Familje e nderuar Beqiri, miq, dashamirë e bashkëluftëtarë të Komandant Dardanit, sot, kombi ynë është më i varfër pa nj…

loading...
Familje e nderuar Beqiri, miq, dashamirë e bashkëluftëtarë të Komandant Dardanit, sot, kombi ynë është më i varfër pa një patriot të shquar, veprimtar e luftëtar të çmuar të lirisë. Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta! Dardana, sot i thotë lamtumirë Dardanit Shefik Beqirit, të epokës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shtetndërtimit, birit të çmuar të kombit shqiptar. Jeta dhe vepra e Komandant Dardanit, është trashëgimi e çmuar e familjes Beqiri dhe tërë Dardanës. Dardana, përjetësisht do të jetë krenare dhe ta kujtoj marshin triumfues të Komandant Dardanit në Dardanën e çliruar. Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. I bashkohemi dhimbjes tuaj familjarë të Beqirit, bashkëluftëtarëve, miqve e dashamirëve të Komandant Dardanit. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Komandant Dardanin!
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *