Ese për shëndetin
Pasuria më e madhe është shëndeti
Shëndeti është gjëja më e çmuar që ka njeriu, por, për çudi, në jetën e përditshme ai vlerësohet më pak se shumë gjëra të tjera. Shumica e njerëzve e kuptojnë vlerën e shëndetit vetëm kur e humbasin atë dhe krejt papritmas ndërgjegjësohen për faktin që po nuk pate shëndet nuk ke asgjë.
Një proverb Italian flet më së miri për këtë: “Ai që gëzon shëndet të mirë, është i pasur, edhe pse nuk e di një gjë të tillë”. Megjithëse, sa kohë jemi mirë, rrallë mendojmë për shëndetin tonë, ne kujtohemi për vlerën e tij sa herë na zë gripi apo rruga, ose sa herë na duhet të zëmë shtratin. Kur sëmuremi, e vetmja gjë që duam është të shërohemi. Asgjë tjetër nuk na hyn në sy!
Shëndeti i mirë është një dhuratë që nuk ka çmim: është diçka që ne e gëzojmë përditë. Përveç kujdesit që duhet të tregojmë për ta ruajtur atë, nuk duhet të harrojmë kurrë që të tregohemi mirënjohës në mënyrë që të vazhdojmë të jemi të shëndetshëm.
Fjalët kyçe : Ese , Ese për shëndetin , Shëndeti
Shih edhe:
Ese për urrejtjen ndaj mërgimtarëve
Ese për Humanizmin dhe ardhmërinë
Ese për Jetën, Njeriun dhe Kohën
Ese për Dashurinë – shkruar nga Nikolin Miria
Ese për Mediokër – shkruar nga Azem Shkreli
Ese për Nënën – shkruar nga Dua Lipa
Ese për Dimrin – (Ese tjetër)
Rrugëtimi i bisturisë së një Kirurgeje