Nocioni i veprës penale (elementet themelore të veprës penale) – .
Lidhur me nocionin e vepres penale, ekzistojne mendime te ndryshme. Vepra penale trajtohet si fenomen juridik por edhe si fenomen social.
Me veper penale kuptojme cenimin e vlerave te shoqerise dhe ne keto raste shqiptohen sanksionet penale.
Poashtu veper penale eshte edhe veprimi i njeriut te caktuar qe midis tjerash eshte edhe manifestim i personalitetit te tij.
Vepra penale perbehet prej pese elementeve kryesore:
1) veprimi i njeriut; 2) rrezikshmeria shoqerore; 3) kunderligjshmeria;
4) percaktueshmeria e vepres penale me ligj; 5) pergjegjesia penale e kryesit (fajesia).
Per tu konsideruar nje vepër penale duhet qe ne menyre kumulative ti posedoj këto pese elemente.
Elementet e veprës penale ndahen ne 1) elemente objektive dhe 2)subjektive. Nderkaq elementet objektive ndahen ne 1.1formale dhe 1.2 materiale.
1. Ne elementet objektive bejne pjese:
a)veprimi i njeriut;
b)rrezikshmeria shoqerore;
c)kunderligjshmeria dhe
d)percaktueshmeria e vepres penale me ligj.
2) Ne grupin e elementeve subjektive ben pjese vetem pergjegjesia penale e kryesit (fajesia).
1.1) Ne elementet formale numerohen:
a)veprimi i njeriut me pasojen e shkaktuar;
b) kunderligjshmeria dhe percaktueshmeria e vepres penale me ligj.
1.2Si elemente materiale numerohet vetem rrezikshmeria shoqerore.