Thu. Jul 7th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Era e rëndë nga goja gjatë agjërimit

Era e rëndë nga goja gjatë agjërimit apo gjatë çdo gjendje privimi nga ushqimi,është shumë e shëndetshme!

Era nga goja që ngjason me erën e Acetonit,kuptojmë se organizmi i njeriut është futur në gjendjen Ketonike.Kjo erë,është si rezultat i prodhimit të trupave ketonikë nga organizmi i njeriut,që më pas shërbejnë si molekula për energji që i nevojitet organizmit,sidomos trurit.
Ketonet janë molekula që treten në ujë dhe prodhohen nga mëlqia.Kur organizmi i njeriut privohet nga ushqimi për disa orë,fillon mungesa e Glukozës që është esenciale për punën normale të trurit.Me mungesën e Glukozës,organizmi përdorë yndyrërat e dopozituara në organizëm që ti kthejë në trupa ketonik.Ketonet pastaj bëhen si lëndë djegëse dhe prodhojnë energji për trurin! (Mekanizëm mbrojtës i Organizmit).

Cilat janë përfitimet e Ketoneve?

•Ketonet mbrojnë dhe rigjenerojnë sistemin nervorë.
•Ketonet janë antioksidans të fuqishëm.(pastrojne organizmnin nga toksinat)
•Ketonet forcojnë masën muskulore.(prandaj edhe pëdoren në formë suplementesh tek peshë-ngritësit)
•Parandalojnë rritjen dhe formimin e kancerit.
•Ndihmojnë në humbje të peshës trupore.
•Përmirsojnë kualitetin e jetës tek personat me Autizëm.

Përfitimet e ketoneve janë të mëdha në organizëm,përveç përfitimeve ketonet kanë edhe disa efekte anësore të lehta në organizëm,që ngjasojnë me gjendjen gripale,dhimbje muskujsh,marramendje,lodhje.

Desaret Murati dr.med

You cannot copy content of this page