Thu. Jun 30th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Energjia ?

ENERGJI f.

1. filoz. Një nga vetitë themeloremateries, masa e përgjithshme e formave të ndryshme të lëvizjes së materies. Teoria e energjisë. Energjia është e pashkëputur nga materia.

2. fiz. Aftësia që ka një trup a një lëndë për të bërë një punë të caktuar ose për të qenë burim i një force që vë në lëvizje a në veprim diçka; vetë kjo forcë e aftësi e përdorur për qëllime të ndryshme praktike. Energji elektrike. Energji mekanike (kinetike, termike, kimike). Energji bërthamore. Energji diellore (ujore). Energji e çliruar. Burim energjie. Ligji i ruajtjes dhe i shndërrimit të energjisë.

3. Forcë vepruese dhe këmbëngulje a vendosmëri e patundur për të bërë një punë a për t’ia arritur një qëllimi; fuqi, gjallëri. Energji fizike (shpirtërore). Energji krijuese. Energji të reja. Me energji të madhe. Energjia e masave. Derdh (shkrij) të gjitha energjitë.Energjia, Kuptimi i fjalës

You cannot copy content of this page