‘Eskalon’ skulptori nga Prizreni: Skënderbeu ka luftuar në dobi të Perandorisë Osmane

loading...


Skandali me shtatoren e figurës së lirës, Gjergj Kastriotit Skënderbeut është thelluar edhe më tej. Skulptori nga Prizreni, Sinan Aliaj është shprehur se heroi ynë kombëtar ka luftuar në dobi të Perandorisë Osmani.

Skulptori Aliaj, ka deklaruar se për krijimin e skulpturës është bazuar në shkrimet e Perandorisë Osmane. Ai ka theksuar se frymëzimin për krijuar këtë figurë të Skënderbeut s’ e gjeti as në shkrimet e shkrimtarëve shqiptar.

“s’ jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa kronistë të kohës. Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek Perandoria Otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua”, tha Aliaj.

“Vetë sulltani e tregon që ai ka vepruar në dobi të Perandorisë Otomane. Folklorizmi, unë vetë jam luftëtar për të krijuar këtë vend. Unë e di si duket luftëtari, strategët, kështu duhet me pas parasysh”, ka thënë Alija në Top Channel.

Shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u vendos në Prizren më 28 nëntor.

Kritikave Aliaj u është përgjigjur duke thënë se ka paraqitur Skënderbeun në moshë të re i bazuar në të dhënat e Perandorisë Osmane.



Related posts