Wed. Dec 1st, 2021
Ese , Ese shqip, Ese të ndryshme , Ese dhe Hartime

Ese për Atdheun

Historia me ne shqiptaret eshte treguar jo miqesore dhe shpesh shume e padrejt. Edhe pse tokat shqiptare shtrihen ne disa shtete, ne na bashkon e njejta gjuhe. Gjuha jone e bukur shqipe, edhe pse armiqte tane ne shekuj jane munduar ta zhdukin. Por nuk na bashkon vetem gjuha qe ne flasim, por edhe e njejta kulture dhe tradita shekullore.
Kohet kane ndryshuar. Bota eshte bere me e mire. Ajo eshte bere me e mire sidomos per ne shqiptaret. Shume te drejta tashme ata i kane fituar. Por ne duhet te perpiqemi si komb, te gjithe shqiptar sa jemi, per ta bere nenen tone Shqiperi zonje. Te gjithe ata shqiptare qe ndodhen jashte kufijeve te shtetit ame, duhet te kerkojne te drejtat e tyre dhe ne duhet ti mbeshtesim me dashurin e vellait per vellane.

Pavaresisht se jetojme te ndare ne shtete te ndryshme, edhe pse kemi edhe diferenca, ne duhet ta duam dhe ta mbeshtesim fort njeri tjetrin. Ta ndiejme prane njeri-tjetrin. Une nuk jam dakort qe disa nga bashkmoshataret e mi nuk e pelqejne menyren se si ata sillen e flasin gjuhen shqipe. Kjo nuk eshte rruga e drejt. Perkundrazi ata kete gjuhe te bukur e kane mbrojtur edhe me gjakun e tyre. Ata edhe mund te mos e flasin shqipen si ne, por ata perpiqen qe ta mesojne mire ate. Prandaj ata jane per t’u lavderuar.

Kur udheton jasht atdheut e ndien se sa shume ai vlen. Vendi me i dashur eshte shtepia jote, keshtu dhe atdheu yne, Shqiperia eshte shtepia e perbashket e shqiptareve kudo ata jane.

Pasuria me me vlere eshte atdheu. Kur je larg tij malli te tret e zemra te duket bosh. Aty kemi lindur, mesuar fjalet e para shqipe. Aty kemi femijerine tone, lodrat tona, shoket dhe shoqet tona. Atdheu eshte vendi ku ti ke thene fjalen nene dhe ke hedhur hapat e pare. Per atdheun mund te shkruash gjithe jeten tende, por perseri kjo do te ishte pak. Nuk mjafton vetem ta duash ate, por edhe te punosh e luftosh per te.

Ese për Atdheun – (Ese tjetër)

Atdheu është mbase para se gjithash vendi ku robërohet shpirti.

Atdheu nuk do dashuri të cunguar. Ai që nuk bën gjithçka për të, nuk bën asgjë. Ai që nuk i jap gjithçka Atij, ai i ka mohuar të gjitha. Ai s’mund të harrohet. Nuk ka sëmundje më fisnike se sa malli për atdheun, e vendi i huaj nuk të bëhet atdhe.

Në atdhe njeriu ka të kaluar, por edhe të ardhme. Në vend të huaj ka vetëm të tashme.

Patriotizmi i vërtetë i dikujt nuk është ai që kërkohet dhe mburret në çastet solemne, por ai që çdo ditë e çdo orë kujdeset pa u lodhur për të mirën e përgjithshme dhe nuk mburret me këtë. Që të jesh nacionalist duhet së pari të kesh një atdhe dhe ta duash atw mbi çdo gjw tjetër.

Adheun e duam jo se është i madh apo i vogël, por e duam sepse është i yni.

Vetëm në vend të huaj e njeh bukurinë dhe ëmbëlsinë e gjuhës amtare, vetëm atje e ndjen ç’është atdheu që e ke braktisur.

Vendlindja është vetëm një, ashtu sikurse nëna. Kujt i takon virtyti i mirë, atij i takon edhe atdheu.

Thuhet që kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka rilindur. Kush nuk e do atdheun nuk e do as njerëzimin.

Një dimër në atdhe është më i ëmbël se sa qindra pranvera në dhe të huaj. E ata që dëshirojnë ta njohin e ta duan atdhenë e tyre le të shkojnë në dhe të huaj që ta ndjejnë mallin për të. Atdheu është si familja. Vlerën ja njohim vetëm atëherë kur jemi larg.

Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish.

Ese për Atdheun , Ese shqip, Ese të ndryshme , Ese dhe Hartime