Dyfytyrësia e disa Portaleve dhe Gazetave ndaj Mjekëve dhe Infermierëve





Mediat në Kosovë e sidomos portalet kanë shkruar vazhdimisht kundër Mjekëve dhe Infermierëve madje kanë kaluar edhe në shpifje dhe trillime nga më të ndryshmet.
Këto portale apo gazeta madje duke e shitur veten për disa klikime kanë dramatizuar dhe kanë hedhur zjarr në shkrimet e tyre kundër personelit shëndetësor madje edhe duke i dramatizuar ngjarjet deri në atë shkallë sa do të quhej edhe “skizofreni mediatike”.
Portalet ose gazetat dyfytyrëshe kanë kontribuar në krijimin e imazhit të keq ndaj personelit shëndetësor përmes artikujve të tyre duke ndryshuar faktet dhe argumentet me realitetin dhe duke dhënë gjykime për të cilat mediat konsiderohen diletante ose amatore sepse nuk munden mediat t’a vlerësojnë Mjekësinë.
Si duket në vazhdimësi këto media kanë shëndrruar komplikimet mjekësore në “skandale mjekësore” ndërsa sukseset e Mjekëve dhe Infermierëve i kanë heshtur me qëllim që imazhi i personelit shëndetësor të vazhdoj rrugëtimin e “stërkeqjes”.
Këto portale që financat e tyre janë të dyshimta janë në gjendje që për një kafshatë goje të shpifin, trillojnë, ekzagjerojnë, dramatizojnë çdo lajm kundër Mjekëve dhe Infermierëve.
Kohët e fundit këto media e kanë kuptuar që personeli shëndetësor po i identifikon si  portale ose gazeta armike të Mjekëve dhe Infermierëve,  dhe po këto portale ose gazeta janë veshur me “lëkurën e deles” duke dhënë përshtypjen se “ujqëria mediatike” e tyre është “delëzuar” por në fakt përkundrazi armiqësia e tyre gazetareske është modifikuar dhe sofistikuar duke kaluar në një “gazetari të nëntokës” e cila po synon përmes metodave “karramele” të përmirësojnë imazhin e portaleve ose gazetave të tyre dhe të kthejnë lexueshmërinë për portalet e tyre në mënyrë që të kthejnë fitimet monetare nga lajmet e tyre që janë gatuar në “kuzhinat AntiMjek dhe AntiInfermier”.
Mediat e shitura kanë krijuar një hendek të madh midis realitetit dhe gënjeshtrës përmes “zjarrëzimit mediatik” të shkrimeve kundër Mjekëve dhe Infermierëve. 
Mjekët dhe Infermierët nuk do t’a harrojnë asnjëherë të kaluarën mediatike të këtyre portaleve ose gazetave dyfytyrëshe dhe do të tregohen gjithmonë koshient ndaj tyre.

Është shumë i çuditshëm ky ndryshim i qasjes të disa mediave që përmes disa lajmeve boshe dhe amatereske të rikthejnë një simpati të Mjekëve dhe Infermierëve ndaj mediave të tyre por kjo nga Mjekët dhe Infermierët po konsiderohet si tentativë e kotë e tyre sepse e kaluara mediatike nuk harrohet kurrë dhe do të kujtohet gjithmonë nga personeli shëndetësor.

Shih edhe:  In 'minibrains,' hindering key enzyme by different amounts has opposite growth effects -- ScienceDaily

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *