Egjipti rinis fluturimet ndërkombëtare, rifillon sezoni turistik

loading...

Një nga vendet më turistike në botës, dalëngadalë po i hap të gjitha dyert për turistët e huaj, duke rifilluar kështu sezonin turistik.

E Shtunë, 4 Korrik 2020 – 20:10
albinfo.ch

Pas rihapjes së të gjitha resorteve turistike dhe muzeve arkeologjike për turistët e huaj, Egjipti ka rinisur fluturimet ndërkombëtare, pas 3 muajsh mbylljeje për shkak të COVID-19, njofton Euronews, përcjell albinfo.ch.

Mbyllja e aeroporteve dhe e vendeve historike u njoftua në mes të marsit, kur u morën masa për të ndihmuar frenimin e përhapjes së virusit, përfshirë ndalimin e tubimeve të mëdha publike,

“Ne hapëm një numër qendrash historike në qytete të mëdha. Numri më i madh i pikave të rihapura është në Aleksandria, pasi është një vend për njerëzit që të shkojnë me pushime verore. Kemi rihapur vendet historike në Kajro, si muzeun egjiptian në Tahrir, Piramidat në Giza, Çitadelën dhe pallatin Baron”, tha ministri Egjiptian i Objekteve Antike, Khaled Al-Anany.

Turizmi në Egjipt përbën 5% të PBB-së së përgjithshme, ndërkohë që deri më tash, në luftën me koronavirusin ka regjistruar 68.311 raste dhe 2,953 vdekje.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *