Thu. May 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Femrat te meshkujt të cilët janë përgjegjës financiarisht shohin njeriun me të cilin kanë të ardhme. Ai është partneri me të cilin mund të krijojnë familje dhe të ndërtojnë shtëpi, ndërkohë financat s’ janë në vend të parë.

Sensi i posaçëm për humor është cilësi të cilën femrat dhe meshkujt më së shumti e vlerësojnë te partneri, ka konstatuar studimi i kompanisë britanike “Experian” i bërë në 2.000 njerëz, shkruan Daily Mail. Për pothuajse 87 për qind të pjesëtareve të gjinisë së bukur kjo karakteristikë është më e dëshiruara, ndërsa njësoj mendojnë 80 për qind e meshkujve.

Gjinisë mashkullore rëndësi i kushtojnë edhe dukjes, ndërsa femrat e duan partnerin i cili është përgjegjës financiarisht dhe di të përdorë paratë. Për të dy gjinitë inteligjenca është në vendin e tretë karakteristika më e dëshiruar.

Paga e mirë është e rëndësishme për 44 për qind të femrave. Paraja dukshëm është e rëndësishme për çiftin, që gjashtë prej dhjetë çifteve janë grindur për shkaqe financiare. Mirëpo, 70 për qind theksojnë që vendimet e rëndësishme financiare i marrin bashkërisht, ka konstatuar hulumtimi. Femra te mashkulli i cili është financiarisht përgjegjës sheh njeriun me të cilin ka të ardhme.

“Ai është partneri me të cilin mund të krijojë familje dhe të ndërtojë shtëpi”,– ka theksuar ekspertja britanike e lidhjeve, Jo Hemmings. Ajo ka shtuar se si interesat e përbashkëta janë ndër përbërësit më të rëndësishëm të një lidhjeje të mirë.

Çfarë kërkojnë femrat te mashkulli:

1. Sensi për humor
2. Përgjegjësi financiare
3. Inteligjencë
4. Dukje të mirë
5. Dëshirë për të krijuar familje
6. Të ketë qëllime në jetë
7. Arsimim të mirë
8. Pagë të mirë
9. Të ketë plane afariste
10. Punë
11. Mbështetje të mirë familjare
12. Pasuri

h.b/dita

[ad_2]