Ese për Dimrin
Ese për Dimrin. Pas ditëve të ftohta e me shi, erdhën ditët me acar të dimrit, i cili e ka shtrirë pushtetin e vet deri në pranverë. Por bardhësisë së borës i gëzohen më së shumti fëmijët. Këtë stinë ata e pritën me padurim.
Një mëngjes më zgjoi një e trokitur e fortë në derën e shtëpisë.Vrapova me nxitim, edhe pse isha pakëz e frikësuar,dola të shihja se ç’po ndodhë.
Një pëlhurë e bardhë e kishte mbuluar tërë tokën. Atë ditë fshati im kishte marrë krejt pamje tjetër.
Mendova se mos ishte ndonjë ëndërr magjike imja apo një realitet.
Trokitjet në derë kishin qenë të shokëve e shoqeve të mia që kishin ardhur të më thërrisnin në lojë me topa bore. Por,duhet ta dimë një gjë: edhe loja duhet të ketë kufi. Duhet të mos e teprojmë e të ftohemi. Për këtë merakosen prindërit tanë. Ata kanë dëshirë e lutje të madhe gjithnjë për shëndetin tonë.
Tanimë fjollat e dëborës binin palë-palë mbi tokë.
Dimri vazhdonte avazin e vetë kurse ne pas lojës duhet të strukemi brenda dhomave të ngrohta…
Shkruar nga: Biondina Musliu – Muzakaj
Shih edhe : Poezi për dimrin
Ese tjetër për Dimrin
Ese për dimrin
Dimri është stina më e mrekullueshme që kam parë.Bora bie me flokët e saj të bardhë duke mbuluar rrugët,çatitë,pemët dhe të gjithë qytetin tim të bukur.Netët me borë,unë rri brenda shtëpisë time,pranë oxhakut të ngorhtë dhe duke ngrënë gështenja të pjekura dhe duke parë televizor.Rri deri vonë duke lexuar libra pranë oxhakut,dhe më pas fle në shtratin tim të butë dhe mbulohem me batanijet e ngrohta.Ndërkohë jashtë bie borë dhe është ftohtë……dhe ndërkohë unë bëj një gjumë të qetë dhe të ngrohtë.Në mëngjes vështroj në dritare qytetin tim,rrugët e të cilit,dëbora u ka shtruar një tapet të bardhë qumështor.Pemëve u kanë rënë gjethet.Nuk ka vend ku mos të ndodhet plaku prej bore.Dimri është një stinë e mrekullueshme,edhe pse është ftohtë dhe se pemët nuk kanë më gjethe!!!
Shih edhe: Vjershë për dimrin
Ese tjetër për Dimrin
Ese për Dimrin
U zgjova në mëngjes dola te dritarja pashë të gjitha fushat të gjitha malet,kodrat,tokën të mbuluar me një shtresë dëbore të madhe, ajo kishte mbuluar edhe pemët.Pyeta veten sa bukur u dukeshin?Aq bukur të bardha sikur të ishin nga akulli,unë u gëzova shumë kur pashë borën.Të gjithë fëmijët janë gëzuar,sepse luajmë me topa bore,ndërtojme njeri prej bore e shumë gjëra të tjera.Bora shkëlqente shumë,unë dola të luajë me borë dhe me topa bore sepse dimri ka shumë gjëra të veçanta.
Ese tjetër për Dimrin
Ese për Dimrin
Një batanije e bardhe më ka mbuluar gjithçka.Iku vjeshta.Erdhi dimri.Bora dhe akulli janë përhapur kudo.Degët e ngrira të pemëve varen aq shumë sa prekin dëborën që ka mbuluar tokën.Kur acari dhe dëbora pushojnë,jashtë dalin fëmijtë e vegjël që luajnë me topa bore.Oxhakët e shtëpive zënë të tymosin.Të rriturit fillojnë e dalin për të parë dëborën e butë.Ajo,ndonëse e ftohtë,ngroh zemrat e gjithkujt me dashuridhe mirësi.
Shih edhe: Ese për Dimrin (ese tjetër)
Ese për stinën e Dimrit
Ese për Dimrin
Burimi: Rapitful
Fjalët kyçe: Ese, Ese për Dimrin , Dimri, Ese për stinën e Dimrit
Shih edhe:
Ese për Dimrin (ese tjetër)
Ese për urrejtjen ndaj mërgimtarëve
Ese për Humanizmin dhe ardhmërinë
Ese për Jetën, Njeriun dhe Kohën
Ese për Dashurinë – shkruar nga Nikolin Miria
Ese për Mediokër – shkruar nga Azem Shkreli
Ese për Nënën – shkruar nga Dua Lipa
Rrugëtimi i bisturisë së një Kirurgeje