mund të furnizohet me vaksina të ftohta.

“Në disa vende, 50 për qind e shpërndarjes së vaksinave bëhet nga punëtorët duke përdorur kuti të piknikut të zbukuruara.”

Një komplikim tjetër është që të dy vaksinat janë të dhëna në dy doza të ndara Brenda disa javëve-gjë që kërkon angazhim të dyfishtë.

Në mungesë janë edhe mjekët të cilët do të mund të administrojnë vaksinat dhe ata që i marrin këto vaksina.

Gjermania po planifikon të krijojë qendra të përkohshme të vaksinimit me kapacitete të larta dhe një sistem qendror të regjistrimit, ndërsa Britania ka identifikuar një rrjet prej 1,500 vendeve të vaksinimit.

Por, shkalla e programit global të vaksinimit është thjesht shumë e madhe për të pritur rezultate të shpejta.

Organizata botërore e shëndetësisë thotë se viti i ardhshëm do jetë vetëm fillimi.

Dr Kate O’ Brien , drejtoreshë e departamentit të imunizimit në OBSH “Ajo që po synojmë në të vërtetë është që në vitin 2021, çdo vend në botë të jetë në gjendje te imunizojë të paktën 20 për qind të popullatës. Ky është qëllimi, dhe Po qe se mund ta bëjmë këtë, Po qe se mund të marrim atë sasi vaksine bë çdo vend, atëherë grupet që janë prioritet, do të jenë në gjendje të kenë një shkallë të mbrojtjes.”

Grupet që kanë përparësi, me shumë mundësi do të jenë punëtorët shëndetësorë, të moshuarit dhe njerëzit që kanë sëmundje serioze.

Por, secili vend do t’i planifikojë strategjitë e veta. Ndërkohë, vaksina të tjera përveç dy të parave, do të mund të marrin miratim në muajt e ardhshëm, duke futur në treg furnizues të shumtë.

Soumya Swaminathan, shkencëtare në OBSH “s’ mund të mendojmë që ‘Ah, ne kemi një ose dy, tash thjeshtë ndalojmë gjithçka’. Jo, kemi nevojë për më shumë vaksina, duhet të vazhdojmë. Kemi nevojë për disa vaksina dhe është e mundur që disa prej vaksinave të kenë mbrojtje më të gjatë se të tjerat, dhe s’ do ta dimë këtë, Po qe se s’ bëjmë prova dhe Po qe se s’ mbledhim të dhëna.”

OBSH po luan një rol të rëndësishëm në financimin e furnizimeve me vaksina për vendet e varfra.

Në të njëjtën kohë, disa qeveri po kërkojnë që vaksinat COVID-19 të mos jenë të mbrojtura nga patentat.

Po ashtu, po planifikohet të krijohen rrjete të shpërndarjes. Rusia ka miratuar dy vaksina, derisa provat janë akoma në proces.

Në Rusi thuhet se njëra prej tyre, e njohur si Sputnik-V, është më shumë se 90 për qind efektive, megjithëse disa studiues jashtë Rusisë thonë se të dhënat janë të pamjaftueshme për të deklaruar se vaksina është e suksesshme.

Moska ka propozuar plane për prodhim në masë të madhe të vaksinës Brenda grupit të shteteve ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Vladimir Putin, President i Rusisë “Anëtarët e BRICS ishin në gjendje të reagojnë shpejt dhe të ndërmarrin masa konkrete për të luftuar pandeminë. Unë do të doja të theksoja se fondi rus i investimeve direkte, ka arritur marrëveshje me partner indianë dhe brazilianë për të kryer prova klinike të vaksinës Sputnik-V, si dhe me kompani farmaceutike në Kinë dhe Indi për të hapur qendrat për prodhimin e vaksinës sonë në këto vende, jo vetëm për nevojat e tyre, por edhe për palët e treta.

Duke ditur që vaksinimi është pranë, specialistët thonë se është qenësore të vazhdohet luftimi i pandemisë me masa, siç janë maskat dhe distance fizike.

Me rritjen e pandemisë në shumë vende, mjeti më i ri për ta luftuar atë-vaksina efektive, s’ do të jetë gati shumë shpejt. REL

 



Related posts