Ese për Shkollën
Shkolla ime, vendi të cilin çdo ditë e vizitoj, dhe vendi i cili çdo gjë mua më mëson. Ajo është vendi më i mirë për mua, aroma që lëshon shkolla ështe ushqim i trurit tim, oborri i saj është si parajsa, muret e saj janë si shtëpia ime, shokët dhe shoqet janë si familja ime e dytë, arsimtarët janë si prindërit e mi të dytë. Shkolla është vendi më i shtrenjtë, aty gjej gjënë më të ndritshme “Diturinë“, sepse shkolla është çelsi i së ardhmes.
Shih edhe: Vjershë për shkollën
Pa shkollë, askush nuk di sesi të sillet, apo sesi të kryejë një punë me rregull, shkolla bëri që ne të mësojmë gjëra të cilat çdo ditë i hasim si vështirësi. Ajo na mësoi shkrim, lexim, llogaritje, historinë e vendit tonë dhe botës, gjuhë tjera dhe shumë e shumë gjëra të cilat nuk kanë mbarim. Për mua shkolla është si një lule që kurrë nuk i ndalet aroma e diturisë.
Ese tjetër për shkollën
Shkolla është vendi i diturisë. Vendi ku nga mësuesit tanë kemi mësuar shkronjën e parë të alfabetit dhe alfabetin shqip.Vendi ynë është përballur me shumë vështirësi por ka arritur ta mbrojë alfabetin shqipë dhe gjuhën shqipe.Shkolla është njëra ndër gjërat më të vlefshme që ne kemi,pa shkollë ne nuk do dinim se si të sillemi ,çfarë të flasim,nuk do dinim se si të sillemi në rrugë me njerëz e shumë e shumë gjëra të tjera.Vendi në të cilin ne krijojmë familjen tonë të dytë,vendi ku oborri i shkollës ka aromën e kënaqësisë, vendi në të cilin mësojmë se gjërat më të çmueshme të jetës tonë janë dituria dhe shkolla.Pa shkollë ne nuk do dinim asgjë andaj duhet të jemi falenderues se kemi shkollën,vendin më të çmueshëm, familjen tonë të dytë.
Aroma e librave është një kënaqësi tjetër të cilën shkolla na e mundësoi ta jetojmë,është kënaqësia më e bukur e një flete tjetër të jetës sonë.Shkolla na mësoi shkrim-lexim,na mësoi se si të bëjmë llogaritjet e jetës sonë.Na mësoi gjënë më të çmueshme në jetën tonë Diturinë.Kur numërojmë gjërat më me vlerë që ne kemi ndër të parat është edhe shkolla. Shpesh dëgjojmë mësimdhënësit tanë teksa na tregojnë për jetën e ne me kënaqësi i dëgjojmë dhe i kujtojmë çdoherë sepse janë gjërat që na shërbejnë gjithmonë .Shkolla është vendi ku fillon lumturia dhe ku kujtimet e saj mbesin gjatë tërë jetës me ne.Unë jam shumë e lumtur qëkur isha e vogël dy mbretëresha më mësuan mua njëra është nëna e tjetra është mësuesja.Poashtu tanimë edhe të gjithë arsimtarët që na mësojnë e ne po rritemi me mësimet e tyre,jam krenare që kam shkollën vendin tim të diturisë,ku mësova shumë gjëra mësova shkrim leximin, historinë e vendit tim dhe të botës,ku mësova se paraja nuk është çdo gjë sepse paraja nuk mund ta blejë diturinë,nuk mund ta blej respektin që një person ka për të tjerët,nuk mund ta blejë moralin e një personi,buzëqeshjen…etj
Shkollë e dashur faleminderit që mi mësove të gjitha gjërat e që tashmë jam e gatshme për një të ardhme që po më pret,jam tejet falenderuese që ti më mësove e edhe po më mëson,është e vërtet fjala që thotë se Dituria nuk merr fund asnjëherë,atë do e gjesh gjithmonë në çdo faqe libri,sa më shumë që lexojmë aq më shumë dimë.
Ese tjetër për shkollën
Vendi me i mire,me i vlefshem per mua vendi ku buron ditura,vendi me i shtrenjte.
Shkolla,eshte çerdhe e diturise,sepse aty mesohen gjerat e jetes,mesohet llogaritje,shkrim dhe lexim,historine e kombit tone e mesojme,dyert e shkolles jane te hapura gjithmone dhe nuk do te mbyllen asnjehere.
Shkolla eshte obligim i mire dhe obligimi cdo njeriu.Aty takohemi,argetohemi ne shoqerine,na ligjerojne mesueset,prinderit tane te dyte.
Librat jane shoket me te mire,me te dashur,me te besueshem.Ne jetë na duhet shume shkolla,dituria,e me keto fitohet puna,e cila na duhet per jeten tone.Ardhmeria jone mvaret nga shkolla, suksesi jone jane librat,eshte shkolla,vendi i arte,i argjendte.
Prandaj ne themi se shkolla eshte çerdhe e diturise,sepse jeta e mire,e lumtur,me dashuri,e sukseshme,eshte e mundshme me shkolle.Armet tona jane lapsat dhe librat,te cilat na duhet ta fitojme luften me jeten,me veshtiresite e jetes.
Shih edhe:
Ese për urrejtjen ndaj mërgimtarëve
Ese për Humanizmin dhe ardhmërinë
Ese për Jetën, Njeriun dhe Kohën
Ese për Dashurinë – shkruar nga Nikolin Miria
Ese për Mediokër – shkruar nga Azem Shkreli
Ese për Nënën – shkruar nga Dua Lipa
Ese për Dimrin – (Ese tjetër)
Rrugëtimi i bisturisë së një Kirurgeje
Fjalët kyçe: Ese , Ese për shkollën , Shkolla ime Ese, Ese shqip për shkollën, Hartim, Hartim për shkollën, Shkolla ime Ese shqip, Ese të ndryshme shqip