Fatmir Limaj: Qeveria e Kurtit sot e ka shkelur ligjin, sepse ka larguar njerëz të cilët kanë qenë të zgjedhur përmes konkursit

loading...

Shkruan: Xhevdet Pozhari

Fatmir Limaj: Qeveria e Kurtit sot e ka shkelur ligjin, sepse ka larguar njerëz të cilët kanë qenë të zgjedhur përmes konkursit.

Risjellim në vëmendje disa prej punësimeve me konkurs për të cilat ka droje Limaj.
👇

– Mbesa e Haxhi Shalës, Donjeta Bytyqi u zgjodh me konkurs në pozitën “Zyrtar i lartë për ekzaminim”, në MTI.
– Burri i vajzës së Fatmir Limajt, Veron Selmani, është punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
– Balldezka e Fatmir Limajt, Sadbere Balaj ishte punësuar në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Asaj i ishte besuar Promovimi i Investimeve Strategjike.
– Nipi i Jakup Krasniqit, Taulant Krasniqi është punësuar si inspektor i naftës në MTI.
– Kunata e ish-deputetes Valdete Bajramit, Shkëndije Bajrami – Azizi u punësua në MTI për monitorimin dhe kontrollin e cilësisë së naftës.

– Në MASHT, gjatë periudhës së ministrit Shyqyri Bytyqi u punësuan militant dhe familjar të partisë NISMA Socialdemokrate, siç janë: Shkurte Gashi, ishte kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës; Valdete Prebeza, ish kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës; Arianit Krasniqi, kryetar i rinisë të Degës Nisma Socialdemokrate në Malishevë; Rudina Restelica, e aderuar në muajin qershor 2018 në partin Nisma Socialdemokrate; Veton Kastrati ish-asamblist i partisë Nisma dega në Malishevë; Lavdim Rizani anëtar i degës së partisë Nismës në Lipjan; Diana Bytyqi,bashkëshortja e Ardian Gashit zyrtarit të Nismës për Media; Alberina Foniqi Boja, anëtare e forumit të gruas në Suharekë; Në këtë institucion përmes një projekti të MPMS është punësuar mbesa e ministrit Beslina Hoxha dhe Milot Hyseni, djali i motrës së bashkëshortes se ministrit; Ardita Muqolli e cila ka aderu në Nismë.

– Vetë Shyqyri Bytyqi ishte përkujdesur që në ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjikë ta punësojë Mirlind Hysenin, djali i motrës së bashkëshortes së ish Ministrit të Arsimit.

– Sekretar të Ministrisë së Arsimit e patën emëruar Ekrem Kastratin. Kastrati i emëruar sekretar në ministrinë e udhëhequr nga Nisma, mandatin e kaluar ishte drejtor komunal në Malishevë, komunë e udhëhequr po ashtu nga Nisma. Kjo ishte bërë pa pëlqimin e britanikëve dhe pa plotësim kriteresh.

– Katër vëllezërit e Jakup Krasniqit, kanë të punësuar djemtë e tyre në institucione të ndryshme të vendit. Abdyli vëllai i Jakup Krasniqit ka të punësuar dy djemtë e tij në institucione të vendit, ndërsa vet ai është pjesë e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Vëllai tjetër i Jakupit, Halimi që kishte qenë drejtor në një shkollë në Negrovc, ka të punësuar djalin e tij në ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Related posts