‘EtnoFest’ e shndërroi Kukajn në një fshat të turizmit dhe kulturës


Edicioni jubilar, i dhjeti me radhë i festivalit të traditës, “EtnoFest” është planifikuar të mbahet nga 20 deri më 25 gusht 2020.

Temë që këtë edicion do të përshkojë shumicën e programeve do të jetë Gruaja dhe Dielli.

Por, rritja e vazhdueshme e të infektuarve me Coronavirus dhe paralajmërimet e qeverisë për ashpërsim të masave kundër COVID-19, mund të detyrojnë organizatorët që ta shtyjë mbajtjen e festivali në data e caktuara.

Regjisori Fadil Hysaj, themelues dhe drejtues i këtij festivali ka thënë në një intervistë për Kallxo.com se janë përgatitur për mbajtjen e festivalit dhe kompleksi në Kukaj, ku mbahet festivali ka një hapësirë të përshtatshme për organizim edhe në këtë kohë pandemie.

Ai ka thënë se në edicionin e 10-të të këtij festivali janë planifikuar të realizohen rreth 90 programe që shtrihen në 10 shtylla programore. Por, ka shtuar se nesë gjendja vazhdon të përkeqësohet atëherë do të jenë të detyryar ta shtyjnë “EtnoFestin” për muajin shtator ose tetor të këtij viti.

Foto: Kallxo.com

Sfida përballë COVID-19

Kallxo.com: Kanë mbetur edhe pak javë deri në fillimin e edicionit të 10 -të të “EtnoFestit”. A është duke u rrezikuar mbajtja e festivalit nga përhapja e COVID-19?

Fadil Hysaj: Po, ne shpresojmë se gjatë gushtit do të ketë përmirësim të gjendjes dhe lehtësim të masave kufizuese për aktivitete kulturore dhe me rritjen e vetëdijes së qytetarëve për distancim fizik dhe masa tjera mbrojtëse, aktivitetet, sidomos këto si tonat në Kukaj mund të zhvillohen pa ndonjë problem.

Kallxo.com: Kur do të mbahet këtë vit “EtnoFesti”?

Fadil Hysaj: Data fikse të cilat do të donim të mos e lëviznin janë nga 20 deri 25 gusht 2020.

Kallxo.com: Si është menduar të organizohet edicioni i sivjetmë i “EtnoFestit”, gjithnjë duke pasur parasysh zhvillimet me Coronavirusin?

Fadil Hysaj: Coronavirusi me gjasë do të jetë edhe në kohë të gjatë i pranishëm në jetë tonë dhe nevojitet të gjenden mënyra e hapësira ku aktivitetet kulturore të mbahen pa e rrezikuar në asnjë mënyrë shëndetin publik. Platforma online, ka dhënë rezultate të mira në arsim, por në kulturë, sidomos në artet performative, kjo, konsideroj se jep pak mundësi zhvillimi dhe si pasojë e kësaj mund të kemi varfërim enorm të jetës kulturore ne vend, dhe për pasojë varfërim ekstrem kulturor.

Ne posedojmë një infrastrukturë shumë të përshtatshme dhe të bollshme të hapësirave të hapura (6 anekse të hapura) me disa  galeri gjysmë të hapura të cilat i plotësojnë kushtet për aktivitete konform standardeve që ka përcaktuar autoritetet shëndetësore dhe qeveria. Po, Me kusht që gjendja vazhdon të përkeqësohet atëherë do të na nevojitet ta shtyjmë “EtnoFestin” për muajin shtator ose tetor.

Programi i festivalit

Kallxo.com: Cili është program që është planifikuar për edicionin e sivjetëm të “Etnofestiti”?

Fadil Hysaj: Programi është tejet ambicioz. Janë planifikuar të realizohen rreth 90 programe që shtrihen në 10 shtylla programore: shfaqje teatrore, ekspozita, filma dokumentarë, rite të moçme, koncerte, etno – performanca, kulinari tradicionale, zeje të vjetra, biseda odash e promovime librash, etno-neja. Si temë që do të përshkojë shumicën e programeve do të jetë Gruaja dhe Dielli.

Kallxo.com: Cilat do të jenë të veçantat e këtij edicioni?

Fadil Hysaj: Pos programit të dendur, atraktiv me më vlera artistike e kulturore, atraksion i këtij festivali do të jetë tema e Gruas dhe Diellit. Do t’i trajtojmë në nivel shumëdimensional këto dy tema me anë të veprave të ndryshme artistike si ekspozita, shfaqje teatrore, punëtori artizanale e kulinarike, performanca etnomuzikore, koreografike, instalacione dhe në debate shkencore interaktive mes njohësish të këtyre temave dhe publikut.

Kallxo.com: Cilët do të jenë personalitetet që do të marrin pjesë në programin e “Etnofestit”, këtë vit?

Fadil Hysaj: Do të bëjmë ftesa për një numri personalitetesh që i konsiderojnë të rëndësishëm për kulturën artit, gra që kanë lënë gjurmë në kulturën dhe jetën tonë publike, artistë të skenës arteve figurative e muzikore, etnologë antropologë.

Këtë vit do të kemi pjesëmarrëse edhe një trupe teatrore kontemporane italiane ‘Ateliercuncheon’ nga Bergamo e Italisë e drejtuar nga aktori dhe regjisori Andrea Benaglio, e cila në vendet mesdhetare evropiane dhe aziatike organizon dhe prezanton shfaqje, zhvillon punëtori teatrore, merret me eksplorimin e traditave të moqe dhe riteve teatrore, duke ndjekur një rrugë origjinale të hulumtimit teatral.

 

Shënimi i jubileut

Kallxo.com: “EtnoFest” këtë vit shënon 10 vjetorin e themelimin,  si e shihni rrugëtimin e këtij festivali gjatë një dekade?

Fadil Hysaj: Ka qenë periudhe me shumë energji entuziazëm e me pak përkrahje. Sikur një aktivitet i përmasave kaq të mëdha të ishte zhvilluar në kryeqytet ose në njërin nga qytetet më të mëdha të Kosovës, vëmendja e politikanëve vendimmarrës do të ishte më e madhe. Por, në mentalitetin e tyre sikur ende ekziston paragjykimi ose kompleksi i origjinës nga fshati që s’ i lejon që Kukajn ta shohin dhe ta pranojnë si një qendër kulturore me potencial të madh, ku mund të zhvillohet kulturë e art që ka bazë traditën. Ndryshe s’mund të kuptoj këtë sjellje mospërfillëse të tyre. Kukaj ka qenë një fshat tërësish i braktisur, në te cilin ka jetuar një familje. Sot falë “EtnoFestit” ky fshat është rrite 30 fish. Ka  një infrastrukturë për të gjitha llojet e aktiviteteve kulturore dhe është fshati i vetëm në Kosovë dhe në Ballkan, i cili i plotëson të gjitha normat për një zhvillim të bujshëm edhe të turizmit kulturor dhe etnoturizmit.

Kallxo.com: Sa është shuma që këtë vit ka dhënë MKRS për këtë “EtoFestin”?

Fadil Hysaj: 9,000 euro. Me këto mjete s’mund të mbulojmë shpenzimet minimale të festivalit e lere më shpenzimet  akomodimit, ushqimit dhe udhëtimit të trupave pjesëmarrëse. Nganjëherë kam përshtypjen se me ketë sjellje nënçmuese ndaj këtij festivali dëshirohet dekurajimi ynë që të lodhemi dhe të heqim dorë, por ne do të mundohemi që ta përmbyllim me sukses edhe këtë edicion meqë është jubilar dhe Me kusht që vazhdohet me këtë sjellje nënçmuese s’na mbetet tjetër pos të dorëzohemi.

 

 

 

 

 

 

 

 



Related posts:

Buxheti, kusht për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së
Qytetari plaçkitet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, thotë se Policia s' i doli në ndihmë
Parkingu i ri në Dardani të Prishtinës, puseta ekziston por uji prapë mblidhet
Këshilltari për siguri kombëtare shërohet nga coronavirusi
VIDEO – Shpërthen gypi i ujit në një rrugë në Prizren, shkakton vërshime
Mund të bëjmë koalicion me BDI-në, ose me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën
Të paktën 25 të vdekur dhe më shumë se 2,500 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut
608 kosovarë me COVID-19 kanë hyrë në Gjermani
Tërheqja e parave të Trustit dhe ndihma për bizneset, në pritje të një ligji të ri
Osmani padinë dhe kërcënimet ndaj përfaqësueses së OJQ-së 'Pishtarët' e quan kanosje të lirisë së sh...
Skender Hyseni në ShBA, bisedon në telefon me Richard Grenellin
Kemi shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për ta rregulluar sektorin farmaceutik
Vjosa Osmani zhvillon bisedë telefonike me homologun nga Turqia
Fajde edhe në kohë pandemie, dy të arrestuar në Gjilan
Pëlcitja e bombolës në Pulmologji, flet mjeku kujdestar
Doktori shqiptar nga Turqia: MSh-së në Kosovë 'i ka humbë rruga në oborr'
Skender Hyseni bisedon me Grenellin, flasin për dialogun
Oda e Farmacistëve kundër Zemajt për shfuqizimin e UA për çmimin e barnave
Pentagoni testoi me sukses një raketë interkontinentale
Nga 4.000 të karantinuarit, 93% vijnë nga vendet ballkanike
Inspektoriati Shëndetësor nis hetimet për vdekjen e 7 vjeçares në një klinikë private në Prishtinë
Të premten mblidhet Kuvendi, shqyrtohet Projektligji për COVID-19
Momenti i shpërthimeve të fuqishme në Bejrut
Situata ka dalë jashtë kontrollit
Shpërthim i madh në kryeqytetin libanez Bejrut
Ismaili e quan Zemajn "partner të krimit" pas shfuqizimit të rregullativës për çmimoren e barnave
Nga nesër mot me shi
E rrahu kunati, burri polic e kap për fyti dhe e dëbon gruan nga shtëpia
Bosnja, Kroacia dhe Serbia raportojnë për qindra raste të reja me COVID-19
Ndalohet qarkullimi i automjeteve motorike në rrugën 'Galip Badivuku' në Vushtrri
Konstituohet Kuvendi, nisin bisedimet për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut
Lutfi Haziri njofton për një vdekje nga COVID-19 në Gjilan
Muzeu i Kosovës pasurohet me “Veshjen e Rrafshit të Dukagjinit” të para 6 dekadave
Vota e deputetit të dënuar me burg formoi e rrëzoi qeveri
Paraburgim për dy malishevasit të dyshuar se tentuan ta vrasin kushëririn
225 raste të reja me COVID-19
Këto janë komunat e prekura nga rastet e reja sot me COVID-19
Deputeti Veton Berisha reagon në lidhje me pllakën përkujtimore pa Elizabeta Hasanin
Kamenica shton hapësirat për tretman të pacientëve me COVID-19
Trupi i të vdekurit nga COVID-19 pret 11 orë në Klinikën e Pulmologjisë
I vdekuri nga COVID-19, për 11 orë i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë
Vetëm në rajon të Gjilanit shqiptohen 165 fletëparaqitje për mosrespektim të masave kundër COVID-19
Detaje se si babë e bir sulmuan policët në Mitrovicë për veturën e parkuar
Në 24 orët e fundit 201 të shëruar nga COVID-19
13 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Ministria e Ekonomisë tregon arsyet e shkarkimit të bordeve të Ndërmarrjeve Publike
Në kujtim të Elizabeta Hasanit
Ministria e Arsimit gjuan topin tek komunat për kontrollin dhe mbylljen e çerdheve private
Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore
Kryetarja e KQZ-së raporton në Komisionin për Legjislacion
Agjencia Kundër Korrupsion planifikon strategji të re për kontrollin e pasurisë së deklaruar
Të mbijetuarit e COVID-19 paraqesin rritje të shkallës së çrregullimeve psikiatrike
Kontrolle të shtuara të policisë në Prizren për parandalimin e COVID-19
Anti-Korrupsioni thotë se s' kanë pranuar kërkesë në rastin e kandidatit për rektor, Zenun Halili
Zyrtari i Komunës së Lipjanit bëhet kryesues i bordit të KRU "Prishtina"
Adriana Matoshi zgjedhet aktorja më e mirë e festivalit ‘Fantaspoa’ në Brazil
Gjykata lëshon urdhër-arrest ndaj deputetit kosovar për ta çuar në burg
Driton Selmanaj infektohet me COVID-19
Agjensia Kundër Korrupsion planifikon strategji të re për kontrollin e pasurisë së deklaruar
Ish-anëtari i bordit të Postës bëhet drejtues i Bordit të KEK-ut
16 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
Gjykata e Apelit ende s' ka vendosur për ministren e dënuar nga Gjykata Themelore
Dilemat për kthim në shkolla në kohë të COVID-19
Dorëzohet donacioni me 30 ventilatorë nga Bashkimi Europian
Drejtori i Akademisë së Drejtësisë raporton para Komisionit për Legjislacion
I dyshuari në Suharekë godet me traktor një grua
Grumbuj njerëzish tek objekti i regjistrimit të veturave
Qeveria Hoti shkarkon bordet e emëruara nga Qeveria Kurti
Mitrovicasi arrestohet për rrahje të fëmijëve
600 euro dënim për të akuzuarin se mbajti pushkë gjuetie pa leje
Pesë të arrestuar në rajonin e Mitrovicës pasi s' respektuan masat mbrojtëse
Tre pacientë në intubim po trajtohen në Spitalin e COVID-19 në Vushtrri
I dehuri në Mitrovicë arrestohet për prishje të qetësisë publike
I infektuari me COVID-19 then izolimin në Podujevë
Sekuestrohen 370 kilogramë duhan brenda një shtëpie në Ferizaj
Digjet shtëpia në Lipjan shkaku i kabllos
Mbi 9 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë
A do të jenë shqiptarët e Luginës pjesë e qeverisë së re të Serbisë?
Kreu i OBSH-së me paralajmërime të zymta për vaksinën ndaj COVID-19
Gjithkush ka të drejtë të infektohet
Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi
Zyrtari serb i Kroacisë do të marrë pjesë në festimet e “Stuhisë”
Aeroporti i Vjenës ulë çmimin e testit të Covid 19
TikTok do të ndalohet në ShBA Po qe se s' shitet deri më 15 shtator
Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me coronavirus
Uji i vaditjes fut në konflikt banorët e Martaneshit me kompanitë e HEC-eve
Ministria e Financave shpall konkurs për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës
Mbi një mijë gjoba për mosrespektim të masave kundër pandemisë
Parku i qytetit në Prizren i mbushur plotë me qytetarë
Leart Paqarada tregon për KALLXO.com se pse e la Sandhausenin për St.Paulin
Leart Paqarada tregon për KALLXO.com arsyen se përse iu bashkua St. Paulit
Ambasada është shtëpia e gjithë mërgatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër
Gjyqtarja e Apelit Shkodër, Lindita Hoxha, përballet me probleme për pasurinë
Nesër s' do të punojë tregu
Rreshteri i policisë që dyshohet se e rrahu babanë, lihet i lirë
Shkolla e harruar e Muzikës dhe Baletit
Roli i ShBA-së i pazëvendësueshmëm në dialog
Inaugurohet ura e re në Gjenovë, pas rrëzimit që shkaktoi dhjetëra viktima
Aksident, vetura për pak sa s' fluturon nga ura në fshatin Komoran
Konfirmimi për shërim nga COVID-19, me anë të telefonit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shkencëtarët portugezë, maskë që ç’aktivizon koronavirusin

Tue Jul 28 , 2020
Shkencëtarët në Portugali thonë se kanë bërë një arritje esenciale në teknologjinë mbrojtëse ndaj Covid-19. Ata kanë krijuar një maskë të re mbrojtëse, me një shtresë speciale që sipas tyre, ndihmon në deaktivizimin e koronavirusit të ri kur ai hyn në kontakt me pëlhurën. Ekipi thotë se ky efekt mbrojtës […]