Faktet e Reja – Ja Lista Me Ushqimet Që Ju Duhen Për Kocka Të Forta

loading...


Ostepororza është një sëmundje të zvogëlon dendësinë minerale të kockave dhe sjell përkeqësim të indeve duke i bërë ato më të brishta dhe shkaktuar më shumë fraktura.

Kjo sëmundje është mjaft e përhapur dhe ka tendenca të rritet me rritjen e moshës.

Osteoporoza paraprihet nga një fazë tjetër e njohur si osteopenia ose humbja e masës kockore që ndodh në çdo fazë të jetës.

Mosha është shkaktar kyç i osteopenisë dhe osteoporozës.

Pas moshës 40 vjeçare, dendësia kockore pakësohet si tek gratë ashtu edhe tek burrat.

Në rastin e grave, kjo sëmundje përshpejtohet shumë pas menopauzës.

Si gjithmonë, parandalimi është një hap shumë i rëndësishëm.

Të rinjtë duhet të mos e teprojnë me alkolin, të mos pijnë duhan, duhet të kryejnë aktivitet fizik, të mos e teprojnë me ekspozimin në diell dhe të ushqehen mirë.

me anë të ushqimit, ne mund të marrim vitamina thelbësore për kockat siç janë: kalçiumi, fosfori dhe vitamina D.

Ne kemi nevojë edhe për vitaminën K, magnezin dhe zinku/">zinkun që i mbajnë kokcat të shëndetshme në çdo fazë të jetës.

Ushqyerja e duhur për kockat

Kalçiumi është përbërësi kryesor i kockave të shëndetshme.

Të rriturit duhet të marrin 1,000 deri në 1,200 mg në ditë.

Ushqimet e mëposhtme mund të plotësojnë dozat ditore të kalçiumit:

Osteoporoza dhe ushqimet e pasura me vitaminë D

Vitamina D është e dobishme për përthithjen dhe metabolizimin e kalçiumit.

90% e kësaj vitamine merret me anë të ekspozimit në diell ndërsa pjesa e mbetur me anë të ushqimit.

  • Peshku: salmoni, skumbria, trofta, ngjala, peshku ton, sardelet  vaji i mëlçisë së merlucit
  • Kërpudhat
  • Ushqimet me proteinë: vezët, produktet e bulmetit, mëlçia e viçit.

Osteoporoza parandalohet edhe me:

Vitaminën K që ndihmon shëndetin e kockave ndaj përzgjidhni barishte si spinaqi, sallata jeshile, kale, shpargu, lakrat e vogla.

Estrogjenin me bazë bimore që gjendet tek drithërat, portokalli, rrushi, çaji dhe soja.

Kaliumin që përmirëson dhe ekuilibron kalçiumin. Bananet janë një burim i mirë i kaliumit.

Këshilla të tjera

Alkoli i tepërt, duhanpirja, jeta pa aktivitet janë të dëmshme për shëndetin e kockave.

Kafeina dhe kripa kanë efekt diuritik dhe nxjerrin kalçiumin nga organizmi.

Mos pini më shumë se 3 kafe në ditë.

Proteina e tepërt shkakton sëmundje të veshkave dhe dekalçifikim të kockave.

Ajo ndikon në metabolizimin e kalçiumit, fosforit dhe vitaminës D.

Qëndroni në ambient të jashtëm të merrni vitaminë D.

Kryeni aktivitet fizik që të ruani peshën e shëndetshme, të ruani masën kockore dhe forconi muskujt.

Hani ushqime të pasura me fosfor, magnez dhe acide yndyrore omega-3.

E fundit por jo nga rëndësia; parandalimi i osteoporozës kërkon kalçium që në fillim të jetës dhe shumë aktivitet fizik. Suplementët mund të përdoren më vonë kur shëndeti i kockave është më i dobët./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe s’ ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *