Facebook i vë tabelën për ‘Fake News’ Edi Ramës: Ke publikuar infomacion të pavërtetë, s’ka asnjë provë për këtë histori


loading...

I pari i qeverisë shqiptare e ka nisur ditën e 15 tetorit, me një thirrje për vendosjen e maskave, gjë që tashmë është e detyrueshme, duke publikuar disa foto dhe duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918.

Kryeministri Edi Rama është shënjestruar sot nga rrjeti social Facebook, për shpërndarje të informacioneve të rreme. I pari i qeverisë e ka nisur ditën e 15 tetorit, me një thirrje për vendosjen e maskave, gjë që tashmë është e detyrueshme, duke publikuar disa foto dhe duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918.

MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj ndonjë ditë të mbarë,”- shkruan Rama krahas fotove, që supozohet se janë shkrepur në ato vite.

MIRËMËNGJES😊dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona,…

Posted by Edi Rama on Wednesday, October 14, 2020

Por, këtë informacion, Facebook, e ka konsideruar ‘fakenews’, lajm të rremë.

“Informacion i rremë. Ky postim është verifikuar nga fact-checkers dhe është i rremë,”- shkruhet në tabelën që Facebook, i ka vënë postimit të Ramës.

Por, ç’kuptim ka kjo dhe si funksionon identifikimi i një fakenews-i nga Facebook?

Facebook ka nisur një fushatë për të identifikuar lajmet e rreme. Kjo gjë bëhet me anë të një pale të tretë, që janë verifikuesit, fact-checkers. Ata lënë shënime në shumë postime, duke vënë në dijeni edhe platformën mbi vërtetësinë e çdo informacioni. Për rrjedhojë, në momentin kur ju postoni diçka që ka të bëjë me një histori apo thënie, Facebook-u do t’ju lajmërojë që postimi që po bëni është ‘fake’, Vetëm po të është i tillë. Këtë fakt, do ta dijë edhe çdo person që shikon postimet tuaja.

The post Facebook i vë tabelën për ‘Fake News’ Edi Ramës: Ke publikuar infomacion të pavërtetë, s’ka asnjë provë për këtë histori appeared first on Insajderi.



loading...