© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Aurora Dollenberg

Pas largimit të mjekëve edhe farmacistët dhe dentistët, kanë në objektiv, zhvendosjen e tyre në Gjermani.

Por ndryshe nga sa ndodh me mjekët, për profesionistët e tjerë konvertimi i diplomës është i vështirë, dhe gati i pamundur.

Dhoma e mjekësisë për farmacistë dhe dentistët kanë rritur shumë kërkesën e llogarisë dhe kriteret për tu konvertuar diplomat duke bërë që në 90% të refuzohen në kërkesën e parë, përpjekja e dytë apo e tretë është relative, se sa janë të gatshëm këto profesionistë Për të marrë provimin e aprobacionit”,-tha Aurora Dollenberg, mjeke në Gjermani.

Për shtetin gjerman, farmacistë dhe dentistët, konsiderohen rrezik për konkurrencën vendase.

Mjeku shqiptar është i angazhuar në të gjitha nivelet e institucioneve publike gjermane, ku mjekët gjerman nuk janë të gatshëm si pasojë e nivelit të lartë të stresit, po kur bëhet fjalë që tregut gjerman lind një rrezik konkurrues siç janë farmacistët dhe dentistët aty ka më pak tolerance”,- tha Aurora Dollenberg, mjeke.

Pavarësisht kësaj, në vitet e fundit, numri i profesionistëve të shëndetësisë që kërkojnë një vend punë në vendet e Bashkimit Europian ka ardhur në rritje.

 

o.j/dita

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.