Ese për 17 shkurtin
Pritëm me vite, e me shekuj dhe e arritëm ditën e 17 shkurtit 2008. Dita e shumëpritur nga të gjithë ne. Në nuk bënë t’i harrojmë asnjëherë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e atdheut tonë dhe tani jemi të lirë, flamuri kosovar valon lirshëm. Të gjithë kanë bërë rrugë të gjatë për të arritur këtë ditë, këtu ku jemi tani. Të gjithë jemi krenar që pavarësia e Kosovës na solli më shumë stabilitet në Kosovë. Të gjithë duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre nën flamurin e ri të Kosovës. Të gjithë duan të lëvizin lirshëm.
Është më me rëndësi, t’i përqafojmë njerëzit dhe t’i ushqejmë shpresat dhe ëndrrat tona. Në këtë ditë është e ardhmja jonë, e cila kurrë nuk ka qenë më e ndritshme, liria kurrë nuk ka qenë më e madhe dhe mundësit kurrë nuk kanë qenë më të dukshme. Më 12 nëntor 2011 është bërë përurimi i 38 kilometrave të parë të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”. Kjo rrugë në funksion të ndërlidhjeve të popujve dhe shteteve.
Shih edhe: Poezi për 17 shkurtin
Ese për 17 shkurtin (ese tjetër)
Kosova është atdheu ynë, me mundësi dhe të drejta të barabarta për të gjithë. Që nga 17 shkurti 2008, Kosova është e njohur si shtet nga shume shtete të botës. Në jemi duke shkuar drejt liberalizimit të vizave, që do të na mundësojë të udhëtojmë lirshëm në tërë botën, po ashtu edhe drejtë BE-së. Kosova është atdheu ynë dhe duhet të na gëzojë fakti se më nuk jemi të robëruar dhe nën sundimin e askujt. Duhet të na gëzojë fakti se nuk e kemi lirinë e kufizuar si dikur dhe se nuk vuajmë si më parë.
Populli shqiptar e dimë që ka vuajtur shumë dhe ka kaluar shumë pëngesa, duke u torturuar, duke u shkatërruar, dëbuar, vrarë dhe maskaruar barbarisht gjatë shekujve. Por erdhi koha kur të gjitha këto morën fund. Thonë se pas çdo të keqeje gjithnjë është fshehur një e mirë. Dhe pikërisht kështu ndodhi kur Kosova u shpall shtet sot e 8 vite më parë. Zemrat e gjithë shqiptarëve u bënë mal nga gëzimi. Të gjithë me shumë dashuri deshën ta ndërtonin një të ardhme të ndritur në vendin e tyre ku do të jetonin dhe do të leviznin lirshëm, pa frikë.
Dita e shpalljes së Pavarësisë cilësohet si një ditë tepër e veçantë dhe tejet e rëndësishme, sepse liria asnjëherë s’ka qenë e pranishme tek ne dhe mundësitë për një të ardhme sa më të mirë kurrë nuk kanë qenë kaq të pranishme.
Për të na parë neve kaq të lumtur të parët tanë sakrifikuan shumë. Ata dhanë edhe jetën e tyre pa e kursyer. Prandaj ne nuk duhet t’i harrojmë asnjëherë dëshmorët dhe martirët që dhanë jetën e tyre për lirinë që ne sot e gëzojmë. Ata gjithmonë do të mbesin në kujtesën tonë dhe në zemrat tona si njerëzit më të çmueshëm për ne dhe lirinë tonë. Ata sot nuk janë pranë nesh, por edhe po të ishin sigurisht që nuk do të ishin ndier të lumtur, sepse vendi ynë po përballet me gjëra jo të mira dhe se amaneti i tyre nuk po shkon në vend. E gjithë kjo për arsye se shteti ynë nuk po udhëhiqet nga njerëz meritor, por nga njerëz që i vënë qëllimet e tyre personale para atyre të popullit dhe vendit tonë. E kjo gjendje ata që derdhen gjakun për këtë vend sigurisht se do t’i zhgënjente si mos më keq.
Edhe përkundër faktit se është kjo gjendje siç është në vendin tonë, ne prapë duhet të ndiehemi të lumtur se më nuk jetojmë në robëri, dhe se ekziston shpresa se një ditë ne do ta kemi shtetin që e meritojmë ta kemi dhe se do të festojmë të lumtur për ardhmërinë dhe zhvillimin e vendit tonë./Rapitful
Ese për 17 shkurtin (Ese tjetër)
Sot Kosova feston përvjetorin e dymbëdhjetë të Pavarësisë. Pas një rrugëtimi të vështirë, e pushtuar nga mbretëri e shtete sllave në Ballkan, e ndarë dhunshëm nga pjesa tjetër e Shqipërisë më 1913, sundimit të huaj mbi 100 vjeçar i erdhi fundi edhe de jure. Nëntë vjet pas çlirimit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ndihmuar nga NATO, Kuvendi, në një seancë solemne të organizuar më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet dhe nuk kishte njohur asnjë shtet dhe as shteti i Shqipërisë, në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999).
Me politikë paqësore vendi assesi nuk lirohej nga okupatori. Grupet guerile kishin filluar organizimin për luftë në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Duke kryer disa aksione dhe aksionet kishin sukses. Më 26 nëntor 1997, pas luftimeve në Rrezallë ushtria serbe kishte pësuar humbje dhe ishte duke u tërhequr dhe në fshatin Llaushë, sulmon shkollën e fshatit dhe plagoset mësuesit Shaban Rreci (plagoset më pak në dorë), Halit Geci, i cili nuk mund ti mbijetoj plagëve dhe vdes në spital. Sipas të gjithave gjasave me urdhër të Adem Jasharit, është marr vendim që mësuesi të varroset më 28 nëntor që edhe UÇK-ja të dal në skenë.
Më 28 nëntor UÇK-ja, doli në skenë aty ishin tre pjesëtarët e saj: Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Muj Krasniqi. Gjithashtu nuk mund ta harrojmë edhe epopejën e 5, 6 dhe 7 marsit 1998. Ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 iu dhanë fund krimeve të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës
Kosova nga viti 1999, pasi që forcat serbe u detyruan ta lëshonin Kosovën, ka qenë e administruar nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës.
Në nëntor 2005 filloj zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës, por bisedimet për të arritur një zgjidhje me pajtim të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, dështuan. Këto përpjekje u drejtuan nga ish-kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i cili në vitin 2007 doli me propozimin e tij për statusin e Kosovës, pavarësi të mbikëqyrur. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila ë 22 korrik 2010, konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, në këtë seancë nuk morën pjesë deputet serb Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur. Kosovën menjëherë filluan ta njohin shumë shtete të botës. Shteti i parë që e ka njohur Kosovën është Afganistani pastaj Kostarika, Shqipëria, Anglia, SHBA, Franca etj.
Deri tani 115 entitete sovrane, nga të cilët 112 nga 193 shtete anëtare të OKB kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB.
Shih edhe:
Ese për urrejtjen ndaj mërgimtarëve
Ese për Humanizmin dhe ardhmërinë
Ese për Jetën, Njeriun dhe Kohën
Ese për Dashurinë – shkruar nga Nikolin Miria
Ese për Mediokër – shkruar nga Azem Shkreli
Ese për Nënën – shkruar nga Dua Lipa
Ese për Dimrin – (Ese tjetër)
Rrugëtimi i bisturisë së një Kirurgeje
Fjalët kyçe: Ese për 17 shkurtin, Ese