Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Edema e këmbëve

Shkruan: Dr. Gëzim Berisha – Kardiolog

Ënjtja e këmbëve është një gjendje shëndetësore që karakterizohet me grumbullim të ujit në këmbë kryesisht nga gjuri e poshtë.

Shkaktarët kryesor të ajtjes së këmbëve janë:

Pamjaftueshmëria e zemrës ose insuficienca e zemrës është kjo një gjendje kur zemra s’pompon gjakun në mënyrë të mjaftueshme. Kjo gjendje është përfundimi i keq i të gjitha sëmundjeve të zemrës. Nëse s’mjekohen mirë dhe me kohë. Në këtë gjendje zemra është aq e dobët sa që s’mundet në mënyrë adekuate ta pompoj gjakun nëpër tërë organizmin dhe për pasojë ka grumbullimin e ujit në pjesë të ndryshme të trupit si psh në këmbë, bark apo mushkëri. Kjo gjendje përpos që shkakton ajtje të këmbëve shkakton edhe frymëzënje, kollë, lodhje të përgjithshme trupore.

Sëmundjet e veshkave sidomos ato sëmundje që bëjnë të humbin albuminat me urinë.

Qëndrimi i gjatë në këmbë sidomos në ambientet me temperaturë të lartë.

Disa barna si psh ato që përdoren për trajtimin e shtypjes se lart të gjakut. Amlodipina, Nifedipina, Corali etj janë barna të tilla që mund të shkaktojnë ajtje të këmbëve.

Sëmundjet e ndryshme të venave të këmbëve siq janë: Tromboza e venave të këmbëve, venat varikoze, insuficienca e venave të këmbëve.

Sëmundjet e mëlqisë që shkaktojnë prodhimin e pamjaftushëm të albuminave.

Shtatzania është një gjendje normale kur mund të ajen këmbët për shkak të presionit që bënë beba në venat e këmbëve të nënës.

VEREJTJE: Po qe se vëreni ënjtje të këmbëve tuaja, ju duhet menjëherë të njoftoni mjekun tuaj i cili do ta zbulon shkatarin e kësaj gjendje dhe varësisht nga ajo edhe trajtimin adekuat.

 

Leave a Reply

You cannot copy content of this page