Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

5 MARSI NUK ËSHTË VETËM I PREKAZIT DHE I KOSOVËS. ËSHTË I TRASHËGIMISË BOTËRORE TË LUFTËS KUNDËR FASHIZMIT

Secila datë historike, botërisht, është rastësi. Nuk ka asnjë veçanti për 5 marsin para vitit 1998. Dhe nuk ka asnjë gjë që mund ta shlyjë rëndësinë e 5 Marsit pas vitit 1998.
Kështu pra, një veprim i një familje të zakonshme në Prekaz, bëhet Ngjarje që bartë në vete dimension universal.
Sepse lufta e Jasharajve ishte e tillë – Luftë për liri e njerëzve të zakonshëm kundër tiranisë fashiste të superarmatosur dhe të uniformuar.
Kjo makineri vrasëse nuk kurseu asgjë. Të gjithë anëtarët e familjes u vranë, pa kursyer as fëmijët e as të moshuarit.
Pra makineria nuk bënte luftë, por gjenocid.
Sepse nuk donte fitoren, por zhbërjen.
Në anën tjetër Adem Jashari qëndroi në shtëpinë e tij, me familjarët e tij. Ishte i armatosur lehtë.
Por kishte një armë shumë më të fortë: vendosmërinë për liri.
Kjo ngadhënjeu kundër makinerisë së trajnuar vrastare.

Prandaj 5 Marsi nuk mund të shlyhet.
Sepse nuk është më i Prekazit. As i Kosovës. Është i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit.
Është Ngjarje e vegjëlisë kundër shtypjes, e rezistencës kundër shfarosjes, e insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë, që e kundërshton shtypjen.
I Njeriut që e vlerësone lirinë dhe barazinë më shumë se jetën.

Adem Jashari luftoi si shqiptar i Kosovës. Por nuk luftoi vetëm për shqiptarët.
Luftoi për të gjithë të shtypurit kundër çdo forme të fashizmit. Shaip Kamberi

Lavdi u qofshim!

AsnjherëPërTuMosHarruar

Leave a Reply

You cannot copy content of this page