E diela ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë

loading...

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga e diela më datë 23 gusht rikthehet në fuqi vendimi që e diela të jetë ditë pushimi.

Sipas komunës ky vendim u mor pas shqyrtimit të kërkesave të 56 bizneseve për caktimin e ditës së diel, ditë pushimi.

“Kryetari Bahtiri duke marrë parasysh kërkesën e tyre dhe gjendjen pandemike në vend, vendos për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë pushim.Ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga, diela e parë e këtij muaji përkatësisht nga data 23.08.2020,” thuhet në njoftimin e Komunës.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *