Ese për ecjen, errësirën, ferrin – Ecje në errësirë


Ese , Ese shqip, Ese të ndryshme , Ese dhe Hartime

Ese për ecjen, errësirën, ferrin – Ecje në errësirë

ECJE NË ERRËSIRË

Hapi sytë deri në mundësin e fundit, përse nuk mund të shikojë. Eci vetëm sipas intuitës e cila nuk di ku do të më shpie. Shof disa objekte që më vertetojnë se nuk e kam shikimin të humbur. Sa do të doja të shof gjithë situaten e cila po ndodhë pa ndihmën e ndonjë mjeti apo aparati ndihmës. Vallë ku jam, mos ndoshta destinacioni i pushimeve të mia ka pasur ndonjë ndryshim, dhe më ka dërguar në ferr. Mendoja se ferri ishte i nxehtë dhe mendoja se i gjithi ne valë mbreteronë, por qenka më ndryshe, shumë më ndryshe se sa e mendoja. Këtu po mbreteronë ftohtë i acartë, çudi askush nuk mundohet ta luftojë këtë ftohtë me ndonjë zjarrë apo ndoshta gjithë e kan mendjen ta ngorhin shtëpinë e tyre e jo të gjithë ambientin. Vërtetë duket ide e marrë kjo, e të ngrohurit të gjithë ambientit, por edhe në qoftë se i pyet të gjithë, pergjigjja do të jetë e njejtë nga të gjithë, është në dorën e zotit. Sa të pa fuqishme i kem shpresat, jemi sikur elefanti në përrallen e bukur që i frikesohet një miushi simpatik, por ai harronë se po ta bënte vetëm një hap para dhe do ta shëndrronte ate të gjithin në lëng nga i cili përbëhet trupi i tij. Si duket gjërat që nuk i kemi provuar kurr na nxiejnë shpirtin me frikën e dështimit. Ehhh dështimi! Një mit ende i pa kapërcyer që ka nxën rrënjë në shpirtin luftarak tonin. Gjithë ajo ushtri e ideve optimiste udhëheqet nga një komandant i cili per t’i ruajtur cilësit e tij nuk dëshiron të shoh asnjë ushtarë më të fortë se ai vet, mbase edhe e mbytë nëse e shef që po ka suksese në ideoligjinë e tij. Shpresa e cila ka fituar një imunitet të lehtë brenda perandorisë të diktatorit dështim, mundohet sa do pak t`i motivojë këto ide përparimtare, mirpo të gjitha kanë frikë nga diktatori sepse e dijnë që shpresa do të jetë e privelegjuar në ekzekutimin e denimit të diktatorit, dhe ideja do të mposhtet lehtë. Sa e urrej këtë gjendje. A duhet me doemos të ketë ndikime nga jashtë ta largojë këtë pengesë e cila është si një virus në trupin e amvisit, i cili pos dëmit asgjë të mirë nuk sjellë. Ahhh shkuam larg me bestytni, si duket jemi duke besuar edhe në djallë, sepse kemi filluar të i`a ndërrojmë rrolet me zotin duke menduarë se në këtë botë do të fitojnë vetëm ata të cilët mbështeten nga e keqja. Si duket pesimizmi ka rrolin më të mirë në këtë filmin tonë, i cili gjithmonë triumfon në fund të çdo episode. Diçka duhet të ndryshojë, nuk mund ta lë veten në këtë gjendje. Drita e cila deri dje ishte vetëm e imagjinuar tani ka filluar të jep ca shenja jete. Shkëndijat të cilat sa do që janë të vogla dallohen nga largë, sepse errësira është duke na qorruar. Brenda shpirtit shpresa është duke luajtur rrolë të madhë në motivimin e ideve të cilat kanë filluar te behën me të guximshme, dhe kanë filluar të vetdisohen se të vetme nuk mund të i`a dalin në asnjë menyrë. Nuk e di asnjë hero të vertetë i cili ka bërë gjithçka i vetëm, pos te ata tek të cilët imagjinata e tepruar e autorit i ka bërë të pa prekshëm. Të ecurit para varet pikërishtë nga kjo levizje që po ndodh brenda. Edhe atyre shkëndiave të drites kanë filluar të rreflektohen tek disa pasyqyre të cilat janë duke luajtur rrol vendimtarë në jetgjatsinë e saj. Ahhh sa e dua një furnizimë të pa ndalshëm energjie. E di që një ditë do të vie, por shpresojë të mos jem i lodhur saqë errësiren e plotfuqishme që po ndodhë të mos e zevendesojë me atë të qepallave të syve të cilat do të jenë të lodhura saqë nuk do të jenë të interesuara për lluksin e drites, sepse besojnë në atë se ishte më mirë kur luftoja, se sa tani që kam fituar, ky zhgenjimë do të ishte vdekjeprurës, sepse arritja e asaj çfarë ke bërë me mund të madhë të të përdoret gabimishtë do të ishte baraz me humbjen. Me shpresën që drita e cila po na mungon do të na sjellë shumë të mira po e mbyllë këtë tekstë i cili është shumë pak i kuptueshëm në leximin e parë, sepse vetëm një njeri në gjendje të tillë siç po ndihem do t`a shpjegonte secilën fjali të cilën kam dashur të shprehë vetem një pikë të vogel nga vetja ime.

Fjalët kyçe: Ese , Ese për Ecjen , Ese për errësirën, Ese për Ferrin,

Ese , Ese shqip, Ese të ndryshme , Ese dhe Hartime

error: Content is protected !!