Fëmija rritet në sytë e prindërve


285A8F18 C1A9 4A1B AF44 4398F81CB5B7

Fëmija rritet në sytë e prindërve.

Teorit e vjetra që për fëmijen thelbësore është vetëm prania e nënës është e gabueshme. Fëmijës i duhen të dy prinderit, e nëse njëri mungon, tjetri duhet ti përkushtohet dy herë më shumë. Fëmija të pakten deri në adoleshenc mendon që gjithçka që ndodhë, ndodhë për shkak të tij. Ndjenja e fajit, kur të humbë njërin prind, pavarësisht arsyes, është pjesë e pandashme e zhvillimit të fëmijes. Kjo ndjenjë e fajit ose shprehet në humbje të disponimit e mbyllje në vetvete ose agresion e sjellje antisociale. Nëse jeta ideale familjare për fëmijët brenda pak ditësh zhduket, sepse prinderit në sytë e fëmijes pa pritur ndahen, mund të shkaktoj edhe ankth ne vitet e më vonshme. Një bised e sinqert dhe e qetë me fëmijen per arsyet e ndarjes, për planet e të ardhmes, idealisht me mundesi që fëmija të ketë kontakt me të dy prinderit, pa ofendime e kritika bashkshortore, mund ti ndihmoj shumë fëmijes të kuptoj realiteti dhe parandaloj çrregullimet psiqike.

Burimi: Liron Pepshi

54 / 100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!