EUROPOL-i me marrëveshje pune me Kosovën dhe Gjykatën Speciale


loading...

Kosova dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EUROPOL, të hënën (27 korrik), nënshkruan Marrëveshje të Punës, që ka për qëllim luftimin e krimeve të rënda.

“Marrëveshja e Punës prezanton një sistem të sigurt për shkëmbimin e informacionit dhe lidh Kosovën me autoritetet e zbatimit të ligjit të shteteve anëtare të BE-së dhe me vendet dhe organizatat e palëve të treta, të lidhura me EUROPOL-in”, thuhet në një deklaratë të dhënë për Radion Evropa e Lirë nga kjo agjenci.

Nga kjo organizatë po ashtu shtojnë se kjo marrëveshje i jep mundësi Kosovës që të vendosë një oficer ndërlidhës në selinë e EUROPOL-it në Hagë.

Aktualisht, në EUROPOL gjenden më shumë se 200 oficerë ndërlidhës të autoriteteve të zbatimit të ligjit nga më shumë se 40 vende të botë

Çka është EUROPOL-i?

EUROPOL-i është Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit dhe njihet ndryshe edhe si Policia Evropiane.

Me seli në Hagë, kjo agjenci mbështet 27 vendet anëtare të BE-së në luftën e tyre kundër terrorizmit, krimit kibernetik dhe formave të tjera të krimeve të rënda dhe krimit të organizuar.

EUROPOL-i gjithashtu punon edhe me shumë shtete partnere jashtë BE-së dhe me organizata ndërkombëtare.

Sipas kësaj agjencie, rrjetet kriminale dhe terroriste në shkallë të gjerë paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë e brendshme të BE-së.

Kërcënimet më të mëdha të sigurisë vijnë nga: terrorizmi, trafikimi ndërkombëtar i drogës dhe pastrimi i parave, mashtrimi i organizuar, falsifikimi i kartëmonedhave euro, si dhe trafikimi me qenie njerëzore.

Sipas EUROPOL-it, rrjetet që fshihen pas këtyre llojeve të krimeve, janë të shpejta për t’i shfrytëzuar mundësitë e reja dhe këto rrjete janë rezistente përballë masave tradicionale të zbatimit të ligjit.

EUROPOL-i është qendra mbështetëse për operacionet e zbatimit të ligjit, është qendra me informacione mbi aktivitetet kriminale dhe për ekspertizën e zbatimit të ligjit. Kjo organizatë i përgjigjet Këshillit të Ministrave për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme.

Marrëveshja e Punës me Kosovën

Kjo marrëveshje ende s’ është bërë publike, por, sipas njoftimeve të mëhershme, ajo parasheh bashkëpunim midis EUROPOL-it dhe Policisë së Kosovës, Doganave të Kosovës, Administratës Tatimore dhe njësive për parandalimin e pastrimit të parave.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosovës i jepen mundësi të reja në bashkëpunimin ndërkombëtar policor. Përveç bashkëpunimit me EUROPOL-in, Kosova do të ketë edhe një formë të re dhe më aktive të bashkëpunimit me të gjitha vendet e BE-së.

Bazuar në këtë Marrëveshje Pune, Kosova do të krijojë një zyrë qendrore për bashkëpunim me EUROPOL-in dhe do të fitojë qasjen në kanalin e komunikimit me këtë agjenci, si dhe mundësinë e dërgimit të oficerëve ndërlidhës në selinë e EUROPOL-it në Hagë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, që e nënshkroi këtë marrëveshje, tha se “Policisë së Kosovës dhe agjencive të zbatimit të ligjit tash do t’iu ofrohen mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme për të goditur fuqishëm kriminalitetin transnacional”.

“me anë të kësaj marrëveshjeje, Policia e Kosovës trajtohet në mënyrë të barabartë si policitë e shteteve të rajonit”, tha Veliu të hënën.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se Kosova tani do ta ketë mundësinë që në kanale zyrtare të shkëmbejë informacione me EUROPOL-in, si dhe të shkëmbejë analiza për situatën e përgjithshme që ndërlidhen me krimin.

Kosova, deri më tash, ka qenë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, me të cilin EUROPOL-i s’ ka pasur marrëveshje bashkëpunimi dhe, rrjedhimisht, s’ ka pasur mundësi të shkëmbimit të informacioneve, me qëllim luftimin e krimit të rëndë dhe të organizuar.

Marrëveshje të tilla pune, EUROPOL-i ka edhe me Izraelin, Japoninë, Meksikën dhe Zelandën e Re.

Kur bëhet fjalë për vendet e rajonit, Shqipëria, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut më herët kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim operacional dhe strategjik me EUROPOL-in.

EUROPOL-i, megjithatë, që nga viti 2017 bën vetëm “marrëveshje pune”, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit.

Qëllimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim Operacional dhe Strategjik është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet EUROPOL-it dhe shtetit përkatës dhe kjo marrëveshje lejon shkëmbimin e informacionit, përfshirë edhe të dhënat personale.

Marrëveshje me Gjykatën Speciale

EUROPOL-i, më 4 korrik, ka arritur Marrëveshje Pune edhe me Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje, e cila është publikuar në ueb-faqen e EUROPOL-it, është të krijojë marrëdhënie bashkëpunimi midis EUROPOL-it dhe Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit të Specializuar të Kosovës (Gjykata Speciale), në mënyrë që të mbështeten shtetet anëtare të BE-së dhe Dhomat e Specializuara në parandalimin dhe luftimin e krimit të rëndë, që prek dy ose më shumë shtete anëtare, pastaj terrorizmin dhe format e tjera të krimit.

“Palët, në veçanti, do të bashkëpunojnë në lidhje me hetimin dhe procedurat që janë relevante për pretendimet e krimeve të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare, të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë”, thuhet në këtë marrëveshje.

Nga Dhomat e Specializuara, lidhur me këtë marrëveshje, s’ kanë dashur t’i komentojnë çështjet operative ose zbatimin e marrëveshjes.

Nga EUROPOL-i thanë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha marrëveshjet e punës bëhën mbi të njëjtat parime.

Gjykata Speciale në ueb-faqen e EUROPOL-it është klasifikuar si “organizatë ndërkombëtare”.

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshime kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale për krime të luftës është gjykatë e përkohshme, me mandat të kufizuar dhe me seli në Hagë. Kjo gjykatë vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë së Specializuar janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011.

Në këtë raport flitet për krime që pretendohet se janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 2000. /REL



Related posts:

Si reagoi bota pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe?
Po kontrabandonte drejt Kosovës 34 sirianë, arrestohet vlonjati
Elbasan, arrestohet pasi kapet duke kontrabanduar drejt Kosovës 34 sirianë
Ambicia ‘vështirë e arritshme’ e Ramush Haradinajt për t’u bërë president
Itali, testim i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga katër vende të BE-së
ShBA konfiskon monedha digjitale në vlerë të miliona dollarëve nga organizatat terroriste
Kafeja që ma përkujton Stambollin
Vdes kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë, Gurakuq Dobruna
Gati gjysma e shkollave në botë kanë mungesë të ujit dhe sapunit për duar
Shqiptarë, në të katër anët e botës, jetojnë edhe atë që quhet “Ëndrra e Alaskës”
Reagojnë 'Pishtarët', pasi KELKOS mirëpriti nismën për formimin e komisionit hetimor për Hidrocentra...
Ulet nën 1 milion numri i amerikanëve që pretenduan se janë të papunë
Kuvendi zgjedh katër anëtarë të Bordit të RTK-së
Si ta dekoroni shtëpinë në stilin minimalist – madje duke kursyer deri në 60%!
Zyrtare: Albian Ajeti pjesë e skuadrës së Celtic
Katër çajrat më të mirë që nevojitet t’i pini kur kërkoni të humbni peshë
Doktori pretendon se kriteret e konkursit për specializime po përdoren për manipulime
Qeveria ndau 24 milionë euro për subvencionim të pagave të punëtorëve
Fadil Miftari dhe Ilir Bytyçi zgjedhen anëtarë të Bordit të RTK-së
Qeveria aprovoi planin prej 365 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike
Kelkos Energy mirëpret krijimin e komisionit parlamentar për hidrocentralet
Shkup, Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
14 anëtarë synojnë bordin e RTK-së
Më shumë se 6 milionë raste aktive me COVID-19 në nivel global
ShBA-ja vazhdon të jenë vendi më i prekur në botë me COVID-19
Luan Gola emërohet zv/ministër i Shëndetësisë
Barcelona do ia “nxijë jetën” Bayernit
Fshati që jeton nga mjedrat
Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje historike për paqe
Aksident i rëndë te 'Kroi i Mbretit'
Kryeprokurori me shtëpi me vlerë 220 mijë euro
Regjistrimi i veturave, deri më 31 gusht suspendohet pagesa e tatitmit në pronë në Prishtinë
MSh-ja hedh poshtë informacionet se Kosova është e para në botë për vdekje nga COVID-19
Të rinjtë që përdorin cigaret elektronike, më të rrezikuar nga COVID-19
Slloveni, Pompeo nënshkruan deklaratën mbi teknologjinë 5G
Pasuria e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor
Nënkryetari i Gjykatës së Prishtinës me 100 mijë euro kredi në bankë
VV fton në interpelancë Agim Veliun për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë
Ministri Mustafa thotë se është dyfishuar buxheti për pagesat direkte për bujqit
Sa ka pasuri Kryeprokurori i Prishtinës?
KFOR-i dhe Policia planifikojnë bashkëpunim për siguri në zonën e Kamenicë   
Kryeprokurori me piktura në vlerë prej 15 mijë eurove
8 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19
Nis nga fillimi gjykimi i të akuzuarit për vrasjen e burrit në Rahovec
Pas 100 ditëve pa virus, Zelanda e Re regjistron raste të reja me COVID-19
Aksidentohet djali i presidentit Hashim Thaçi
Prishtina e Peja prijnë me raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
205 persona të shëruar në Kosovë gjatë 24 orëve e fundit
Paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj të miturave në Prishtinë
193 raste të reja me COVID-19
Kryeministri Hoti “i lut” qytetarët t'i respektojnë masat e Qeverisë
Shoqëria Civile kërkon nga PDK-ja që ta tërheq Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së
Zgjedhen anëtarët e Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës
Kosova e para për numrin e vdekjeve në botë, kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së
E befasishme mënyra e tretmanit të projektligjit për UÇK-në
Rregullat e reja për hyrjen në Gjermani për partnerët e pamartuar
Gjilan- arrestohet dhe paraburgoset i akuzuari i që i ikte drejtësisë tash e 11 vjet
Arrestohet ish- ministri Numan Baliq për ngacmim seksual
Anti-korrupsioni konstaton se Zenun Halili ka konflikt interesi në konkursin për rektor
Merkel e Erdogan do të bisedojmë për tensionet Turqi- Greqi
Këshilli Rajonal i Abrucos votoi njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare
50 pacientë po trajtohen në spitalin e Vushtrrisë, një në intubim
Qindra të vdekur për shkak të dezinformimit për COVID-19
Presim ta kemi vaksinën anti-COVID në muajt e ardhshëm
Gashi e Shala dalin kundër Isa Mustafës, votojnë projektligjin për UÇK-në
Dënohen katër të akuzuar për incidentin me armë në Pejë
Gjakovë, grumbull njerëzish në qendër për pakon ekonomike (FOTO)
s' kalon projektligji për vlerat e UÇK-së
Komuna e Lipjanit hap sheshin dhe vendet tjera publike për qarkullim
Grumbull i madh i njerëzve para postës në Prizren
Burrë e grua arrestohen për rrahje të prindërve të burrit
Prishtinë, arrestohet i dyshuari pasi rrahu nënën e tij
Ministri Anschober: Vaksina e Putinit për Austrinë s' vjen në pyetje
Prishtinë, polici arrestohet për kontrabandë me mallra
IPK arreston rreshterin e policisë për kontrabandë me mallra
Sekuestrohen drogë e para brenda një veture në Mitrovicë
Nagavci i reagon Thaçit për ndejën me shahira në kohë të pandemisë
Gjakovari arrestohet pasi mblodhi 70 persona në aheng familjar
Detaje se si pasagjeri i mori taksistit veturën dhe u largua
Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇ...
Vdes ish-drejtori komunal i Malishevës, Hajrullah Mazreku
Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Europën
PSG kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi përmbysi rezultatin ndaj Atalantës (VID...
Prokurori: 15 dhe 13 vjet burg për kosovarin dhe zviceranen që torturuan fëmijët
Lul Raka tregon Po qe se nevojitet hapur shkollat në shtator
Mos i besoni askujt se Perëndimi po dështon
Atalanta po e mposht Parisin (VIDEO)
Ministria e Finacave u dërgoi gabimisht qytetarëve mesazhe telefonike për pagesat nga pakoja emergje...
Në kohë pandemie, presidenti Thaçi në ndejë me shahira
UEFA ndëshkon kampionët e Kosovës, Drita humb ndeshjen në tavolinë
Çfarëdo diskutimi për postin e Presidentit është joetik
Anketë: Çdo i dyti austriak dëshiron javë pune prej 30 orëve
Instituti i Shëndetësisë publike apelon për kujdes nga temperaturat e larta, rekomandon 10 masa mbro...
Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit
Isa Mustafa i bindur se koalicioni me AAK-në është stabil
Arbërishtja bëhet gjuhë zyrtare në rajonin italian Abruzzo
Isa Mustafa kërkon që PDK ta tërheqë Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së
Itali: Njoftohen qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportë
Kujdes me Ligjin për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së
Ministrja e Financave tregon se kujt sot iu realizuan pagesat nga Pakoja emergjente
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *