Farmacistja shqiptare: Ilaçet që përdoren për Covid-19 në vend s’ rekomandohen në Itali

loading...


Farmacitja shqiptare në Itali, Imelda Harisi tregoi se klorokina s’ përdoret tek pacientët, të cilat s’ janë të hospitalizuar. Ajo theksoi se në Shqipëri për të infektuarit me COVID-19 përdoren disa preparate, të cilat s’ rekomandohen nga mjekët në Itali.

“Klorokina s’ përdoret tek pacientët që janë të paktën jo të hospitalizuar. Përdoret në rastet kur pacienti është në kushte spitalore. deri më tani unë në Itali s’ kam dëgjuar për një rast me klorokinë. Mjekët italianë i trajtojnë pacientët e tij më një terapi shumë të njohur. Unë mora një konfirmim mbrëmë nga një kolegu im, që ishin disa preparate që aspak s’ përdoren në Itali. Klorokina s’ përdoret në Itali”, u shpreh farmacistja.

Harisi theksoi më tej se mjekët italianë për pacientët e infektuar japin vitamicë C dhe takipirinë.

“Unë përveçse jam e infektuar me COVID-19, unë jam drejt shërimit. Hapi i fundit i këtij virusi është nuhatja dhe të shijuarit. Mjekët në Itali rekomandojnë vitaminë C dhe takipirinë. Po qe se kemi një kollë të çfarëdoshme, atëherë përdoret një ambroksol. Përdoret në terapi mbajtëse deltakorteni, në rastet kur pacienti mund të krijojë një lloj pulmoniti. Ka raste që pacientet mund të kenë probleme me pulmonet”, tha farmacistja.

Sa i përket vetëvrasjeve në spitalet COVID, ajo tha se në Itali s’ ka raste të tilla, pasi antibiotikët s’ përdoren në masë të madhe.

“Rastet me vetëvrasjet siç po dëgjojmë në Shqipëri këtu s’ ka. Ndihem e terrorizuar nga ky fakt, po kjo gjë s’ ndodh. s’ ndodh në Itali që antibiotikët të përdoren në këtë masë”, nëvizoi ajo më tej.

Klorokina dhe hidroksiklorokina, ilaçet që përdoren tek pacientet e sëmurë rëndë me COVID-19, mund të shkaktojnë shqetësime psikike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen.

Paralajmërimi vjen nga Agjencia Europiane e Barnave, pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion, mbi efektet anësore të medikamentit.

Related posts