Ese për diturinë – Ese të ndryshme


Ese , Ese shqip, Ese të ndryshme , Ese dhe Hartime

Ese për diturinë – Ese të ndryshme

Nga jeta kuptova se një njeri në qoftë se nuk mund të mëson nga libri, mëson edhe nga vetë jeta duke u përballuar me situata të cilat të bëjnë që të mësosh shumëçka. Zoti e krijoi vdekjen që të ketë kuptim jeta, krijoi injorancën që të ketë kuptim dituria, krijoi varfërinë që të ketë kuptim pasuria, krijoi errësirën që të ketë kuptim drita, krijoi mërgimin që të ketë kuptim atdheu etj.

Jam shumë i bindur se personat të cilët mësojnë prej në shkollën e mesme janë të përcaktuar për diçka d.m.th e shohin veten si një shkenctar në të ardhmen dhe se ata dinë t’a shrytëzojnë kohën në maksimum dhe karakteristika tjetër e tyre është se mendojnë se do të jetojnë shumë gjatë që t’i shërbejnë popullit në çfarëdo lloj aspekti shoqëror.

Të flasësh për diturinë nuk do të thotë vetëm për ta pasur t’i këtë e të tjerët mos ti orientosh që të përvetësojnë dituri. Me vet temën nënkuptojmë se kur bëhet fjalë për dituri menjëherë na shpie mendimi se dituria është përvetësim apo njohje e një informacioni të ri, apo me fjalë të tjera dituria është rruga e vetme për të dalur nga errësirë në dritë.

Një filozof i vjetër arab kishte thënë: Njerëzit janë katër llojesh:
a) Njeri që di dhe që është i vetëdijshëm për këtë. Ky është dijetar, ndaj ndiqeni atë!
b) Njeri që di, por që është i pavetëdijshëm për këtë. Ky është i fjetur, prandaj zgjojeni!
c) Njeri që nuk di dhe që është i vetëdijshëm për këtë. Ky kërkon udhëzimin, ndaj orientojeni!
d) Njeri që nuk di, por që kujton se është i ditur. Ky është i humbur, prandaj refuzojeni.

Ajo çka më habit më tepër është se shumica e të paditurve bën pjesë në kategorinë e dytë, për të cilët Allahu ka thënë:
“ E kur atyre u thuhet: “ Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “ Ne jemi vetëm përmisues (paqtues)! Vini re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit por nuk e kuptojnë. Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni sikurse besuan njerëzit!”, ata thonë: “A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?!“Në të vërtetë ata dhe vetëm ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë”  Bekare:11-13

Para 1500 viteve njerëzit ishin në një errësirë nga mosdituria e madhe, në atë kohë ata ishin gjithashtu armiq kundër njëri tjetrit por edhe kundër vetes.  Mirëpo në atë kohë Allahu xh.sh. e dërgoi mësuesin e gjithësisë Muhamedin s.a.s (Paqja qoftë mbi të) i cili i nxorri ata nga ajo errësirë dhe ua bashkoi zemrat me një fe të bukur me fenë islame për të mos u ndarë më kurrë.

Shpesh ia parashtroj vetes një pyetje A jemi ne tash në këtë kohë në errësirë apo në dritë?
Përgjigjëja ime për fat të keq është se jemi në errësirë për arsye se ne e tradhëtuam amnanetin e Zotit tonë diturinë, ne përsëri u bëmë armiq kundër njëri tjetrit dhe çdo ditë e më shumë e përcjellim rrugën e shejtanit. Allahu në Kur’an thotë: O ju besimtarë a nuk e morra zotimin tuaj kur thatë: Lexuam dhe u bindëm. E tash si po ma ktheni shpinën mua?

Shpresoj që t’a përkrahim fenë islame duke studiuar shkencat të ndryshme natyrore dhe shoqërore dhe duke kaluar mirë me njëri tjetrin dhe duke vrapuar prapa diturisë që të bëhemi të mençur e jo që të vrapojmë pas pasurisë ku edhe një dijetar kishte thëmë: “ Po të donin njerëzit që të jenë të mençur po aq sa duan të jenë të pasur dhe të bukur, nuk do kishte ekzistuar anjë injorant”.

Porosia ime për të gjithë nxënësit por edhe për të gjithë fëmijët është që të bëhemi të diturisë dhe që të jemi të dobishëm me atë dituri së pari për veten pastaj për të tjerët ku edhe dy fjalë të urta popullore thonë: “ Më i dobishëm nga ju është ai që është i dobishëm edhe për të tjerët” ndërsa fjala tjetër e urtë popullore thotë “Nëse një njeri nuk është i denjë për vete e të tjerëve mundohet që të ju ndihmoj është si qiri i cili të tjerëve ua bën dritë ndërsa vehten e vet e shkrin”. Dëshiroj që këtë pororsi sadopak ndonjëri ta kuptoj sepse çfar dobie ka një porosi kur të tjerët nuk mund ta kuptojnë.

Sinan Ismaili, nxënës në “Arseni Jovkov”, Shkup

Shih edhe:

Ese për Jetën

Ese për Mësuesen

Ese për Njeriun

Ese për Mjedisin

Ese për qetësinë shpirtërore

Ese për Natyrën

Ese për librin

Ese për shkollën

Ese për 28 nëntorin

Ese për Shëndetin

Ese për Dashurinë

Ese për Pranverën

Ese për Verën

Ese për Vjeshtën

Ese për Dimrin

Rrugëtimi i bisturisë së një Kirurgeje

Ese për Ecjen

Ese për Errësirën

Ese për Ferrin

Ese për Inspirimin