E solla Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe ngase kisha guxim

loading...

Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se s’ e ka problem që të pranojë që kryeministri të jetë shqiptarë, por se s’ do të lejojë që kjo të arrihet me anë të shantazheve.

Zaev thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve me të cilin mundësohet një shtrirje më e gjerë e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe është meritë e tij dhe guximit të partisë që drejton.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Zaev, në këto zgjedhje ju thoni se shqiptarët nevojitet t’u besojnë votën ngase dëshmuat se angazhoheni për interesat e shqiptarëve me anë të konceptit “një shoqëri për të gjithë”, duke vënë theksin në miratimin e të Ligjit të gjuhëve, me ç`rast gjuha shqipe arrin një shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtar. Po të njëjtën gjë e thotë dhe partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, se ata janë meritor për këtë. Cila është e vërteta?

Zoran Zaev: E vërteta është realiteti i ri në shtet.

BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) ishte në pushtet për 17 vjet. Ishte pjesë e pushtetit edhe me VMRO-DPMNE-në edhe LSDM-në para se të vijë Zoran Zaevi dhe kjo kryesi e re e Lidhjes Social-Demokrate. Pse s’ e sollën Ligjin për gjuhën përderisa këtë e parasheh Kushtetuta?

Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe s’ e sollën prejse s’ kishin guxim as BDI-ja, as VMRO DPMNE-ja e as udhëheqësitë e kaluara të LSDM-së, flas për periudhën gjatë vitit 2006 kur socialdemokratët ishin në pushtet.

Ne sollëm ligjin prejse kishim guxim, u sqaruam qytetarëve se s’ humbet askush asgjë me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Keni deklaruar se s’ do të mbështesni idenë e BDI-së për kryeministër shqiptarë, pse?

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet unitar. Të gjithë jemi qytetarë të barabartë, ndërtojmë shoqëri multi-etnike dhe padiskutim plotësisht çdo lloj ndarjeje dhe nacionalizmash, për ne është e papranueshme. Këtu qëndron shantazhi.

Unë s’ e kam problem që do të jetë kandidat shqiptar për kryeministër, kryetar të shtetit, për kryetar të parlamentit. E kam dëshmuar këtë. Por, s’ do të pranoj shantazhe ngase dikush ashtu mendon, s’ guxojmë ta bëjmë këtë për shkak të qytetarëve.

Qytetarët janë ata që vendosin se në cilin drejtim nevojitet të ecë shteti.

Atëherë pse nevojitet t’ju votojnë shqiptarët kësaj radhe? Cilin post do t`ua ofroni qetetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut , votat e të cilëve ishin vendimtare që të mund të merrni pushtetin?

Kam dëshmuar se jam politikan i cili s’ është i ngarkuar, për cilindo qoftë funksion në shtet s’ kam problem, për sa i përket përkatësisë etnike.

Madje edhe për postin e kryeministrit?

Po edhe për postin e kryeministrit, madje edhe presidentin e shtetit që është funksion edhe më i lartë në shtet.

Ministër të Financave, ministër të Punëve të Brendshme, s’ e di se në cilin dikaster s’ kemi pasur ministër shqiptar, s’ kam problem me asnjë nga ministritë, por për mua e rëndësishme është të propozojnë njeri, para së gjithash nga LSDM-ja (Lidhja Social Demokrate) ose (Lëvizja) Besa po edhe partitë tjera, me të cilat do të bisedojmë për koalicionin, kërkoj njeri të dëshmuar, njeri të përkushtuar, të dëshmuar, të aftë, por edhe njeri që di ta dëgjojë popullin, të jetë i qasshëm dhe të dijë të punojë me sukses.

Na duhen njerëz të suksesshëm. Katër vjet janë nder, por edhe përgjegjësi që të shënojmë historinë, ne politikanët, që nesër të mundemi fëmijëve tanë, të cilët do të na ulen në prehër, t’u themi ‘dëgjoni me gjyshin, xhaxhin, kur ishim ne në pushtet atëherë ia doli shteti’. Këtu është filozofia e ndershmërisë dhe përgjegjësisë.

Kjo është një mundësi e rrallë që t’i jepet dikujt mundësia nga populli, që të jetë kryeministër, ministër, kryetar i parlamentit, deputet, kryetar i shtetit dhe ngjashëm. Duhen njerëz, ka njerëz që janë punëtorë dhe jopunëtorë, ka të mirë dhe të këqij, që kanë kualitete dhe s’ kanë kualitete, ashtu nevojitet parë njerëzit.

Zoti Zaev, në këto zgjedhje ia caktuat vetes për qëllim që ta mundni oponentin tuaj politik, VMRO-DPMNE-në dhe partnerin tuaj të deritanishëm qeveritar, BDI, në njësinë zgjedhore 6. Po qe se e keni pasur aq vështirë me BDI-në, përse pritët tre vite duke qeverisur bashkë?

s’ keni shumë opsione në politikë për të zgjedhur. T’jua rikujtoj edhe juve, edhe gjithë atyre që na ndjekin: ne fituam 49 deputetë pas “bombave”, pas hapjes së tërë atij krimi. Shteti tërësisht mbeti i shkretë dhe opsionet me anë të numrave, të cilët qytetarët tanë i japin me anë të votimit, janë opsionet të cilat i keni në dispozicion.

Thjesht, s’ ekzistonte asnjë opsion tjetër përveç koalicionit me BDI-në, që të mund të bëhet shumicë parlamentare. Të gjitha partitë tjera më të vogla ishin me nga 5 deputetë, 3 deputetë, 2 deputetë, të cilat, thjesht, s’ jepnin mundësi për koalicion parlamentar të mundshëm, për shumicë parlamentare të mjaftueshme.

Por, çka Po qe se rezultatet sërish ju çojnë në koalicion me BDI-në?

Tani s’ ka shans të na çojnë në koalicion me BDI-në, prejse opsionet, përkundër oponentit të parë dhe direkt të BDI-së, ato janë Aleanca dhe Alternativa, janë afër me mandate.

Po edhe sikur të ketë dallim me 2 apo 3 deputetë plus/minus, për cilëndo qoftë nga këto dy oferta politike, apo opsione politike, mes BDI-së dhe Aleancës së bashku me Alternativën, atëherë realisht na japin opsion të zgjedhim./REL



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *