Hën. Jan 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Ese , Ese shqip, Ese të ndryshme , Ese dhe Hartime

Ese për urrejtjen ndaj mërgimtarëve – shkruar nga Kimete Berisha

 

Ese mbi urrejtjen ndaj mërgimtarëve!

A ka gjë më të mjerë sesa të jesh Diletant në Dashuri dhe Diletant në Urrejtje.

Nuk ka.

Ai që pa asnjë motiv personal e shpreh Urrejtjen ndaj një grupi të pafajshëm njerëzisht, dhe atë urrejtje e shpreh hapur:

ose është nën lulet e Llazaratit, ose i sëmurë psikik, ose psikopat (që nuk ndjen asgjë), ose euforik dhe arrogant, ose nën lula, i dehur në opium, ose nëndije është vrasës.

Sepse, urrejtja nuk shprehet me fjalë.

Kurrë.

As diktatori, as vrasësi, as krimineli më i madh në botë nuk shpreh urrejtje.

I vret njerëzit me armë, por jo me fjalē. Sepse gjithkush, edhe më i keqi, me fjalë mundohet të duket njeri i ‘mirë’.

Ti mund të urresh, por s’guxon të urresh me fjalë. Urrejtja është e ndaluar.

Urrejtja është krim.

Mirë kish qenë që urrejtja mos me ekzistu hiç, por meqenëse ekziston, ‘ajo’ zakonisht mbahet fshehur, ndrydhet si ndjenjë, dhe nuk shprehet me fjalë as me shkrim, sepse shkrimi ose fjalimi që përmban urrejtje, është i ndaluar edhe me Ligj, edhe pa Ligj, thjesht është i ndaluar.

Veç njeriu i mallkuar dhe i dështuar-urren.

E kur personi për shembull është i motivuar të urrej, ta zëmë e kanë pëshurr diaspora n’vesh (‘mo Zot), atëherë pak urrejtje e shprehur në mënyrë të kontrolluar ka logjikë.

Të jesh Diletant është mallkim. S’ka mallkim më të madh.m

‘Më mirë është me qenë budalla, sesa diletant’.

Ta tërheqësh si me magnet, për s’rati (për 1 sekondë) urrejtjen e miliona shqiptarëve (pa fituar asgjë si shpërblim), është vetëvrasje personale, është të flijohesh (pa lavd) e pa qëllim.

Se Mërgimtarët kollaj, e kanë Zot dashurinë, gjë s’ju gjen Juve nga urrejtja e një krimineli.

Urrejtja e vret zakonisht autorin e urrejtjes.

Mërgimtarët shqiptarë janë shkrimtarët e Dashurisë Gjigande, Dashurisë Hyjnore, Dashurisë më të Madhe në Botë.

Për mërgimtarët nuk ka ‘sa më larg syve, më larg zemre’.

Ata, nuk e masin Dashurinë me Sy. Japin e nuk marrin.

Veç ata që japin, e dinë çka është Dashuria.

Ata janë mjeshtrit e dashurisë, janë maestrot e dashurisë, që dirigjohen veç nga dashuria.

Kjo dashuri e tyre është Dashuri e Shenjtë. Dashuri e pakushtëzuar.

Ta duash Kosovën dhe ta rrezikosh jetën për të, t’ia japësh t’gjalltë Kosovës, anipse të vjedh, të shfrytëzon;

ta duash Kosovën edhe pse as s’është as bukur, as e pasur, as e pastër, as mikpritëse, as mirënjohëse…

këtë e bëjnë veç Mërgimtarët.

Nuk heqin dorë nga një Atdhe i lodhur, një Atdhe i sëmurë, një Atdhe dembel, një Atdhe i vjedhur dhe i plaçkitur deri në themel.

Për Dashuri (edhe kur ajo pushtohet nga urrejtja) ia vlen të shkrihesh, të sakrifikosh dhe nëse ka nevojë, të mos ekzistosh.

P.S. Ju ma kujtoni amanetin e Klahil Xhibranit. Prandaj, s’e dini sa shumë ju dua, sa shumë ju adhuroj.

Më dukeni edhe si Pelegrinët në Tokën e Shenjtë, që gjithmonë e shprehin dashurinë në Kor, në mënyrë të organizuar.

Asgjë tjetër mbi fytyrë të tokës…veç Dashuria na shpëton!

Ese , Ese shqip, Ese të ndryshme , Ese dhe Hartime