Tue. Aug 16th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Ese , Ese shqip, Ese të ndryshme , Ese dhe Hartime

Ese për Kullën – shkruar nga Arbër Rexhaj

 

Kulla jonë u ndërtua mbi kurrizin e luftës, tymit e flakës. Kullat tona u përvëluan me piskamën e tymeve. Ndërtimi i tyre zgjati me shekuj. U ngritën me gjak, vaj e gjëmim. Në lotët e nënave tona, me mortin bashkë ato përherë nxenë muret tona, fëmijët na lindën të përkundur në djepat e nxehtësisë së kullave tona. Ato nuk ndaluan së ndërtuari. Kullat tona u ndërtuan përherë. Kullat tona mbetën jehonë e shenjtërisë dhe të pastërtisë. Ato u bënë simbole të nderit dhe të burrërisë.

Sot kullat tona po ndërtohen mbrapsht. Themelet e kullave tona po ndërtohen nën gjëmimin dhe lotët e fëmijëve tanë, sepse bukën po ua marrin ata që do t’i thonin po këto në kohën e mbrojtes së kullës. Demagogët, hajnat, rrugaqët, përvëluesit e fëmijëve tanë po ia vjelin ëndërat atyre. Po ia shëmtojnë të ardhmen. Po bëjnë që t’iu vie marre nga kullat. Po bëjnë që të kemi turp ku po jetojmë. Kullat tona i kanë mbushur me turp. Ia kanë gërryer burrërinë. Këtij vendi ia nxjerrë fijen e turpit. Ata po na hanë fëmijët, çdo ditë po ua hanë nga një copë mishi, po ia shalojnë moralin e karakterin. Tani fëmijët që i rritëm krenarisht në djepa po i marrin si model se si duhet të vjedhin si ata, të mos lodhen fare me librat, dijen, shkencën dhe moralin njerëzor. Të bëhen si ata. Fëmijëve tanë po ua hanë edhe kokën edhe trurin. Po i veshin me të zezë. Po i bëjnë mortet e kullave tona. Po i vjelin nderin dhe burrërinë!

Ma herët në kullët tona nëpër oda përnjëmend oxhaku s’është ndalur kurrë se miqtë i kemi pritur me raki, kripë e bukë. Miqtë tanë kanë qenë edhe vëllezërit tanë. Në krye të vendit i kemi ulur. Çka kemi hangër ne, edhe ata kanë hangër. Me zemër e me gjak i kemi pritur.

Sot, ata që na erdhën si miq, na prenë në besë. Na vodhën kulturën, na prishën gjuhën, na bënin aq naiv sa që kujtonin se duhet të na mësonin se si ta vëmë edhe kondomin. Mendonin se na ndihmonin që të na hiqnin bishtat!

Bishtat kujtonin se duhet t’i mësonin të mos i rrihnin gratë, shpikën dhunën familjare në vend se të shikonin incestet, prishjet e konvencave të moralit mbrenda kullave të tyre. Ata na mësonin se si duhet të sillemi në familje. Na poshtëronin gjuhën, kulturën, rakinë, bukën dhe kripën tonë. Na përdhosnin edhe kullën edhe odën.

Kulturën tonë po ia përvetësojnë të tjerëve. Miqtë ishin kolonial të rradhës të cilët krejt lirshëm e hanin edhe tokën tonë. Ia ndërruan edhe ngjyrën vendit. E kaltërsuan si qiellin. Ne kishim gjakun, ata na dhanë rrokaqiejt. Shqiponjat kishim ata na dhanë yjet. Tani nuk jam i sigurt nëse shqiponjat sillen këndej pari.

Bile, nuk di nëse ka mbetur ndonjë shqiponjë. Të gjitha na vranë. Na mbytën edhe kangën tonë të kullës, ia hoqën zërin, na prenë gjuhën na lënë veç imazhin për një kullë tjetër, një kullë më ndryshe, një mut kullë…

Veç të nesërmen domosdoshmërisht do të ngriten prap kullat tona. Ato s’kanë mbaruar kurrë së ndërtuari. As nesër! Siurisht se s’do të mbarojnë.

Ese , Ese shqip, Ese të ndryshme , Ese dhe Hartime

You cannot copy content of this page