Fauci: Vaksina “Jonhson&Johnson” do të rikthehet, por mund të ketë disa kufizime


Anthony Fauci beson se zyrtarët shëndetësorë mund të marrin një vendim se si të merren me vaksinën Johnson & Johnson gjatë javës së ardhshme.

Një çështje e rrallë e mpiksjes detyroi një pauzë në përdorimin e vaksinës, me gjashtë pacientë që zhvilluan një mpiksje gjaku nga gati shtatë milionë doza të administruara.

“Shpresojmë, deri të Premten, ne do të kthehemi në udhën e duhur në një mënyrë ose në një tjetër”, tha Fauci. “Unë mendoj se deri në atë kohë do të kemi një vendim”, shtoi mjeku.

Fauci theksoi se FDA donte të shikonte “të gjitha të dhënat” përpara se të merrte një veprim, raporton foxnews.

Shih edhe:  6,402 raste aktive me koronavirus në Kosovë, të mërkurën pritet të arrijnë 38,400 doza të vaksinës antiCOVID

“Tani, unë s’ dua të shkoj përpara CDC dhe FDA dhe komitetit këshillues, por ajo që unë imagjinoj është se ne do ta shohim të kthehet dhe do të kthehej ose në një lloj paralajmërimi ose kufizimi”, pohoi specialisti amerikan.

Fauci s’ ishte i qartë se si mund të dukej një kufizim ose paralajmërim. Ai vazhdoi të përsëriste se kishte vetëm shpresa dhe se nevoja për më shumë vaksina s’ është pakësuar edhe pasi Shtetet e Bashkuara bëjnë përparim të konsiderueshëm me përpjekjet e tyre të shpërndarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *