Ese për librin – shkruar nga Mustafë Ismaili


Ese , Ese shqip, Ese të ndryshme , Ese dhe Hartime

Ese për librin – shkruar nga Mustafë Ismaili

Libri është si vera. Sa më i vjetër, aq më shumë i rritet vlera. Sa më shumë lexon, je më i pasur në mendje dhe imagjinatë. Leximi është një akt dhe pasion që kërkon në ambiente vetminë, qetësinë dhe koncentrim. Pra, leximi i librit është individual. Leximi e ndriçon mendjen e njeriut, e njeh dhe e informon me aspektet e jetës dhe të botës. E bën njeriun më të edukuar, më të kulturuar.Të lexuarit e librave pasuron botën e brendshme shpirtërore.

Ai që lexon e njeh më ndryshe botën dhe duket sikur sjell një përvojë për shumë gjëra në jetë. Ata që nuk lexojnë janë më të varfër në ide dhe monotonë në përditshmëri.

Me anë të leximit pasurohet një botë e përmbushur me gjithçka. Me anë të leximit marrim informacione si ta bërballojmë dhe si ta kuptojmë jetën.

Kur je duke lexuar, je duke kuptuar fjalët dhe duke mbajtur mend kuptimin e tyre. Sa më shumë lexon, do të vëresh që e kupton më qartë atë që e ke lexuar. Për t’u koncentruar më mirë është të lexosh më entuziazëm dhe pasion duke krijuar shprehi me bindjen se leximi sot dhe në të gjitha kohërat ka qenë një burim i dijes. Leximi zgjeron vizionin dhe për këtë duhet falënderuar autori i librit.

Të lexosh një libër të mirë jo vetëm që e pasuron vetëdijen por edhe largohesh nga telashet dhe stresi. Leximi është edhe i shëndetshëm në aspektin psiqik duke seleksionuar situatat me permbajtje me vlerë nga ato pa vlerë.

Nuk thuhet rastësish libri është miku më i mirë i njeriut apo nëse dikush tē gënjen, libri jo!

Sa më i ditur të jetë njeriu aqë më mik e ka librin. Pra libri është pasuri shpirterore. Libri është thesari më i çmuar për të pasuruar botën e brendshme të njeriut dhe veçanërisht për të kultivuar vlerën e diturisë dhe qytetarisë. Libri, po ashtu e bën mendjen e lexuesit të jetë më kreative dhe aktive.

Libri është mēsuesi i mirë që na mëson pa na qortuar, pa na bërë dëm. Atë mund ta mbash me krenari në dorë kudo që je: në piknik, në autobus, në aeroplan, në metro, në tren, në shtrat para se të marrë gjumi e kudo qoftë.

Libri është i mbushur me kulturë, edukatë, informacion, emocione dhe ndjenjë. Kush e ka një bibliotekē të pasur me libra, ka një jetë të kulturuar! Libri ka origjinë, por s’ka atdhe.

Fjalët kyçe: Ese , Libri , Ese për librin , Ese libri , Ese për librat

Ese , Ese shqip, Ese të ndryshme , Ese dhe Hartime

error: Content is protected !!