Thu. Aug 18th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Dr. Adem Harxhi*

Ndarjet mes çifteve që kanë shumë vite bashkë si dhe divorcet mes çifteve të martuara janë nga përvojat emocionalisht më traumatike.

Shpesh kjo ndryshon gjithçka në jetën tuaj. Më me rëndësi akoma, ndarja dhe/ose divorci ka ndryshuar vetë veten tuaj. Ju keni humbur gjithë ato shpresa. Shpesh, heshtja e njerëzve që të rrethojnë, e bën jetën tënde edhe më të vështirë.

1-Kujdes nga një dashuri e re

Shumë të sapodivorcuar i fillojnë menjëherë takimet. Kjo mund të duket vërtet, një mënyrë e mirë për të shpëtuar emocionalisht. Por më përpara se të fillosh takimet, duhet të jesh e sigurtë dhe të kesh krijuar besimin tek vetja.

Mos u tërhiq nga mendimet romantike dhe të fillosh qorrazi një marrëdhënie të re. Hiq dorë nga takimet, për aq kohë sa emocionet dhe mendimet s’ i keni akoma të qarta; për aq kohë sa plaga e ndarjes, akoma, s’ është shëruar.

Shumë bëjnë një gabim të madh, ata s’ i japin vetes kohën e duhur. Nxitimi për t’u futur në një shtrat tjetër, është vendim i shpejtuar.

Mbani mend: Për të tërhequr dikë tjetër në mënyrë të shëndetshme, duhet vetë të jesh e shëndetshme. Prit deri sa plaga e ndarjes të jetë shëruar

2- Njih emocionet e tua

Pas çdo ndarje mbetet një boshllëk emocional. Ky boshllëk mbushet me vetmi, me zemërim dhe me depresion.

Ti s’ thua gjë për këto çrregullime psiko-emocionale. Por këto ndodhin tek të gjithë të ndarët.

Mundohu të dallosh dhe të pranosh gjithçka që do të ndjesh emocionalisht. Përpiqu të lexosh literaturë, që do të të ndihmojë të reflektosh mbi ndjenjat dhe që do ta zbusë shpirtin tënd.

Mos lejo që këto ndjenja të bëhen shkak që të izolohesh. Afrohu me familjen dhe miqtë, meqenëse vetëm ata mund të ndihmojnë.

Përsëris: s’ do ta lehtësosh gjendjen e vetmisë duke u rilidhur menjëherë. Shpesh, nga nguti kjo bëhet me një partner jo të përshtatshëm. Mbaj mend: s’ ka vetmi më të madhe, se sa kur të ndjehesh e vetmuar në një lidhje.

Të qëndrosh disa muaj me veten pas ndarjes, s’ do të thotë që ta ndëshkosh veten me vetmi. Lidhu me beqarë të tjerë. Shko me ta në shëtitje, në kinema. Hani së bashku një drekë, ose një darkë. Dilni jashtë, por mos e prishni rehabilitimin tuaj shpirtëror dhe mendor.

3-Falni

Eshtë me shumë rëndësi të dini të falni. Madje, edhe ata që s’ kanë fëmijë, duhet të falin për të mirën e vetes. Falja për ish-partnerin dhe kapërcimi i situatës sa më butë, janë çelësi për të ndërtuar një jetë emocionale të shëndetshme.

Falja, natyrisht, është një nga detyrat më të vështira qe mund të bëhen, veçanërisht, kur njëri nga të dy kërkon revansh. Të falësh s’ do të thotë gjithmonë të harrosh. Por po s’ e fale atë tjetrin, ti do të mbetesh rob/robinjë e tij. Zemërimi do t’ju mbajë të lidhur ditë e natë, madje, ai do të kontrollojë  vendimet tuaja. Përpiqu t’i largohesh zemërimit.

Po qe se gjithë jetën do të mbartësh mbi vete dhimbjen e ndarjes, ti do të dëmtosh veten dhe kurrë s’ do të jetosh jetën që ke menduar të jetosh. Edhe kur s’ dëshiron ta falësh, fale atë për hatër të vetes tënde.

 

———

Marrë nga rubrika e Dr. Harxhit në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

 

[ad_2]

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x