© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Fadil Beka

Dr. Fadil Beka mr. sc.med.

Mjek, kirurg, magjistër i shkencave mjekësore, asistent i autorizuar.

Dr.Fadil Beka Lindi më 1 korrik 1962 në Ticë – Skenderaj. Shkollën fillore e kreu në Ticë dhe Likoc, ndërsa shkollën e mesme e mbaroi në Skenderaj. Diplomoi në vitin 1990 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Pas diplomimit filloi të punoi si mjek i përgjithshëm në SHSH në Skenderaj.Më 1997 në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë mbaroi specializimin në Kirurgji. Studimet pasdiplomike i filloi në Universitetin e Zagrebit gjatë 1995-96, për t’i përfunduar në Prishtinë duke e mbrojtur temën e magjistraturës më 21.10.2005 me titull “ Trajtimi i të plagosurve me plagë eksplozive-sklopetare në kushte lufte”. Në vitin 1999 autorizohet asistent i lëndës së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Gjatë luftës në Kosovë, më 28 shkurt të vitit 1998 themeloi ambulancën e pare ushtarake në fshatin Ticë dhe ishte shef i Spitalit të parë Ushtarak në Zonat e luftës në Likoc – Zona operative e Drenicës. Ishte Shef i Sektorit të Shëndetësisë në shtabin e Përgjithshëm të UÇK-ës deri në përfundimin e luftës në qershor 1999.Në Korrik 1999 – janar 2000 emërohet zëvendës Ministër në Ministrinë e Shëndetësisë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Mars 2000 – janar 2002 ishte zyrtar pë spitale të Kosovës në Departamentin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Gjatë periudhës 2003-2004 zgjidhet Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ishte Drejtor I Përgjithshëm I QKUK një mandate duke përfunduar në vitin 2006.

Ka publikuar disa punime shkencore në vend dhe jasht Kosovës.Është pjesëmarës i disa konferencave dhe Kongreseve nga lëmia e mjekësisë.

Tani punon si kirurg në Klinikën e Kirurgjisë në Prishtinë.

Biografia e marur nga libri i Prof.Dr.Isuf Dedushaj Enciklopedi 2019, faqe 475-476, Prishtinë.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.