Efekti Covid – Importet e Barnave Arrijnë Rekord, Po Përdoren Shumë Antibiotikë

loading...


Importet e barnave shënuan rritje të ndjeshme në tetor, duke arritur një rekord historik, me përjashtim të një muaji në vitin 2014.

Sipas të dhënave të , importi i produkteve farmaceutike në tetor arriti në vlerën e 2.7 miliardë lekëve, ose 22 milionë euro. Kjo shifër është 42% më e lartë sesa mesatarja mujore e periudhës janar-shtator dhe 34% më e lartë sesa mesatarja mujore e 2019-s.

, përfaqësuesit e depove farmaceutike dhe farmacistët, të kontaktuar nga Monitor, thanë se arsyeja kryesore e kësaj rritjeje lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e -19, ku përhapja masive e virusit nga shtatori i cili po vijon të kulmojë, ka nxitur përdorimin e më shumë barnave.

më e lartë ka qenë për antibiotikë, edhe për ata më të fortët, për të cilët mjekët kanë paralajmëruar shpesh se po përdoren pa kriter. Përfaqësuesit e depove farmaceutike thanë se ka kërkesë shumë të lartë edhe për vitaminën C, madje po përballen me vështirësi për furnizimin me këtë produkt, pasi në të tërë botën është rritur përdorimi saj. Krahas vitaminës C, ka kërkesë të lartë edhe për vitaminën D.

Kortizonikët, antikoagulantët janë barnat e tjera për të cilat ka pasur një konsum të shtuar, të lidhura sërish me pandeminë.

dhe farmacistët pohojnë se kërkesa për barnat e tjera, kryesisht për të sëmurët kronikë ka qenë e qëndrueshme, ndërsa rritja e lartë e importeve të tetorit është e lidhur me -19.

Sipas shteteve, është burimi kryesor nga vijnë barnat në vend, me 14% të totalit për muajin tetor. Importet nga ky shtet u rritën me 14%. Aktorët e tregut pohojnë se shtesa ka ardhur edhe nga vitaminat, që importohen kryesisht nga .

Shteti i dytë, me rritjen më të fortë nga të gjithë, është (11.7% e totalit). Importet nga ky shtet u rritën me 121% në tetor, në krahasim me mesataren mujore të periudhës janar-shtator. Nga ky vend vijnë kryesisht produktet për përdorim spitalor, të cilat janë dhe më të shtrenjta në vlerë.

është shteti i tretë që furnizoi tregun shqiptar me barna (10% e totalit). Aktorët e tregut pohojnë se produktet nga kanë depërtuar në treg edhe për faktin se janë më të lira.

Për 10-mujorin, importet e barnave në total janë rritur me vetëm 1.5%. Në mars- prill, pas karantinës, kompanitë farmaceutike nxituan të importonin, teksa situata ishte e pasigurt, duke krijuar edhe stoqe. Kjo çoi në rënien e importeve në muajt në vijim, duke u  rritur sërish më pas ndjeshëm në tetor, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës pas rritjes së rasteve të -19./Burimi:Monitor

Related posts